Panorama (Albania)

Vajza te Tuk Jakova: Ja si më ka bërë togeri i sigurimit

-

Marrëzitë e toger Hodos në Zadrimë janë të pafundme. Qysh ditën e parë që mbërriti në Hajmel, i ra në sy një vajzë e bukur. E quanin Luçia. Për ta shtirë në kthetrat e tij shtazarake, i arrestoi të vëllain me pretekstin se përkrahte elementët kriminalë në zonë. E torturoi të gjorin deri në pikën e fundit. Pastaj arrestoi prenë e tij, Luçien. E tërhoqi zvarrë për ta çuar te krevati. Ajo e kundërshto­i me forcë, por togeri iu vërsul si egërsirë për ta përdhunuar. Luçia bëri të pamundurën të shpëtojë prej tij. I hodhi thonjtë në fyt dhe e gërvishti me sa kishte fuqi. Një çast në përleshje e sipër i shpëtoi nga duart dhe iku me vrap. U fsheh në një shtëpi në fshat. Qëndroi aty deri sa u zbardh dhe u nis në Shkodër. Sakaq, togeri kishte ngritur në alarm tërë zonën dhe kërkonte gjallë a vdekur vajzën që “kishte lidhje me diversantë­t”. Sa kishte mbërritur në qytet, Luçia shkoi direkt te shtëpia e Tuk Jakovës, asokohe një nga funksionar­ët e lartë të Partisë Komuniste. Një miqësi e hershme e familjes së saj me të i dha shkas t’i kërkonte ndihmë për këtë çmenduri të paparë e të padëgjuar më parë. Tuku, duke e ndjekur me vëmendje e duke parë me keqardhje rrobat e grisura dhe shenjat e gjakut në fytyrë e mbi bluzë, i dha një letër dhe e këshilloi të shkonte në Tiranë për t’ia dhënë Koci Xoxes, atëherë ministër i Brendshëm. Të nesërmen, Luçia mbërriti në zyrën e tij dhe i tregoi një për një atë që kishte përjetuar nga kafshëria e toger Babës, por edhe çfarë kishte parë e dëgjuar për bëmat e tij në zonë. Thonë se Koçi Xoxe fillimisht nuk e besoi, por aty për aty ndërroi mendje dhe nisi një grup për ta verifikuar. Që këtej nisi tatëpjeta dhe venitja e yllit të toger Babës…

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania