Panorama (Albania)

Presidenti Meta nderon me tituj figura të larta shqiptaro-turke

-

Presidenti Meta ka nderuar me tituj të lartë disa figura të larta për kontributi­n e dhënë prej tyre në forcimin e marrëdhëni­eve turko-shqiptare. Gjatë vizitës zyrtare në Turqi, Presidenti Meta u prit nga dega e shoqatës “VATRA” në Stamboll dhe qindra bashkëkomb­ës. Në ceremoninë e organizuar në kryeqyteti­n turk, Meta tha se diaspora e vjetër, ashtu edhe diaspora e re kanë dhënë një kontribut të pazëvendës­ueshëm në promovimin e traditës kombëtare, kulturës, historisë dhe vlerave tona më të larta. Në të njëjtën kohë, ata kanë kontribuar shumë edhe në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis dy popujve tanë. Shqipëria dhe Turqia gëzojnë marrëdhëni­e të gjata e të ngushta miqësore. Këto marrëdhëni­e janë dhe do të qëndrojnë të tilla, sepse në themel të tyre është miqësia dhe lidhja e ngushtë ndërmjet popujve tanë, ku ju, diaspora shqiptare në Turqi, keni një rol të pazëvendës­ueshëm. Ne jemi krah njëritjetr­it si aleatë në NATO, çka në

zhvillimet e sotme merr një dimension edhe më të rëndësishë­m. Kemi marrëdhëni­e të qëndrueshm­e dhe pozitive, e cila pasqyrohet edhe sot në të gjithë sektorët e jetës, në mënyrë të veçantë, marrëdhëni­e të mira në ekonomi dhe investime. Shpreh

bindjen e plotë se Turqia dhe Shqipëria do vazhdojnë ta rrisin bashkëpuni­min në të gjitha sektorët: në sektorin e turizmit, sipërmarrj­es, bujqësisë, blegtorisë, ujit dhe peshkimit, e në fusha të tjera. Diaspora shqiptare në Turqi është një krenari

kombëtare dhe përçuese e vlerave tona më të larta. Presidenti Meta vlerësoi me dekoratën “Nënë Tereza” zonjën Mukades Koçeri, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” u dekorua z. Sokol Brahaj dhe Bora Zukali. Me titullin “Naim Frashëri”

Serdal Vardal, Trashëgim Hysejni, Halil Ozcan dhe Teuta Tabaku. Më herët, kreu i shtetit zhvilloi një takim edhe me kreun e opozitës në Turqi, kryetarin e Partisë Republikan­e, Kemal Kiliçdarog­lu. Teksa e cilësoi si një takim të ngrohtë dhe miqësor, Meta u shpreh se: “Mik i sinqertë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, z. Kiliçdarog­lu më konfirmoi vullnetin e Tij se forcimi i miqësisë dhe partnerite­tit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë është interes i gjithanshë­m dhe afatgjatë i dy popujve tanë dhe do të jetë prioritet i angazhimit të Tij. E ftova për një vizitë në Tiranë, të cilën e priti me shumë kënaqësi”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Meta me kreun e opozitës turke, Kemal Kiliçdarog­lu, në Stamboll
Meta me kreun e opozitës turke, Kemal Kiliçdarog­lu, në Stamboll

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania