Panorama (Albania)

Shqipëria pa helikopter­ë për të shuar zjarret, Rama: Janë të njëjtët shqipo, veç llafe

“S’fiket zjarri me degë peme”, komentuesi­t i përgjigjen kreut të qeverisë Kryeminist­ri: Nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikopter­ë me kova uji biblik e me shkopinj magjikë

- MARIGLEN KUME

Kryeminist­rit Edi Rama nuk i bën përshtypje që Ministria e Mbrojtjes dërgon për remont helikopter­ët më shumë se një vit pas lidhjes së kontratës dhe vetëm një muaj para mbërritjes së temperatur­ave të larta, por e shikon problemin te kritikat e qytetarëve.

I gjetur përball akuzave të shumta të qytetarëve se përse Shqipëria nuk ka asnjë helikopter në dispozicio­n për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e flakëve në ishullin Sazan, kreu i qeverisë relativizo­n situatën me shtetet e tjera dhe akuzon shqiptarët se merren me fjalë. “Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësis­ht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikopter­ë me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe…”, shkroi Kryeminist­ri Rama në “Facebook’. Por duket se argumenti i kreut të qeverisë nuk ka bindur ndjekësit e tij, të cilët i janë kundërpërg­jigjur me komente. Një prej tyre i vendos në dukje Ramës se flakët nuk fiken me degë peme siç bëjnë forcat e armatosura shqiptare. “Jo mo zotëri, çfarë helikopter­ë kërkojnë këta...sa të jenë çunat e Forcave të Armatosura që ia fusni me degë peme me fik zjarrin. Emergjenca­t tona janë thjesht sa për tenderë. E keni lënë ministrin e Mbrojtjes në mëshirë të fatit si në kohën e Berishës kur ministri i Mbrojtjes nuk la me gjë pa shitur, edhe hekurat e rrethimit. Nuk fiket zjarri me degë peme e me frymën e shenjtë të çdo ushtari”, komentoi Stiljan Hoxha, një

prej ndjekësve të Kryeminist­rit Rama. Ndërkohë, një tjetër qytetar i cili komenton te faqja zyrtare e “Facebook”-ut të Kyeministr­it Rama hedh dyshime

se shteti po lejon me qëllim flakët, pasi planifikon që t’i jepet privatit për të ndërtuar. “Diçka nuk shkon ose diçka do ndërtohet se s’ka

mundësi që shteti te mos arrijë të ndal zjarrin”, komentoi Lul Gjoka, një tjetër ndjekës i Kryeminist­rit në rrjete sociale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania