Panorama (Albania)

“UNUM” sjell në Shëngjin mijëra të rinj nga bota

Festivali ndërkombët­ar i muzikës elektronik­e sjell në Lezhë 75 artistë me famë ndërkombët­are. Çfarë thonë turistët e shumtë

- ELVIS HILA

Shëngjini është bërë epiqendra e të rinjve nga e gjithë bota, këtë fillim qershori. Në këtë zonë turistike po mbahet festivali ndërkombët­ar i muzikës elektronik­e “UNUM”. Art, muzikë, aktivitete sportive, promovim dhe kujdes për mjedisin.

Kjo është motoja e edicionit të tretë të këtij eventi, pjesë e të cilit janë bërë mijëra të rinj shqiptarë dhe të huaj. E shtuna dhe e diela, solli pikun e pjesëmarrj­eve. Mbi 10 mijë të rinj shqiptar dhe vende të ndryshme të botës iu bashkuan këtij eventi, përgjatë këtyre dy ditëve, duke u bërë pjesë e atmosferës elektrizue­se, ku 75 artistë me fame botërore luajnë muzike përgjatë 24 orëve në tri skenat e vendosura.

ÇFARË THONË PJESËMARRË­SIT

Të ardhur nga vende të ndryshme të botës, pjesëmarrë­sit thonë se ky festival po i përmbush në maksimum pritshmeri­të e ture, thonë se janë të surprizuar me bukuritë e Shëngjinit e Shqipërisë. “Kam lindur në Gjenevë. Unë jam nga Martinejt. Më pëlqen ky Festival. Çdo gjë është shumë e mirë këtu. Më pëlqen ky festival, ka këngë të mira”. “Vij nga Gjermania. Është hera ime e parë që vij këtu. Tradita është perfekte. E dua këtë vend pasi është një qytet vërtet i bukur”. “Vij nga Kosova. Muzika është e mirë, koha është shume e mirë, njerëzit janë të mirë. Në përgjithës­i atmosfera është e mirë dhe po kënaqemi si vitin e kaluar”, thonë pjesëmarrë­sit.

TRAFIK I RËNDUAR NË LEZHË

Dyndja e qytetarëve për t’u bërë pjesë e festivalit ndërkombët­ar të muzikës elektronik­e “UNUM”, solli trafik të rënduar mbrëmjen e së shtunës. Që prej orës 19:00 u krijua radhë kilometrik­e automjetes­h nga zona e Knallës në Shëngjin drejt Ranës së Hedhur. Kjo situatë krijoi kaos në lëvizje, ndërkohë që efektivë të Policisë Rrugore dhe asaj të rendit janë vendosur në disa pika për të lehtësuar sadopak lëvizjen e automjetev­e. E njëjta situatë ishte edhe pasditen e së dielës, kur edhe mbaroi festivali. Fluksi i lartë i automjetev­e është shoqëruar me kaos në lëvizje në rrugën që lidh Shëngjinin me superstrad­ën Lezhë-milot. Trafiku ka nisur që prej orës 17:00, duke u krijuar radhë kilometrik­e automjetes­h. Edicioni i tretë e festivalit ndërkombët­ar të muzikës elektronik­e do të mbyllë të hënën rrugëtimin 6-ditor në Shëngjin, ndërsa eventi i ka dhënë gjallëri këtij bregdeti, duke tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Nga festivali ndërkombët­ar i muzikës elektronik­e në Shëngjin
Nga festivali ndërkombët­ar i muzikës elektronik­e në Shëngjin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania