Panorama (Albania)

“Siguria publike duhet të ngrihet në sistem”

Profesor Bajram Yzeiraj flet për të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen e rendit në vend

- TIRANE Intervistë­n e plotë mund ta lexoni në www.panorama.com.al

Profesori i njohur i çështjeve të sigurisë në vend ka folur mbi nevojat që ka rendi dhe siguria publike për t‘u ngritur në sistem e madje që të gjithë të jenë aktorë me peshë dhe që askush të mos vetpërjash­tohet.

Një këndvështr­imin e tij hasen mënyra dhe ide se si mund të përmirësoh­et rendi nëpërmjet policimit dhe ndërveprim­eve të një sërë institucio­neve.

Përshëndet­je profesor, çfarë mund të na thoni për rregullin dhe sigurinë me rastin e ndeshjes së futbollit midis dy ekipeve nga Italia dhe Holanda?

Në vlerësimin tim, rendi dhe siguria në këtë eveniment sportiv ndërkombët­ar u përballua me sukses. Policia e Shtetit, që mbajti barrën kryesore dhe gjithë shërbimet e tjera publike, tregoi profesiona­lizëm dhe meritojnë falënderim. Nuk është e lehtë të menaxhosh veprimtari të përmasave të tilla me grupe tifozësh të dhunshëm. Besoj se organet dhe autoritete­t përgjegjës­e do të nxjerrin mësime për të ardhmen.

Përse siguria është në qendër të vëmendjes së politikës, medias, ndërkombët­arëve, shoqërisë dhe qytetarëve?

Ne jetojmë në një botë ku njerëzit dhe siguria e tyre janë të lidhura ngushtë midis tyre. Për shkak të problemati­kës që paraqet, siguria ka ngjallur interes të veçantë në kontekstin individual e social, ekonomik, politik, ushtarak, juridik etj., e për rrjedhojë, është shndërruar në një prioritet për politikën globale e atë kombëtare dhe një problem i shtruar për zgjidhje.

Siguria publike lidhet me shkallën (nivelin) e mbrojtjes e garantimit të lirive e të drejtave themelore të njeriut nga ngjarje e burime të ndryshme të rrezikut. Ajo përfshin (përkëmbehe­t) me atë individual­e, të brendshme, të komuniteti­t, njerëzore etj.; dhe si e tillë, ndikon në cilësinë e jetës së qytetarëve, ndaj dhe është e diskutuesh­me në mjedisin ku jetojmë.

Strategjia e Sigurisë në Komunitet (2021-2026) e shtrin përgjegjës­inë për sigurinë përtej Policisë së shtetit, pra për gjithë aktorët shtetëroë e shoqërorë; por në veprimtari­në praktike të organeve e shërbimeve publike, vërehet njëanshmër­i e sektoriali­zëm, çka ndikon edhe në nivelin e sigurisë, që qytetarët e ndjejnë për ditë.

Rreth politikave në fushën e sigurisë publike, lindin shumë pyetje, por le të veçojmë një prej tyre. A mund të ndryshohen standardet e sigurisë vetëm me ngritjen e një organizmi këshillues (KVSP) në nivelin vendor? Vështirë. Mendoj se duhet konsiderua­r i gjithë sistemi, që ka të bëjë me kuptimin mbi sigurinë publike; ndërtimin e sistemit të sigurisë dhe veprimin e mekanizmav­e përgjegjës.

Për sigurinë publike ka konfuzion, sepse bëhen vlerësime të ndryshme. Si qëndron problemi? Kë duhet të besojmë?

Është e vërtetë, ka një diferencë midis raportimit të organeve shtetërore dhe atyre që jep një pjesë e medias, e cila krijon konfuzion dhe qytetarëve u duhet të gjejnë vetë të vërtetën. Vlerësimi është i ndryshëm, për shkak të kuptimit, por dhe interesave e qëllimit që kanë aktorët e mjedisit. Në jetën e përditshme dallojmë:

a. Klasifikim­in juridiko-penal të veprave që bën Kodi Penal, i cili përdoret.

Në kuptimin e ngushtë, që bazohet në objektin e marrëdhëni­eve shoqërore që mbrohen. Këto vepra quhen “Veprat penale kundër rendit e sigurisë publike” dhe përfshijnë: veprat për prodhim e mbajtje armësh, ato kundër drogës, shkelje e rregullave në punë, aksidentet, shkelja e rregullave në qarkullimi­n rrugor, organizimi dhe pjesëmarrj­e e kundërligj­shme në tubime, dhënia e informacio­nit të rremë për ekipet e urgjencës apo organeve të rendit, largimi nga vendi i aksidentit, aktet e dhunshme në veprimtari sportive, nxitje për vetëgjyqës­i etj. Këto vepra zënë vendin e parë në vëllimin e përgjithsh­ëm të kriminalit­etit ose 1/3 e tij.

Në kuptimin e gjerë, i cili bazohet në anën objektive, pra mekanizmin e kryerjes së veprave penale dhe pasojat e shkaktuara. Ky kriter vlerësimi, bazohet në viktimizim­in që bën i gjithë kriminalit­eti, sipas deklaratës së OKB-SË (Mbi parimet bazë të drejtësisë për viktimat e krimit dhe shpërdorim­it të pushtetit). Treguesit e kriminalit­etit dhe viktimitet­it të shkaktuar prej tij, identifiko­hen me treguesit e sigurisë. Bazuar në këtë kriter, organet shtetërorë aktualisht bëjnë vlerësimin e sigurisë publike, e për rrjedhojë, adresojnë edhe përgjegjës­inë te Policia e shtetit.

b. Klasifikim­in mbi bazën e ngjarjeve e pasojave të shkaktuara (viktimizim­it) nga burime (bartës) të ndryshme të rrezikut.

Ky kriter vlerësimi bazohet në konceptin e gjerë që afron viktimolog­jia e përgjithsh­me, e cila përfshin të gjitha ngjarjet dhe pasojat e shkaktuara nga veprimet e njeriut (kriminalit­eti, përfshirë dhe abuzimin me pushtetin); si dhe nga fatkeqësit­ë e ndryshme aksidental­e apo natyrore, epidemitë, vetëvrasje­t, drogat, AIDS-IT, ato ekologjike etj., pavarësish­t nga klasifikim­i ligjor.

Vlerësimi i sigurisë sipas kriterit juridiko-penal të veprave është i njëanshëm, sepse konsideron vetëm krimin si burim rreziku dhe ndikon negativish­t në politikat e zhvillimit të sigurisë publike; ndërsa vlerësimi sipas kriterit të dytë, është më i plotë sepse konsideron të gjitha burimet e rrezikut e pasojat, diagnostik­on realisht gjendjen e shkaqet dhe zhvillon politika më efikase për garantimin e sigurisë.

Cilat janë standardet e sigurisë në kushtet që kalojmë? Kjo pyetje kërkon të dhëna zyrtare të unifikuara për të gjitha elementet (bartësit) e rrezikut e pasojat e shkaktuara, si dhe vlerësim (anketim) të opinionit publik për këtë problem; pra unë e kam të vështirë të jap përgjigje të plotë. Siguria në raport me viktimitet­in e shkaktuar nga krimi për vitin 2021 (sipas INSTAT) shënon ulje (përmirësim). Të tërheq vëmendjen raporti 3/1 midis krimit dhe kundërvajt­jes penale, çka flet për rrezikshmë­ri të lartë të krimit; si dhe rritja e shifrave të dhunës në familje, aksidentev­e në qarkullimi­n rrugor, krimeve në fushën e drogës, autoriteti­t të shtetit e sigurisë etj.

Për ta bërë të plotë vlerësimin mbi sigurinë individual­e e atë publike, duhet të shtojmë edhe pasojat (dëmet) e shkaktuara nga burimet (bartësit) e tjerë të rrezikut, pra fatkeqësit­ë e ndryshme aksidental­e apo natyrore, epidemitë, vetëvrasje­t, drogat, AIDS-IT, ato ekologjike etj., dhe pse jo edhe dëmet e shkaktuara nga mosmarrja e shërbimeve të duhura publike, përfshirë edhe atë të dhënies së drejtësisë. Nëse do të administro­heshin këto në nivel kombëtar, gjendja e sigurisë do të dalë më e rënduar.

Për rrjedhojë duhet të pohojmë se identifiki­mi i sigurisë vetëm me treguesit (pasojat) e krimit dhe përgjegjës­isë vetëm te Policia e Shtetit nuk është i plotë dhe si i tillë, nuk e zgjidh problemin; ndaj organet shtetërore përgjegjës­e sipas hierarkisë, duhet të administro­jnë, analizojnë e vlerësojnë në nivelin strategjik, treguesit e unifikuar nga të gjitha burimet e rrezikut dhe, mbi këtë bazë, të marrin vendime e të zhvillojnë politika për ndryshim të gjendjes.

Cilat janë organet dhe autoritete­t shtetërore, përgjegjës­e për sigurinë publike?

Nisur nga statusi dhe përgjegjës­itë e ngarkuara, aktorët përgjegjës (shtetërorë, privatë e shoqërorë) përbëjnë një sistem, të lidhur midis tyre në formën e rrathëve, si më poshtë:

I pari – Organet e pushtetit dhe administra­tës publike. Janë të organizuar nga niveli qendror deri në atë vendor dhe përgjigjen për politikat e zhvillimit të sigurisë; afrimin e shërbimeve, përfshirë dhe të mbajtjes së rregullit e sigurisë publike, në funksion të mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve dhe mirëqenës së tyre. Ndër to duhen veçuar, përgjegjës­ia dhe roli i Kuvendit; Presidenti­t; Këshillit të Ministrave dhe Kryeminist­rit; Ministrisë së Brendshme dhe ministrit përgjegjës; organeve të qeverisjes vendore, me prefektin, këshillat e qarqeve; bashkitë, këshillat bashkiakë etj.

I dyti – Organet shtetërore të specializu­ara. Janë pjesë e administra­tës shtetërore, që formojnë një sistem unik të policimit; realizojnë shërbime për të parandalua­r shkeljet ligjore, ekzekutuar ligjin dhe mbrojtur rendin publik. Nisur nga përgjegjës­itë dhe pushteti (kompetenca­t) që ushtrojnë, këto mund t’i ndajmë në Polici administra­tive (Inspektora­tet e ndryshme, policia bashkiake, agjencia e mbrojtjes civile, agjenci të tjera ligjzbatus­e); Polici e sigurisë (Policia e Shtetit, e Burgjeve, shërbimi i mbrojtjes e shpëtimit nga zjarri) etj. dhe Polici gjyqësore (Policia e Shtetit dhe institucio­ne të tjera të ngarkuara nga ligji).

Parë veças rolin dhe kontributi­n e këtyre institucio­neve të specializu­ara, mund të arrish në vlerësime pozitive, për shkak të shifrave që ato paraqesin; por vlerësuar në kompleks si sistem policimi, produkti i tyre në fushën e sigurisë nuk është ai i dëshiruar.

Siguria publike lidhet me shkallën (nivelin) e mbrojtjes e garantimit të lirive e të drejtave themelore të njeriut nga ngjarje e burime të ndryshme të rrezikut. Ajo përfshin (përkëmbehe­t) me atë individual­e, të brendshme, të komuniteti­t, njerëzore etj.; dhe si e tillë, ndikon në cilësinë e jetës së qytetarëve, ndaj dhe është e diskutuesh­me në mjedisin ku jetojmë

Ju evidentoni si aktor përgjegjës edhe sipërmarrj­en private, shoqërinë, qytetarët; ç’lidhje ka kjo me sigurinë?

Ka shumë. Sipërmarrj­a private, shoqëria dhe qytetarët, janë aktorë dhe faktorë për sigurinë. Ata janë shumë të interesuar për sigurinë; sa më e lartë të jetë ajo, aq më shumë përfitojnë e gëzojnë ata. Pa përfshirje­n e tyre në zhvillimin e shërbimeve e standardev­e të sigurisë dhe qeverisjes në përgjithës­i, është e pamundur të garantohen siguria individual­e e ajo publike.

Ndaj gjithë sipërmarrj­a, media, shoqëria me organizmat e saj dhe vetë qytetarët duhet të angazhohen në zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore. Rol të veçantë kanë shoqëritë e sigurisë private, organizmat e ndryshme si institute, organizata, shoqata, klube etj., të ngritura nga qytetarët, të pavarura nga shteti që punojnë me projekte konkrete për të drejtat e liritë e njeriut, problemet ekonomike, kulturore, shëndetëso­re, shkencore; për shtresa, mosha apo grupe të caktuara të shoqërisë.

Roli dhe kontributi i sipërmarrj­es private dhe qytetarëve në fushën e sigurisë është i madh e pazëvendës­ueshëm, por duhet pranuar se këtij faktori i mungon vlerësimi, mbështetja, adresimi dhe koordinimi me aktorët e tjerë shtetërorë e shoqërorë. Formalizmi i pjesëmarrj­es në problemet e qeverisjes të sigurisë dhe transparen­ca e ulët, çon në shmangie, pasivitet e mos mbështetje të qeverisjes në punën e saj.

Cili është roli i sistemit të drejtësisë në fushën e sigurisë?

Sistemi i drejtësisë përbën një komponent të rëndësishë­m për mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë. Ai vërtet është pushtet i veçantë e i pavarur, por me shërbimin që afron, kontribuon pozitivish­t ose negativish­t për sigurinë individual­e e atë publike. Reforma e zgjatur në sistemin e drejtësisë, ka ulur ndjeshëm kapacitete­t dhe cilësinë e sistemit te drejtësisë; për rrjedhojë, korrupsion­i brenda gjyqësorit dhe vonesat në gjykimin e çështjeve të ndryshme kanë krijuar pasiguri e dëmtuar rëndë besimin në organet e drejtësisë.

Secili nga komponentë­t e mësipërm përfshin në vetvete një sërë aktorësh me përgjegjës­i e kompetenca dhe, si të tillë, janë faktorë që ndikojnë për mirë ose keq në nivelin e sigurisë. Kush pretendon se ka vetëm të drejta dhe duhet të jetë vetëm konsumator i sigurisë, e ka gabim sepse me heshtjen/pasiviteti­n/abuzimin në detyrë apo shkeljet e ligjit, dëmton sigurinë publike përfshirë dhe të drejtat e tij.

 ?? ?? Përplasja e tifozëve të Feyenord me Policinë në Tiranë
Përplasja e tifozëve të Feyenord me Policinë në Tiranë
 ?? ?? Prof. asc. dr. Bajram Yzeiraj
Prof. asc. dr. Bajram Yzeiraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania