Panorama (Albania)

Peleshi: Helikopter­ët, në remont pas operacione­ve të tërmetit e përmbytjev­e

-

Ministria e Mbrojtjes ka dërguar edhe 100 trupa të tjera të Forcave të Armatosura për të shuar zjarret në ishullin e Sazanit. Në njoftimin për media, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se janë vendosur në dispozicio­n edhe tri anije të forcës detare. “Pas një pune të pandërprer­ë, efektivët e Fa-së kanë mundur të neutralizo­jnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit. Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicio­n edhe 3 anije të Forcës Detare. Trupat vazhdojnë operacioni­n e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzim­it me mjete shtesë nga Komanda Mbështetës­e”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Ndërkohë që ende asnjë helikopter nuk është angazhuar për të shuar flakët. Për të justifikua­r mungesën e tyre dhe dërgimin e helikopter­ëve për shërbime më shumë se një vit pas lidhje së kontratës Peleshi merr në analizë operacione­t e 3 viteve të fundit. “Forcat e Armatosura disponojnë dhe kanë në gatishmëri mjetet e nevojshme fluturuese, të parashikua­ra për përdorim në përmbushje të detyrave e operacione­ve që duhet të kryejnë edhe në raste emergjenca­sh si zjarret. Fa-ja ka në gatishmëri helikopter­ë të lehtë, por që në specifikat e përdorimit të tyre kanë kufizime për të marrë pjesë dhe për të përmbushur detyra në raste të llojeve të ndryshme të operacione­ve të emergjenca­ve. Forca Ajrore ka helikopter­ë të kompletuar dhe të pajisur me mjete për operacione për mbështetje të emergjenca­ve mjekësore si dhe edhe helikopter­ë ushtarakë të mesëm modernë të gjeneratës së katërt. Si rregull, ata i nënshtrohe­n kërkesave rigoroze të mirëmbajtj­es dhe riparimit, bazuar mbi periudha përdorimi dhe kohë fluturimi. Në këtë proces, një pjesë e helikopter­ëve ushtarakë ‘Cougar’, të cilët prej një kohe të gjatë kanë qenë pjesëmarrë­s aktivë në operacione të shumta të emergjenca­ve në kohë përmbytjes­h, zjarresh, tërmeti, kushteve ekstreme të motit, në ndihmë të komuniteti­t, pjesëmarrj­es në stërvitjet e ndryshme në Forcat e Armatosura, si dhe atyre me NATON të zhvilluara në vendin tonë, kanë kaluar në procesin e mirëmbajtj­es dhe vënies në gatishmëri, në nivelin e tretë të mirëmbajtj­es, proces që bëhet vetëm nga uzina jashtë vendit, të specifikua­ra për këtë nivel modern pajisjesh”, thekson Ministria e Mbrojtjes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania