Panorama (Albania)

Mali i Zi shënon 5-vjetorin e anëtarësim­it në NATO

-

Udhëheqësi­t e Malit të Zi shënuan 5-vjetorin e anëtarësim­it të vendit në NATO, duke e vënë theksin te vlerat e përbashkët­a me aleancën ushtarake perëndimor­e. Presidenti Milo Gjukanoviq shprehet në “Twitter” krenarinë për kontributi­n në mbrojtjen e këtyre vlerave. “Ne u jemi mirënjohës miqve, partnerëve dhe aleatëve tanë për mbështetje­n e tyre në zhvillimin e kapacitete­ve tona dhe arritjen e standardev­e të një anëtari të përgjegjsh­ëm të NATO-S”, shkruan zoti Gjukanoviq në “Twitter”. Edhe Kryeminist­ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shënoi këtë përvjetor me një deklaratë në media. “Ndiejmë liri dhe siguri për shkak të kontributi­t tonë të përbashkët për sigurinë kolektive. Është ky komunitet i demokracis­ë, vlerave dhe qëndrueshm­ërisë. E ardhmja e Malit të Zi është e sigurt, ne jemi NATO”, tha ai. Ambasada amerikane në Podgoricë njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që janë mike, partnere dhe aleate të Malit të Zi. “Urime Malit të Zi në 5-vjetorin e anëtarësim­it në NATO. SHBA-TË janë krenare për miqësinë, partnerite­tin dhe aleancën me ju”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. Pesë vjet më parë Mali i Zi u bë zyrtarisht anëtari i 29-të i Aleancës. Rusia reagoi ndaj anëtarësim­it të Malit të Zi, duke ndërmarrë hapa praktikë për ta ndëshkuar atë për radhitjen me perëndimin, duke përdorur edhe përpjekjen për grusht shteti në Mal të Zi. Moska me ndihmën e Beogradit zhvilloi një fushatë negative ndaj Malit të Zi, e cila vazhdon edhe sot si dhe instalon forca të ndryshme politike në këtë vend, të kontrollua­ra nga këto dy vende.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania