Panorama (Albania)

AKT-GJYKIMI

-

Gjykata ushtarake e zonës ushtarake Shkodër, në katundin Hajmel. Në seancën publike më datën 15.05.1947, kjo Gjykatë ka dhënë këtë vendim kundër Hodo Fejzo Habipi, i biri i Fejzos dhe Zylhasë, vjeç 30, lindur në katundin Kuç të Vlorës, i akuzuar me aktakuzën e prokurorit për fajin: Duke qenë me shërbim dhe duke shfrytëzua­r postin e tij, duke shkelur urdhrat e Komandës ka ushtruar terror, duke persekutua­r njerëz të pafajshëm. Në procesin e zhvilluar në faqe të të pandehurit, prokurori ushtarak kërkoi që i pandehuri të cilësohet fajtor sipas ligjeve në fuqi, të dënohet me vdekje duke u ekzekutuar me varje në litar dhe degradim nga radhët e ushtrisë. I pandehuri në fjalën e fundit nuk pati gjë për të thënë. Gjykata, pasi shqyrtoi aktet dhe bisedoi çështjen, observon se: I pandehuri Hodo Habibi duke qenë i ngarkuar me detyra dhe shërbim në ndjekje të kriminelëv­e dhe grupeve ilegale në zonën e Vaut të Dejës për një kohë të gjatë ka abuzuar me detyrën duke vepruar në kundërshti­m flagrant me ligjet e shtetit. I pandehuri sikur e pohoi dhe vetë ka urdhëruar vrasjen e Pjetër Kol Mëhillit dhe të Kol Simonit, duke shkelur kështu ligjet e qeverisë pa u bërë më parë gjyqin të akuzuarve, megjithëse ata ishin fajtorë, duhej të dënoheshin nga drejtësia. I pandehuri, siç e pohoi dhe vetë, ka torturuar njerëz në mënyra të ndryshme, duke përdorur shumë të zeza. Ka torturuar të mëdhenj, gra e fëmijë, ka çnderuar femra me forcë, vepra këto në kundërshti­m flagrant me ligjet në fuqi dhe moralin e ushtrisë tonë kombëtare, por edhe në kundërshti­m të madh me zakonet e popullit, sidomos të malësorëve. Gjyqi, duke parë që veprat e tij janë shumë të dëmshme, gjykoi me votë të përbashkët, duke pëlqyer dhe mejtimin e prokurorit, të pandehurin e cilësoi fajtor për fajet e mësipërme dhe në bazë të ligjës mbi dispozitat e përgjithsh­me penale, e dënon me vdekje tue e ekzekutu në litar. Të pandehurit i ngarkohen 18 franga për shpenzimet e gjyqit.

Kryetari- Misto Bllaci Sekretari- Niazi Totozani

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania