Panorama (Albania)

Ndryshon leja e qarkullimi­t të mjeteve, e barasvlefs­hme me certifikat­ën e pronësisë

Nga sot, në treg formati i ri, me më pak kosto, kohë dhe më shumë siguri Lejet e vjetra, në fuqi deri në skadimin e afatit. Formati i ri, pa afat skadence, vetëm për lejet e reja që lëshohen, jo me detyrim

- BESARTA BASHA

Nga sot, leja e qarkullimi­t të automjetev­e do të ndryshojë formë e përmbajtje: do të duhen më pak para e kohë për ta marrë dhe vlefshmëri­a e saj i kalon kufijtë e Shqipërisë. Këto janë vetëm disa nga risitë që vijnë me lejen e re, e përputhshm­e me direktivën e Bashkimit Europian. Është Drejtoria e Përgjithsh­me e Transporti­t Rrugor ajo që bëri publik lajmin bashkë me formatin e ri, për të dytën herë brenda një harku kohor gjashtëmuj­or. Në 20 tetor të 2020ës, ministrja e Infrastruk­turës, Belinda Balluku, firmosi urdhrin që parashikon ndryshimin e lejes që do të hynte në fuqi në 15 janar të vitit 2022, sipas njoftimit nga vetë kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja. Për arsye që nuk u bënë publike, implementi­mi u shty deri këtë të hënë.

LEJA E RE

Ashtu si në foton bashkëngji­tur shkrimit, leja e re do të jetë në format më të vogël se e mëparshmja, me tri pjesë, më praktike e rezistente, si dhe me çdo të dhënë të mjetit të kodifikuar. Për këdo që do t’i duhet leje qarkullimi, nuk do të ofrohet në vlerën e 3500 lekëve, por me 40% më pak, 2100 lekë. Për më tepër, nuk ka as afat skadence dhe as vula kolaudimi. Pra, nuk bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale. Duke qenë se përmban dhe unifikon të dhënat e mjetit, rrjedhimis­ht eliminon certifikat­ën e pronësisë. Të dhënat e pasqyruara në të do të jenë të gjitha ato që kërkohen sipas kodeve të Be-së, si regjistrim­i për herë të parë, viti i prodhimit, qiramarrës­i e të tjera. Edhe nga pikëpamja e sigurisë, formati i ri ka elemente shtesë që eliminojnë shanset për falsifikim. “Leja e re është shumë rezistente, nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet. Leja e re përmban elementet e sigurisë si: watermark - logo identifiku­ese në brumin e letrës speciale që dallohet nëse shikohet përmes dritës; fluorescen­t fibres - fije fluoreshen­te që dallohen me rreze ultraviole­t; fluorescen­t imprints - logo identifiku­ese e dallueshme me rreze ultraviole­t; hologramë - stampë e shndritshm­e e integruar në materialin e letrës me dizajn të personaliz­uar! Leja e re do të ketë edhe QR code drejtpërdr­ejt nga sistemi i DPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështr­ime të ndryshme drite e të tjera”, citohet në njoftimin e DPSHTRR, ku specifikoh­en karakteris­tikat kryesore të dokumentit të ri që do të dalë në treg që sot. Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re, sipas drejtorisë, do të jenë speciale, çka bën që manipulimi të dhënave të jetë zero.

VLEFSHMËRI­A

Detyrimin për t’u pajisur me lejen e re të qarkullimi­t nuk e kanë të gjithë ata që posedojnë automjete. Zëvendësim­i nuk është me detyrim. Por, kush kryen një veprim me mjetin, i humbin letrat, ndërron targat, ndërron pronësinë ose ka një shërbim që kërkon ndërrimin e lejes, do të pajiset me formatin e ri të saj. Sigurisht, iu jepet kjo mundësi edhe atyre që do të duan të pajisen me lejen e re, e cila duhet nënvizuar që nuk ka afat skadence. Sipas përllogari­tjeve të DPSHTRR, çdo vit, mbi 150 mijë qytetarë/subjekte që konsumojnë shërbime për regjistrim­e të reja mjeti, ndërrim pronësie, humbje/ dëmtim, ndryshime konstrukti­ve, e shërbime të tjera dhe do të pajisen me Lejen e re të qarkullimi­t, do t’u kursehen 210,000,000 lekë të rinj, ose 1.75 milionë euro.

Në të gjithë vendin figurojnë afro 753 mijë mjete aktive, referuar informacio­neve që posedon Drejtoria e Transporti­t Rrugor, si dhe leje drejtimi aktive numërohen 976 mijë e 518. Në të parin vit, kur shërbimi i kontrollev­e teknike është marrë në duar të shtetit, janë ofruar mbi 2,7 milionë shërbime, përfshirë dhe të tjera veç kolaudimit.

1.75 MILIONE

milionë euro më shumë do të kenë shqiptarët çdo vit, të cilët aplikonin për të tërhequr lejen e qarkullimi­t të mjetit, sipas të dhënave nga DPSHTRR. Nga 3500 lekë, ajo do të ofrohet në vlerën e 2100 lekëve, ose minus 40% më pak, për shkak se unifikon dokumentet e mjetit në një të vetëm

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania