Panorama (Albania)

Kontrollet për grabitësit, zbulojnë “shtëpinë e barit”

Gjenden qindra bimë kanabis e rreth 30 kg drogë. Në pranga babai me djemtë e të njohur të grabitësve të bankës në Koplik

- SENAD NIKSHIQI

Ndërkohë që Policia e Shkodrës po zhvillonte kontrolle në lidhje me autorët e grabitjes spektakola­re të bankës, forcat e rendit kanë arritur të zbulojnë edhe një “shtëpi” bari me qindra rrënjë kanabis. Operacioni “Syri i Sheganit” kishte për qëllim të zbardhte ngjarjen e 9 majit në Koplik, duke zbuluar edhe një banesë të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. “SHTËPIA E BARIT” Kontrollet e shumta të forcave të rendit për arrestimin e autorëve të grabitjes së bankës, kanë zbuluar edhe sasi të konsiderue­shme të lëndëve narkotike. Madje, në një banesë kultivohes­hin qindra rrënjë me bimë kanabis, në të cilën ishin punësuar edhe punëtorë nga Elbasanit që kishin udhëtuar në Malësi të Madhe për t’u kujdesur për bimët. Kështu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ramiz Nikdukaj, 64 vjeç, banues në Koplik, u zbulua një ambient i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike nëpërmjet llambave. Në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestrua­n rreth 22 kilogramë kanabis sativa, 455 bimë narkotike të kultivuara në ambientin me llamba, si dhe 245 bimë të tjera narkotike të kultivuara në oborrin përreth banesës së këtij shtetasi. Ai vidhte gjithashtu energjinë elektrike. Në pranga ranë edhe dy punëtorët e fermës së drogës nga Elbasani. “U arrestuan në flagrancë edhe shtetasit A. L, 43 vjeç, banues në Cërrik, dhe B. K., 64 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kapën në flagrancë duke punuar në ambientin në të cilin kultivohes­hin bimët narkotike, me anë të llambave”, tha policia. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Almir Nikdukaj (djali i Ramiz Nikdukaj), dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. N.(vajza e shtetasit Ramiz Nikdukaj). Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, 2 elektricis­të të zonës, shtetasit P. I. dhe G. B.

KAPET EDHE 9 KG DROGË

Ndërkohë që zhvillohes­hin kontrolle në zonën e Malësisë së Madhe në banesa të ndryshme të personave që kishin lidhje me autorët e grabitjes së bankës, policia gjeti 9 kg drogë në banesën e njërit prej tyre. Lënda narkotike u zbulua në banesën e shtetasin, Albin Shabaj, “i cili ka lidhje shoqërore me autorët e dyshuar të grabitjes së bankës”. Për rastin, u arrestuan në fla- grancë vëllezërit Albin Shabaj dhe Altin Shabaj, si dhe babai i tyre, Ermir Shabaj.

REAGON ÇUÇI

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi tha se operacio- net është dëshmia e radhës e punës profesiona­le hetimore dhe operaciona­le të Policisë së Shtetit. “Pa asnjë hezitim dhe pa asnjë kompromis përballë krimit, me bindjen e plotë se vetëm në këtë mënyrë kontribuoj­më për një shoqëri më të sigurt e ku e ardhmja jonë e nuk vihet në rrezik”, shkruan Çuçi.

 ?? ??
 ?? ?? Nga Droga e sekuestrua­r në Malësi të Madhe
Nga Droga e sekuestrua­r në Malësi të Madhe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania