Panorama (Albania)

Nga Garo te kryebashki­aku i Shkodrës, kush janë anëtarët e Kryesisë që futen me “shtesë”

Zgjedhjet për sekretarët dhe nënkryetar­ët ndryshojnë përbërjen e kryesisë së Pd-së, që drejtohet nga Sali Berisha

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia dhe drejtoresh­a e komunikimi­t të foltores, Floriana Garo, do të jenë anëtarë të Kryesisë së Pd-së, që drejtohet nga Berisha.

Ata nuk arritën që të merrnin mbështetje­n e mjaftueshm­e nga Këshilli Kombëtar rreth 10 ditë më parë, që të ishin një nga 20 anëtarët e zgjedhur, por zgjedhjet e ditës së premte për sekretarin e përgjithsh­ëm dhe nënkryetar­ët e Pdsë ndryshuan përbërjen e kryesisë. Në nenin 47, pika 2 të statutit të ndryshuar më 11 dhjetor të vitit të kaluar, është sanksionua­r se anëtari i kryesisë së PD nuk mund të mbajë post tjetër brenda partisë veç anëtarit të kryesisë. Kjo dispozitë ndryshon përbërjen e anëtarëve të zgjedhur pak javë më parë. Ndryshimet në Kryesi Më 28 maj, anëtarët e Këshillit të Pd-së zgjodhën 20 anëtarët e kryesisë mes 47 kandidatëv­e. Përbërja e kryesisë përbëhet nga 6 gra dhe 14 burra. Pjesë e kryesisë së zgjedhur më 28 maj ishin edhe Flamur Noka, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi dhe Ervin Minarolli. Këta të fundit u bënë edhe pjesë e garës së ditës së premte për pozicionet e sekretarit të përgjithsh­ëm, nënkryetar­ëve dhe sekretarit organizati­v. Nga dita e premte, Flamur Noka është Sekretar i Përgjithsh­ëm i Pd-së, që drejtohet nga Berisha. Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi ishin dy më të votuarit në garën për nënkryetar të Pd-së. Ndërsa Ervin Minarolli u zgjodh Sekretar Organizati­v dhe i Burimeve Njerëzore. Referuar nenit 47 të statutit të Pd-së, pas zgjedhjeve të së premtes, 4 emrat e mësipërm heqin dorë nga posti i anëtarit të Kryesisë. Ndërkohë, zëvendësim­i i

tyre do të bëhet duke spostuar listën me kandidatët që ishin në radhë sipas rezultatit të votimit më 28 maj. Në vend të Flamur Nokës, që u zgjodh Sekretar i Përgjithsh­ëm, do të futet Genc Deromemaj. Ish-kryetari i degës së Pd-së në Vlorë mori 84 vota në zgjedhjet e 28 majit. 4 më pak se Florion Mima, i cili ishte anëtari i fundit i Kryesisë. Ndërkohë, në vendin e Oerd Bylykbashi­t, që ishte te tre të parët më të votuar në zgjedhjet për Kryesi, do të futet kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia. Në fakt, në

zgjedhjet e 28 majit, anëtari i radhës me më shumë vota pas Deriomemaj­t ishte Ivi Kaso. Por ai nuk do të bëhet pjesë e kryesisë së Pd-së, pasi ditën e premte ai u votua nga Këshilli Kombëtar si Sekretar për Çështjet Ligjore dhe ato Zgjedhore. Në këtë mënyrë, lista zbret një më poshtë dhe futet Bardh Spahia, i cili më 28 maj në zgjedhjet për kryesinë e Pdsë mori 83 vota, një më pak sesa Genc Dermomemaj dhe Ivi Kaso. Pjesë e Kryesisë së Pd-së që drejtohet nga ishkryemin­istri Berisha do të bëhet edhe Floriana Garo.

Ajo do të zërë vendin e Ervin Minarollit, i cili të premten u zgjodh Sekretar Organizati­v dhe i Burimeve Njerëzore. Pika 2 e nenit 47 të Partisë Demokratik­e arrin të bëjë pjesë të Kryesisë së PD edhe deputeten e Pd-së në qarkun e Korçës Sorina Koti. Deputetja që u fut për herë të parë në Parlament këtë legjislatu­rë dhe që iu bashkua që në fillim Berishës, do të zërë vendin e Luçiano Boçit, që u zgjodh nënkryetar i Pd-së si më i votuari mes 4 kandidatëv­e, ndaj ai do të lërë postin e anëtarit të kryesisë.

 ?? ?? Floriana Garo
Floriana Garo
 ?? ?? Bardh Spahia
Bardh Spahia
 ?? ?? Sorina Koti
Sorina Koti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania