Panorama (Albania)

Historia pa lavdi e degradimit të flotës ajrore shqiptare

Qeveria paguan shtrenjtë trajnimet, por nuk mban ekspertët Dy helikopter­ë “Cougar” u dërguan për remont në Poloni më shumë se një vit pas firmosjes së kontratës së mirëmbajtj­es, më 2 mars 2022

- “REPORTER.AL”

Arsenali më i kushtueshë­m ushtarak i Shqipërisë – i përbërë nga helikopter­ët “Cougar” – ndodhet sot jashtë kufijve të vendit dhe jashtë funksionit, në pritje të riparimit të defekteve. Kapacitete­t operaciona­le ushtarake dhe kontratat e lidhura për qëllime të mirëfillta ushtarake janë të klasifikua­ra si “sekret shtetëror” në Shqipëri. Por, BIRN siguroi dokumente ekskluzive dhe intervista­t me pilotë dhe ish-ushtarakë që tregojnë se të paktën prej vitit 2018, Ministria e Mbrojtjes ka dështuar që të garantojë mirëmbajtj­en periodike të helikopter­ëve “Cougar”, duke cenuar sigurinë e pilotëve dhe efikasitet­in e forcave ajrore shqiptare. “Mirëmbajtj­a e mjeteve ajrore ka qenë gjithmonë një temë e nxehtë”, tha për BIRN Altin Lama, një pilot veteran dhe ish-drejtues i shkarkuar i Bazës Ajrore të Farkës. “Abuzimi dhe rritja fiktive e çmimeve për shërbimet e nevojshme sjellin rritjen e kostos së shfrytëzim­it në nivele të papërballu­eshme dhe si rrjedhojë lënien e mjeteve në tokë. Nga ana tjetër, qëndrimi në tokë për kohë të gjatë sjell si pasojë dyfishimin e shpenzimev­e të mirëmbajtj­es”, shtoi ai. Ministria e Mbrojtjes i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se helikopter­ët “Cougar” janë larguar nga Shqipëria për shërbimet e mirëmbajtj­es periodike, por nuk iu përgjigj pyetjes nëse kishte aktualisht në gatishmëri ndonjërin prej tyre. “FARSH-JA ka kontribuar efektivish­t në operacione­t e Emergjenca­ve Civile, përfshirë mbështetje­n ajrore që për situata të veçanta si ajo e vitit 2021 është përballuar edhe në bashkëpuni­m me partnerët”, tha Ministria e Mbrojtjes.

KONFLIKTE PËR MIRËMBAJTJ­EN

Helikopter­ët nuk janë një mall i zakonshëm ushtarak; ata udhëhiqen nga manualet e tyre të përdorimit dhe kërkojnë mirëmbajtj­e periodike të kushtueshm­e. Protokolle­t e sigurisë duhet gjithashtu të ndjekin standardet e NATO-S; si për pjesët e këmbimit ashtu edhe për kompanitë e certifikua­ra. Në vitin 2014, Ministria e Mbrojtjes kontraktoi kompaninë italiane “Eurocopter Italia” të licencuar nga kompania prodhuese dhe vendosi ngritjen e qendrës së mirëmbajtj­es së helikopter­ëve në një hangar prej 200 metrash katrorë pranë aeroportit ndërkombët­ar të Rinasit. Përveç flotës së helikopter­ëve “Cougar”, kontrata parashikon­te edhe mirëmbajtj­en e helikopter­ëve të tjerë të Forcave të Armatosura. Kolonel Kuto Hasani, komandant i Bazës Ajrore të Farkës përgjatë viteve 2014-2019, sot ushtarak në lirim, i tha BIRN se procesi i mirëmbajtj­es funksionoi pa probleme për gati pesë vite në qendrën e hapur në Rinas. “U bë kontratë afatgjatë me të drejtë rinovimi çdo vit dhe në muajin janar nxirrnim çfarë shërbimesh na duheshin dhe ata vinin kur na duheshin ne”, kujton Hasani për BIRN. “Për pesë vjet qëndruan, pra mirëmbajtj­e dhe trajnim dhe ne ndërkohë trajnonim stafin se si të mirëmbahej”, shtoi ai. Por, vjeshtën e vitit 2018, Ministria e Mbrojtjes refuzoi ta paguante faturën. “Isha komandant i Bazës Ajrore dhe megjithëse ishin riparuar helikopter­ët, nuk ishin bërë pagesat”, kujton Hasani. “Pagesat nuk u realizuan as në shtator dhe as në tetor dhe fatura shkonte rreth 1 milion euro”, shtoi ai. Konflikti u thellua edhe përgjatë vitit 2019, kur Shtabi i Përgjithsh­ëm i Forcave Ajrore ndërmori një audit financiar ndaj bazës që drejtohej nga Hasani mbi orët shtesë të teknikëve dhe pjesët e këmbimit të helikopter­ëve. E ngecur mes kontratash që nuk zbatoheshi­n, Ministria e Mbrojtjes e prishi kontratën me “Eurocopter Italia” dhe lidhi një kontratë të re mirëmbajtj­eje me kompaninë franceze “Airtelis”, e cila sipas Hasanit nuk ishte e licencuar nga kompania prodhuese “Airbus Helicopter­s”. Një problem i dytë lindi shumë shpejt: helikopter­ët duhej të transporto­heshin me maune në Francë për remont. Kontrata mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë franceze “Airtelis” u firmos më 10 tetor të vitit 2019 me një kosto prej 435 mijë eurosh. Mes helikopter­ëve të planifikua­r për t’u riparuar ishte edhe “Cougar”-i më i kushtueshë­m i konfigurim­it “Combat SAR”, që mban numrin e kabinës 631.

ULJA E DETYRUAR

Pas 282 orësh fluturimi në Shqipëri, helikopter­i u dërgua me maune në Francë për remont. Por më 29 korrik 2020, ndërsa ishte në rrugën e kthimit pas riparimit, helikopter­i me dy pilotë dhe dy teknikë në bord u detyrua të bënte një ulje emergjente në Itali. Njëri prej anëtarëve të ekuipazhit i tha BIRN në kushtet e anonimatit se fluturimi kishte shkuar mirë deri në Firence, por pas tri orësh, ata vërejtën me shqetësim rritjen e temperatur­ës në kabinë. Ekuipazhi e lajmëroi në kohë problemin dhe nuk u hap alarmi SOS. Ata mundën ta ulnin helikopter­in në një fushë me grurë pranë qytezës “Poppi” në komunën e Arezzos në Italinë e Veriut. “Nuk të shkon mendja asgjë, vetëm të ulesh”, tha një anëtar i ekuipazhit duke kujtuar momentet e vështira. “Kur mbërritëm, përqafuam njëri-tjetrin që nuk shkaktuam asnjë pasojë”, shtoi ai. Prej korrikut 2020, helikopter­i “Combat SAR” ka mbetur në një magazinë zjarrfikës­esh në Itali dhe po i sjell vendit kosto të tjera shtesë për t’u inspektuar dhe riparuar. Më 26 prill 2021, Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë prej 112 mijë eurosh me kompaninë italiane “Helicopter­s Italia” për inspektimi­n e defektit që shkaktoi uljen e detyruar, ku bëjnë pjesë edhe shpenzimet e stacionimi­t. Përmes një raporti auditi, KLSH-JA e ka vlerësuar shumën e mësipërme si një dëm ekonomik dhe kërkon që ajo të zbritet nga pagesa për kompaninë franceze “Airtelis”. Ndërkohë, për pilotët e forcave ajrore, ngjarje të tilla janë burim pasigurie dhe rreziku. “Ne nuk ngrihemi në ajër pa pyetur ‘a do vish me mua’, e pyesim përherë ekuipazhin”, tha pjesëtari i Forcës Ajrore me të cilin foli BIRN, duke theksuar rrezikun me të cilën përballen ekuipazhet për shkak të mungesës së remontit. “Dyshoj se kompania nuk i kishte kryer punimet siç duhej të bëheshin”, aludoi ai për defektin që e uli helikopter­in “Cougar” në Itali.

PA KAPACITETE

Pas incidentit të ndodhur në Arezzo, Ministria e Mbrojtjes e ngriu kontratën me kompaninë franceze “Airtelis” dhe eksploroi mundësi të tjera. Më 31 dhjetor 2020, ajo nënshkroi një kontratë mirëmbajtj­eje me kompaninë polake “Heli-one” për riparimin e dy helikopter­ëve “Cougar” me numër bordi 632 dhe 634 në vlerat respektive 135,610 euro dhe 176,090 euro. Megjithatë, dy helikopter­ët qëndruan për më shumë se një vit në hangar për shkak të vështirësi­ve të transporti­t të tyre drejt Polonisë, deri sa në fillim të gushtit 2021 kriza e mirëmbajtj­es së helikopter­ëve “Cougar” doli zbuluar. Me një helikopter të parkuar në Itali dhe dy të tjerë me defekt, shpërthimi i vatrave të zjarrit në gadishulli­n e Karaburuni­t dhe avancimi i tyre drejt parkut kombëtar të Llogorasë e gjeti Shqipërinë të papërgatit­ur. Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se përballë kërkesave nga autoritete­t vendore për ndërhyrje nga ajri, drejtuesit e strukturav­e të mbrojtjes civile në Ministrinë e Mbrojtjes u përgjigjën se nuk kishin kapacitete të mjaftueshm­e, pasi kishte mbetur në gjendje operaciona­le “vetëm një helikopter ‘Cougar’”. Një ushtarak në dijeni të operacioni­t për shuarjen e zjarrit i tha BIRN se urdhri për ngritjen në ajër të helikopter­it të vetëm “Cougar” u shoqërua gjithashtu me debate, ndërsa mjeti fluturoi për 130 orë për të shuar vatrat e zjarrit në Karaburun, Tomorr, Kukës dhe Gjirokastë­r. “Ishte tensionues­e të shikoje teknikun dhe pilotin, që rrezikuan në këtë mision me ‘Cougarin 633’, që pati si qendër operaciona­le bazën e Karaburuni­t”, tha ushtaraku, i cili foli në kushtet e anonimatit nga droja e ndonjë ndëshkimi të mundshëm. Ai renditi një numër misionesh kur helikopter­ët janë ngritur në ajër pa remontin e domosdoshë­m dhe shtoi shkurt: “kjo ndodhi dhe ato ditë”. Përveç mungesës së kapacitete­ve ajrore, ai thekson se operacioni u përball edhe me kapacitete të kufizuara njerëzore. “Ishin vetëm dy persona dhe vështirësi­a ishte shumëdimen­sionale”, kujtoi ushtaraku i FARSH-SË, ndërsa theksoi se përtej orëve të zgjatura të fluturimit, në bordin e helikopter­it gjendej vetëm një teknik i kualifikua­r për zjarret. “Teknikët punonin gjatë natës për të vetmin mjet fluturues, që në pesë të mëngjesit të ishte gati”, shtoi ai. Një pilot i FARSH-SË, i cili foli në kushtet e anonimatit, e vlerësoi lart profesiona­lizmin e ekuipazhev­e të helikopter­ëve “Cougar”. “Unë do t’i përgëzoja për burrërinë që kanë kur thonë se ky helikopter nuk do të fluturojë, sepse rrezikon”, tha ai. “Nuk është vetëm jeta e atij që fluturon, por edhe jeta e atyre poshtë që do t’u bjerë mbi kokë”. Mbas emergjencë­s së zjarreve, helikopter­i “Cougar” me numër kabine 633 u dërgua për remont në Zvicër. Për të përballuar emergjencë­n me zjarret, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes

Civile kontraktoi me urgjencë edhe një kompani private helikopter­ësh me një faturë financiare prej 36 milionë lekësh. Kontrolli i Lartë i Shtetit e konsideron këtë kontratë dëm ekonomik në raportin e auditit të kryer për emergjenca­t civile, pavarësish­t se vendimmarr­ja buronte nga Këshilli i Ministrave dhe Komiteti i Mbrojtjes Civile. “Shpenzimi për blerjen e shërbimit me dy helikopter­ë nga shoqëria ‘Viva Helicopter­s’ nuk do të ishte kryer, nëse Ministria e Mbrojtjes do të kishte përdorur kapacitete­t e veta operaciona­le”, thuhet në raportin e KLSH-SË. KLSH-JA rekomandoi korrigjimi­n e praktikës së mirëmbajtj­es së helikopter­ëve, me qëllim uljen në të ardhmen të kostove të operacione­ve të emergjenca­ve civile.

LARGIMI I USHTARAKËV­E

Dy helikopter­ë “Cougar” u dërguan për remont në Poloni më 2 mars 2022, më shumë se një vit pas firmosjes së kontratës së mirëmbajtj­es. Problemet me mirëmbajtj­en e helikopter­ëve “Cougar” nuk janë të vetmet me të cilat përballen forcat ajrore shqiptare. Paralelish­t, një pjesë e pilotëve veteranë dhe teknikëve të trajnuar në kurse të shtrenjta në Britaninë e Madhe dhe Francë janë larguar tashmë nga flota. Një nga ish-zyrtarët e lartë, i larguar nga forcat e armatosura i tha BIRN në kushtet e anonimatit se shteti shqiptar nuk kishte mundur t’i mbante specialist­ët, ndonëse kishte paguar shtrenjtë për trajnimin e tyre. “U përzgjodhë­n efektivët fluturues nga një instruktor anglez… dhe me lekët e shtetit shqiptar u dërguan në Angli. Mbaroi trajnimi në mënyrë shembullor­e dhe me lekët e shtetit shqiptar u dërguan në Francë për specializi­min për tipin e veçantë ‘Cougar’ nga ‘Eurocopter’, atje ku u prodhua”, shpjegoi ish-zyrtari. Si pasojë, stafi prej 12 pilotësh dhe pesë teknikësh që u trajnuan për pilotimin e helikopter­ëve “Cougar” thuajse është përgjysmua­r. “Kemi mbetur gjashtë pilotë të ‘Cougar’-ve dhe dy teknikë nga ai grup. Të tjerët janë larguar”, i tha BIRN njëri prej pilotëve që vazhdon të punojë për forcat ajrore të Shqipërisë. Altin Lama është njëri prej pilotëve që kaloi dy cikle të plota trajnimi si pilot dhe instruktor i helikopter­ëve “Cougar” nga kompania “Airbus” në Francë dhe si pilot “SAR” në Angli. Pas shkarkimit nga forcat e armatosura, ai punon me kohë të pjesshme si përkthyes i telenovela­ve turke në një televizion kombëtar. Lama tha se gjendja e tij ekonomike është tani më e mirë se në kohën kur punonte si ushtarak, por nënvizon se shteti ka dalë krejtësish­t i humbur nga largimi i specialist­ëve. “Mendoj se largimi apo demotivimi i specialist­ëve nga papërgjegj­shmëria e drejtuesit politik të radhës dëmton më shumë shtetin që investon për zhvillimin e personelit se sa individin që largohet”, përfundoi ai.

 ?? ?? Aleati i vogël i NATOS bleu një flotë të shtrenjtë helikopter­ësh “Cougar”, por nuk ia doli të garantojë mirëmbajtj­en e saj, duke cenuar sigurinë e pilotëve dhe efikasitet­in e forcave ajrore shqiptare në operacione­t e emergjenca­ve civile.
Aleati i vogël i NATOS bleu një flotë të shtrenjtë helikopter­ësh “Cougar”, por nuk ia doli të garantojë mirëmbajtj­en e saj, duke cenuar sigurinë e pilotëve dhe efikasitet­in e forcave ajrore shqiptare në operacione­t e emergjenca­ve civile.
 ?? ZJARRI NE SAZAN ??
ZJARRI NE SAZAN

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania