Panorama (Albania)

SPAK mësyn organet e vetingut, merr të pandehurën e tretë brenda KPK-SË

Kush janë tre anëtarët që u goditën nga Prokuroria e Posaçme, akuzat dhe hetimet

- TIRANË

Dy ditë më parë u bë me dije se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it (KPK), Etleda Çiftja.

Sipas të dhënave që pasuan informacio­nin, u bë me dije se anëtarja e njohur e Komisionit do të hetohet në vazhdim për dy akuza nga ana e prokurorëv­e të Prokuroris­ë së Posaçme, ndërkohë që bëhet zyrtari i tretë nga vetingu që do të hetohet nga institucio­ni i akuzës. Burimet zyrtare të SPAK treguan se ndaj anëtares së KPK-SË rëndojnë akuzat “Deklarim i rremë” dhe “Falsifikim” në formë përdorimi. Po ashtu u bë me dije se deklarimi i rremë është kryer nga anëtarja e KPKSË në komisionet e përzgjedhj­es së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it.

Në fakt, institucio­net e vetingut jo pak herë janë bërë objekt hetimesh nga ana e prokuroris­ë, por ndaj tyre ka pasur edhe kontestime të pafundme nga ana e subjekteve që janë shqyrtuar në bankat e këtyre gjykatave. Rastet janë bërë publike ndërkohë që SPAK bëhet me dije se po verifikon çdo të dhënë që ka dalë nga deklarimet e anëtarëve të komisionev­e të vetingut.

PO KUSH ËSHTË ANËTARJA NËN HETIM?

Referuar të dhënave që janë bërë publike në faqet e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, vihet re se Etleda Çiftja është diplomuar si juriste në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universite­ti i Tiranës. Aty thuhet se ajo ka punuar më shumë se 16 vite si juriste, kryesisht në sektorin e ndërtimit, pronave, kuadrit rregullato­r për lejet

dhe licencat në fusha të ndryshme të ligjit. Po ashtu, ajo mban titullin “Avokat” që nga viti 2001. Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në postin e komisioner­es pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it.

EDHE DY ANËTARË TË TJERË NËN HETIM

Etleda Çiftja është anëtarja e tretë e institucio­neve të

vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK. Më parë janë proceduar anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) Ardian Hajdari dhe Luan Daci, ky i fundit i shkarkuar pasi u dënua me vendim të formës së prerë për falsifikim të formularit të aplikimit, që mundësoi zgjedhjen e tij si anëtar i Kolegjit. Edhe Hajdari u kallëzua penalisht për të njëjtin fakt, si dhe për fshehje të ardhurash. Rreth dy javë më parë, SPAK i ka kërkuar gjykatës respektive gjykimin e Ardian Hajdarit për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Deklarim të rremë të pasurisë”, ndërsa u pushua procedimi për “Falsifikim të dokumentev­e” me argumentin se dy akuzat e para e përfshijë në vetvete.

 ?? ??
 ?? ?? Etleda Çiftja në KPK
Etleda Çiftja në KPK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania