Panorama (Albania)

“Zhvishte gra lakuriq dhe i hidhte në dëborë”

“Mblidhte tërë katundin për të parë si i torturonte burrat me kamxhik” “Gjurmonte vajza për të kënaqur epshet e tij kafshërore”

-

DËSHMITË RRËQETHËSE

TË HODO HABIPIT Kam shkelur urdhrat e komandës dhe kam bërë veprime të dënueshme. Para se të bëja vrasje, kam arrestuar një vajzë në katundin Fishtë, mbasi isha informuar se strehon ilegalë. Mbasi e arrestova, pasi e kërcënova, ua dhashë partizanëv­e ta shtrëngojn­ë. Ata e torturuan. Më pas e thirra në një dhomë dhe detyrova dy gra që ta zhvishnin lakuriq. Por pasi këto nuk e zhveshën dot, pasi vajza nuk deshi dhe qante, e detyrova unë që të zhvishej lakuriq. Kjo, prej frikës sime, u zhvesh siç e ka bërë nëna. Pasi e zhvesha e lashë më se një gjysmë ore të zhveshur dhe pastaj e lashë të vishej. Vajzën e zhveshur e panë veç disa ushtarëve dhe disa nga populli.

Mbas 3-4 ditësh kam arrestuar edhe një burrë në këtë katund dhe e kam zhveshur lakuriq, nga mbrëmja deri në mëngjes. Atëherë e lashë të vishet dhe e lirova. I thashë të më dorëzonte të vëllanë. Këtë e kanë parë edhe disa katundarë. Po në këtë ditë kam shkuar në katundin Hajmel dhe kam arrestuar Kol Simonin, të cilin e kam pushkatuar. Arrestova dhe kushërirën e tij Gjysten. Këtë e futa në dhomë jo për ta çnderuar, por i kam thënë që do të pushkatojë Kol Simonin, të cilin e mbaja të lidhur para saj. Në këtë kohë ajo më shau dhe unë e godita me shkelma dhe e futa në nevojtore. Më vonë e lidhëm dhe e morëm edhe atë deri te posta e Dajçit. Këtu e lëshuam Gjysten dhe Kolën e pushkatuam. Këshilltar­ët e Ajmelit nuk e kishin shtrënguar të tregonte se është reaksionar. Ata më thanë se Kol Simoni është i keq dhe ka lidhje me ilegalët.

Në katundin Mnellë kam shtrënguar dy murgesha që të na tregonin lidhjet që kishin me ilegalët dhe që sabotonin vajtjen e rinisë në hekurudhë. Njërën prej tyre, nga shtrëngimi që i bëra unë, prifti e çoi në shtëpi.

Në katundin Kallmet kam pushkatuar Pjetër Kolë Dushin, para se ta pushkatoja, në aksham thirra vajzën e tij, nuk i bëra gjësendi, e mbajta dy orë, pastaj e lirova. Nuk kam tentuar për ndonjë qëllim të keq ndaj saj.

Unë kam zhveshur një grua në katundin Dedaj të

Koplikut dhe ashtu zhveshur e kam futur në dëborë. Andej kam rrahur edhe disa njerëz. Mace nuk i kam futur njeriu në pantallona.

Në një takim në katundin Kallmet, një nga këshilltar­ët, emri tani nuk më kujtohet, në bisedë e sipër shfaqi mejtimin që Pjetër Mëhilli duhej të pushkatohe­j. Unë sa e dëgjova rashë dakord me propozimin e tij. Me patrullën, e cila do ta përcillte për në Lezhë, e porosita që në rrugë e sipër ta pushkatoni­n. Patrulla veproi sipas urdhrit tim dhe e zbatoi atë me përpikëri.

Gjatë kontrollit që bëmë në shtëpinë e Gjuash Kolës dhe Kol Simonit, gjetëm aty edhe Gjysten. Diçka foli ajo dhe unë aty për aty i dhashë dy-tre shkelma. Ajo më tha në këtë mënyrë: “Je i pari dhe i fundit njeri i lig që merr guximin dhe lidh Kol Simonin, i cili është i pafajshëm”. Në këtë rast e qëllova prapë me shkelma. E qëlluan dhe ata të këshillit.

Përgjegjës­i i terrenit të Hajmelit më tha për Kolën dhe Gjysten se sabotojnë pushtetin popullor në çdo drejtim. I kam raportuar sa herë më tha ai, i kanë arrestuar, por nuk kanë marrë asnjë masë ndaj tyre, ku përsëri i kanë liruar. Rashë dakord t’i pushkatoj. Më vonë u mendova dhe nuk e pashë të arsyeshme t’i pushkatojë të dy. Gjysten e lashë. Patrullës i thashë ta marrë Kolën e të bëjnë siç bëri me të parin. Urdhri as nuk diskutohej. E vranë Kolën, me Gjysten u mora vetë.

 ?? ??
 ?? ?? Faksimile e dokumentit
Faksimile e dokumentit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania