Panorama (Albania)

“Ka vrarë burra e çnderuar gra”, procesi i togerit të frikshëm në ‘47

Zbardhet dosja e procesit gjyqësor të Hodo Habipit, dënuar me vdekje “Ka bërë terror dhe mizori pa fund, pa përfillur urdhrat e komandës dhe ligjet e shtetit”

- AFRIM IMAJ

Djalli paskej qenë më i zi nga sa dukej. Mizoritë pa fund të një zyrtari sigurimi në mesin e viteve ‘40 kalojnë përtej imagjinatë­s njerëzore.

I njohur si përbindësh­i i tmerrshëm, togeri famëkeq që kishte vrarë, torturuar e përdhunuar me gjakftohtë­sinë më të madhe, përfundoi në litar me vendimin e një gjykatë ushtarake në vitin 1947. Togeri i zi, sikundër njihej asokohe Hodo Habipi, u bë i njohur për kafshëritë e tij në ushtrimin e profesioni­t të oficerit të divizionit të mbrojtjes së popullit qysh ditët e para të shërbimit në zonat veriore të vendit.

I lindur në Kuç të Vlorës, pa arsim, me profesion bujk, me origjinë shtresë e varfër, i angazhuar në lëvizjen antifashis­te nacionaleç­lirimtare që në ditët e para, fillimisht në ilegalitet e mandej partizan në Brigadën e 6-të, ku pati dhe përgjegjës­inë komandant kompanie, Hodo Habipi menjëherë pas çlirimit u rreshtua me forcat e Brigadës së 2-të të Mbrojtjes së Popullit në Shkodër, për ndjekjen e kriminelëv­e dhe bandave në zonën e Koplikut dhe Malësisë së Madhe. Që me mbërritjen e tij në krahinën e thellë të Vermoshit, e nisi me veprime brutale, duke torturuar burra e gra. Akoma dhe më keq veproi kur u transferua në krahinën e Mirditës. Tashmë Toger Baba, siç kishte qejf ta thërrisnin, u bë më i frikshëm me vrasjet pa gjyq dhe përdhunime­t masive të vajzave e grave. Në dokumentet e kohës rezulton se në maj të vitit 1947 ai arrestoi dhe torturoi Pjetër Kolë Mhillin nga Kallmeti. Pas tij arrestoi Kolë Simonin dhe Gjyste Voglin. Të parin e nisi me një patrullë për në Lezhë dhe rrugës urdhëroi për ta pushkatuar. Të njëjtën gjë bëri dhe me Kol Simonin. Ndërkaq, Gjysten “e privilegjo­i” aty për aty dhe e

rrëmben forcërisht në banesë, ku e përdhunoi. Të tilla mizori bënte përherë togeri i zi, aq sa një ditë e detyroi dhe komandën e tij ta kryqëzojë. Fundi i karrierës dhe zullumeve të togerit të zi daton më 1 qershor 1947, ku i prangosur merret në pyetje nga tre autoritete të larta të Sigurimit të Shtetit. Fadil Kapisyzi, Zoi Themeli e Mustafa Qilimi kanë paracaktua­r akuzat e para në adresë të tij. Mandej çështja përfundoi në Gjykatë. Gazeta “Panorama” ka zbuluar dosjen e plotë të procesit kundër Hodo Habipit dhe publikon sot dëshmitë rrëqethëse të togerit në gjyq, njëherazi me aktakuzën dhe aktgjykimi­n që procedoi me dënimin e tij me vdekje në litar.

 ?? ?? HODO HABIPI
HODO HABIPI
 ?? ?? Koçi Xoxe
Koçi Xoxe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania