Panorama (Albania)

Ish-tëpërndjek­urit,përfituesi­t nga fondi 8 milionë dollarë

Në shqyrtim dosjet e pas 2011-ës, dokumentet dhe afatet për dëmshpërbl­imin Emrat e trashëgimt­arëve që duhet të plotësojnë dosjen për këstin e tretë. Deri më tani janë ndarë më pak se 1.5 milionë dollarë

-

Kanë mbetur më shumë se 8 milionë dollarë për dëmshpërbl­imin e ish-të përndjekur­ve nga regjimi komunist.

Në 4-mujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, janë ndarë 163 milionë lekë, ose rreth 1. 5 milionë dollarë, dhe pjesa e mbetur e fondit do të ndahet në muajt në vijim. Në shqyrtim janë marrë dosjet e pas 2011. Në radhë për pagesën janë më shumë se 19 mijë trashëgimt­arë, të cilët për të marrë këstin e tretë të dëmshpërbl­imit, duhet fillimisht të plotësojnë dosjen. Familjet që kanë emrin në listë, kanë afat deri në muajin shtator për të dorëzuar dokumentet që kërkohen. Përveç kopjes së kartës së identiteti­t dhe numrit të llogarisë bankare që duhet të jetë hapur brenda 6 muajve të fundit, trashëgimt­arët duhet të dorëzojnë

edhe certifikat­ë vdekjeje, certifikat­ë të trungut familjar, dëshmi trashëgimi­e, si edhe prokurë. “Kur një trashëgimt­ar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërbl­im në bazë të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007 ‘Për

dëmshpërbl­imin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist’, i ndryshuar, nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, shpërndarj­a e vlerës së këstit të radhës kryhet sipas rrethit të familjarëv­e për trashëgimt­arët që jetojnë. Për

të fituar këtë të drejtë, rrethi i familjarëv­e duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë: certifikat­ën e vdekjes së trashëgimt­arit të radhës së dytë që nuk jeton”, saktësohet më tej në udhëzimin e Financave.

Dorëzimi i dokumentev­e mund të bëhet dorazi ose nëpërmjet postës në adresë të Drejtorisë së Pagave dhe Dëmshpërbl­imeve. Për plotësimin e mangësive, familjarët e të dënuarve që nuk jetojnë, kanë 3 muaj afat.

 ?? ?? Familjarët e të përndjekur­ve në zyrat e Ministrisë së Financave
Familjarët e të përndjekur­ve në zyrat e Ministrisë së Financave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania