Panorama (Albania)

Franca, në bisedime me EBA për të zëvendësua­r naftën ruse Rritja ekonomike në Francë e parashikua­r në 4% do të ulet

-

Franca është në bisedime me Emiratet e Bashkuara Arabe për të zëvendësua­r blerjet e naftës ruse, të cilat do të ndalen pas vendosjes së sanksionev­e nga ana e Bashkimit Evropian për naftën bruto ruse, tha të dielën ministri i Financave, Bruno Le Maire. “Diskutimet tashmë janë duke u zhvilluar me Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha Le Maire në radion “Europe 1”, duke shtuar se Parisi po kërkonte “zëvendësue­s për furnizimin me gaz ose naftë nga Rusia”. Ministri tha se Franca gjithashtu planifikon të përshpejto­jë investimet në tranzicion­in drejt energjisë më të pastër, të tilla si fermat e erës në det të hapur, për të ulur varësinë e vendit ndaj energjisë nga shtetet e tjera. Sipas “Bloomberg”, Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se importet ruse të naftës në BE “do të ulen me rreth 92% deri në fund të vitit si rezultat i marrëveshj­es”. Ai gjithashtu nuk përjashtoi një embargo ndaj gazit rus. Bashkimi Evropian lançoi të premten paketën e gjashtë të sanksionev­e kundër Moskës, duke përfshirë një ngadalësim gradual të importeve të naftës. Qëllimi është të kontribuoj­ë më pak në financimin e pushtimit të Rusisë në Ukrainë përmes blerjeve masive të energjisë, një nga burimet kryesore të të ardhurave të Moskës. Embargoja e naftës do të prekë dy të tretat e blerjeve evropiane nga Rusia. Gjermania dhe Polonia tashmë kanë ndaluar dërgesat përmes tubacionit Druzhba. Deri në fund të vitit, mbi 90% e importeve të naftës ruse mund të preken. Për të kompensuar naftën ruse, furnizimi nga Emiratet mund të jetë “të paktën një alternativ­ë e përkohshme për naftën dhe naftën ruse”, sipas Le Maire. Lufta në Ukrainë çoi në një rritje të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, duke ngadalësua­r rritjen e ekonomisë franceze në tërësi. Sipas “Le Maire” parashikim­i aktual i rritjes prej 4% do të ketë rënie. Perspektiv­a e rishikuar ekonomike do të publikohet pas zgjedhjeve legjislati­ve të 19 qershorit. Ndërsa Thierry Breton, komisioner­i i tregut të brendshëm të Be-së, tha në një

intervistë të veçantë për “Eu- rope 1” të dielën se lideri rus Vladimir Putin po përdorte gazin në një përpjekje për të ndarë Evropën, ndërsa ai vazhdon agresionin e tij kundër Ukrainës. “Për vite me radhë, ai ka bërë gjithçka për të ndarë Evropën. Tani ai po përdor gazin pikërisht për të na ndarë”, përfundoi Breton.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania