Panorama (Albania)

Zbardhet pas tri javësh grabitja me kallashnik­ov e bankës në Koplik

Si u arratisën pas ngjarjes dhe si tentuan të fshehin armët e zjarrit Nga vëzhgimi në terren tek aksioni, kush janë të arrestuari­t dhe si u organizua aksioni nga vëllezërit dhe miku i tyre

- SENAD NIKSHIQI

Rreth një muaj pas grabitjes me armë zjarri të filialit të një banke në qytetin e Koplikut, Policia e Shkodrës ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe të çojë në prangat tre nga autorët e dyshuar, ndërsa një person i katërt është shpallur në kërkim.

OPERACIONI

Operacioni policor i koduar “Syri i Sheganit”, përfundoi me arrestimin e vëllezërve Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe, si dhe të 22-vjeçarit, Bekim Gurraj. “Ndalimi i këtyre shtetasve u bë, sepse në datën 9.5.2022, rreth orës 14:10, këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë hyrë në degën e BKTSË, në Koplik, Malësi e Madhe dhe kanë marrë vlera të konsiderue­shme monetare”, sqaroi kreu i Policisë së Shkodrës, Hamdi Fjora, gjatë një konference me prokurorin e çështjes, Gëzim Spahiu.

DINAMIKA

Pas hetimeve, është zbardhur edhe dinamika e

plotë e ngjarjes. Nga pamjet e kamerave të sigurisë së grabitjes, autorët fillimisht neutralizo­jnë rojën e bankës, i cili në përpjekje për t’i ndalur rrëzohet në tokë. Ata e marrin me forcë dhe e fusin brenda ambienteve nën kërcënimin e armëve. Dyshohet se koka e grabitjes është shtetasi Bekim Gurraj, i cili rezulton të jetë maskuar me një maskë “Scay Movie”. Ai bashkë me dy vëllezërit, kërcënon edhe punonjësit e bankës që të mos bëjnë rezistencë, ndërsa mbajnë në dysheme rojën e institucio­nit. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës bëjnë me dije se

nga veprimet hetimore të kryera është dokumentua­r me prova ligjore se autorët e arrestuar tanimë, për kryerjen e aktiviteti­t kriminal, kanë përdorur 2 armë zjarri dhe një automjet tip “Golf 3”, pa targa, të cilin pas realizimit të grabitjes, e kanë braktisur dhe e kanë djegur tek vendi i quajtur “Rrethrrotu­llimi i Bajzës”, Koplik. Pas djegies së mjetit, nën kërcënimin e armëve, kanë ndaluar në rrugë automjetin me drejtues shtetasin T. L., të cilit ia kanë marrë me forcë automjetin dhe më pas janë larguar më shpejtësi në drejtim të fshatit Shegan,

Njësia Administra­tive Kastrat, ku dhe e kanë braktisur këtë mjet.

ARMA GJENDET NË LIQEN

Po nga hetimet rezultoi se këta shtetas, armët e zjarrit, pas ngjarjes, i kanë hedhur në ujë, në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës nga ku edhe mori emrin operacioni­t. Kanë qenë palombarët e RENEA-S, ata që kanë zbuluar njërën prej armëve të zjarrit tip kallashnik­ov në ujë, ndërsa po punohet për gjetjen e armës tjetër. “Deri tani, palombarët kanë bërë të mundur gjetjen e njërës prej

armëve të zjarrit, konkretish­t një armë zjarri kallashnik­ov”, sqaroi Policia.

ÇFARË U SEKUESTRUA

Gjatë operacioni­t, nga kontrolli i banesave të shtetasve të lartpërmen­dur, janë gjetur nga ana e forcave të rendit një sërë materiales­h të jashtëligj­shme. Më konkretish­t,

në banesën e shtetasit Bekim Gurraj u gjetën dy radio marrëse-dhënëse si të Policisë, bluzë dhe kapele si të Policisë dhe disa veshje të përdorura nga ky person disa ditë para ngjarjes, kur ka studiuar ambientin e jashtëm të filialit, me qëllim realizimin e vjedhjes.

 ?? ?? Një nga autorët duke kërcënuar me armë klientët dhe punonjësin e sigurisë
Një nga autorët duke kërcënuar me armë klientët dhe punonjësin e sigurisë
 ?? ?? Momenti kur tre autorët sulmojnë punonjësin e sigurisë së bankës
Momenti kur tre autorët sulmojnë punonjësin e sigurisë së bankës
 ?? ?? Klientët që ndodheshin brenda ne bankë në momentin e grabitjes
Klientët që ndodheshin brenda ne bankë në momentin e grabitjes
 ?? ?? Arma e përdorur në grabitje, e gjetur nga Policia
Arma e përdorur në grabitje, e gjetur nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania