Panorama (Albania)

Droni “kap” 45-vjeçarin duke u kujdesur për bimët narkotike

-

Kontrollet me dronë në terren, kanë zbuluar një parcelë me kanabis në zonën e Krujës. Policia tha se nga kontrollet në terren, droni filmoi një burrë duke u kujdesur për bimët narkotike. “Në vijim të kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacio­net e marra në rrugë operative se në territorin e fshatit Rranze, kishte të kultivuara bimë narkotike, shërbimet e Policisë Krujë kanë organizuar operacioni­n policor të koduar “Bruz Zalli”, duke përdorur edhe dronë për kontrollin e territorit. Si rezultat i monitorimi­t me dron, në zonën e quajtur “Bruz Zall”, është evidentuar duke ujitur bimët e dyshuara narkotike, shtetasi S. H., i cili sapo ka parë dronin ka tentuar të fshihet, por është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një qese me lëndë narkotike në formë boçesh, që ia kishte dhënë shtetasi N. A., banues në fshatin Rranze, bashkëpunë­tor në këtë veprimtari kriminale. Në përfundim të veprimeve procedural­e u bë arrestuan në flagrancë shtetasit S. H., 45 vjeç dhe N. A., 39 vjeç, banues në Rranze, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, e kryer në bashkëpuni­m”, sqaroi Policia e Durrësit. Ndërkohë, më 22 prill, 400 rrënjë kanabis të mbjella në tokë publike në zonën e Thumanës u zbuluan nga policia. Në atë kohë, u kontrollua­n 250 sera, 56 shtëpi të braktisura, tunele, territore të pyllëzuara, si dhe sipërfaqe publike dhe shtetërore. Ndërsa hapësirat e mbjella në terren janë zvogëluar, ka një rritje të kultivimit të bimëve narkotike në ambientet të mbyllura.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania