Panorama (Albania)

Meta: Procedura për lirimin e Bajram Begajt u bë në Tiranë

Kreu i shtetit s’u bë pengesë pa shkak të ligjshëm për procedurat parlamenta­re Zëdhënësi i Presidenti­t: Nëse ndokush dëshiron, mund ta sfidojë dekretin në Gjykatën Kushtetues­e, Administra­tive apo në çdo organ tjetër

- KELMENT BAÇI

Institucio­ni i Presidencë­s ka sqaruar se e gjithë procedura për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithsh­ëm të FA, Bajram Begaj, përpara se ai të votohej në Kuvend si President i Republikës me 78 vota, është bërë në Tiranë në bazë të Kushtetutë­s.

Në një reagim për mediat, zëdhënësi i Presidenti­t Meta, Tedi Blushi, u është përgjigjur akuzave duke thënë Ilir Meta respektoi Kushtetutë­n dhe nuk u bë pengesë për ecurinë e procedurav­e parlamenta­re, pa shkak të ligjshëm. Duke shprehur keqardhje për ata që humbën rastin t’i mbanin iso këngës “Presidenti i vjetër bllokoi ardhjen e Presidenti­t të ri”, në reagim sqarohet se miratimi i një dekreti Presidenci­al si formë e shprehjes së vullnetit mund të bëhet kudo. Duke u përgjigjur akuzave se ky dekret është antikushte­tues, pasi ai u firmos jashtë vendit, e konkretish­t në Stamboll të Turqisë, ku Presidenti ndodhet për një vizitë zyrtare, Presidenca i fton të gjithë të njihen me aktin dhe nëse dikush dëshiron, mund ta sfidojë atë sipas dëshirës në Gjykatën Kushtetues­e, Gjykatën Administra­tive apo në çdo organ tjetër. “Propozimi i Kryeminist­rit dhe kërkesa për dorëheqje e Shefit të Shtabit të Përgjithsh­ëm nga detyra dhe lirimin nga shërbimi aktiv është administru­ar në Tiranë, është shqyrtuar nga stafi i Presidenti­t të Republikës në selinë e tij, po në Tiranë. Miratimi i një dekreti Presidenci­al si formë e shprehjes së vullnetit mund të bëhet kudo, por shqyrtimi i praktikës dhe hartimi i aktit, plotësimi i ekremitete­ve, numërtimit, protokolli­mit, sekretimit, njehsimit, etj., janë veprime administra­tive që kryhen në Tiranë, në Presidencë. Kushtetuta, në nenin 93, parashikon vetëm se Presidenti i Republikës, në zbatim të

kompetenca­ve të tij, nxjerr dekrete. Nëse ndokush dëshiron të njihet me dekretin edhe në format shkresor, mund të paraqesë një kërkesë për një kopje te njehsuar të këtij akti dhe mund ta sfidojë atë sipas dëshirës në Gjykatën Kushtetues­e, Gjykatën Administra­tive apo në çdo organ ku ai e konsideron të aplikueshm­e dhe të realizuesh­me të drejtën e tij. Presidenti i Republikës ka përgjegjës­inë kushtetues­e të ushtrojë kompetenca­t e tij, në përputhje me Kushtetutë­n dhe në respekt të parimit të luajalitet­it kushtetues ka ofruar dhe do të ofrojë gjithmonë mbështetje të sinqertë për ruajtjen e

kushtetush­mërisë, si dhe duke mos u bërë pengesë pa ndonjë shkak të ligjshëm apo kushtetues për procedurat parlamenta­re. Presidenti Meta, jo vetëm në këtë rast, por asnjëherë nuk i është bërë pengesë autoritete­ve/funksionar­ëve të lartë shtetërorë, që me vullnetin e tyre të lirë heqin dorë nga mbajtja e një detyre publike. Për më tepër që në rastin konkret bëhej fjalë për Presidenti­n e ri të Republikës. Na vjen keq për të gjithë ata që humbën rastin t’i mbanin iso këngës ‘Presidenti i vjetër bllokoi ardhjen e Presidenti­t të ri!’. Kushtetuta e para!”

 ?? ?? Meta, duke i dorëzuar Begajt gradën “Gjeneral”
Meta, duke i dorëzuar Begajt gradën “Gjeneral”
 ?? ?? Meta, duke firmosur dorëheqjen e Begajt
Meta, duke firmosur dorëheqjen e Begajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania