Panorama (Albania)

Zjarret përpijnë ishullin e Sazanit prej tri ditësh

Ministria e Mbrojtjes: Në aksion edhe tri anije të forcës detare Ndërhyrje në terren vetëm me mjete rrethanore. Rreth 200 forca ushtarake në aksion për shuarjen e flakëve. Neutralizo­hen 14 vatra

- TIRANE

Flakët po përpijnë masive të tëra në ishullin e Sazanit, ndërsa prej tri ditësh, që kurse shpërthyen zjarret që dyshohet të jenë të qëllimshme, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga ajri. Beteja e zjarrfikës­ve me flakët vështirëso­het edhe për shkak të shpërthime­ve të herëpasher­shme të municionev­e që kanë mbetur aty për shkak të stërvitjev­e ushtarake.

NDËRHYRJA

Një sipërfaqe e madhe e ishullit të Sazanit është nën flakë prej ditësh, ndërsa zjarri shpërtheu në pjesën lindore, që është përballë qytetit të Vlorës. Në zonë ndodhen mbi 100 forca të Ushtrisë dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, në përpjekje për të lokalizuar flakët, ndërhyrje e cila është tejet e vështirë për shkak të terrenit të thyer në ishull, ndërsa atje nuk mund të shkojnë makineri zjarrfikës­e. Qindra pisha shekullore janë shkrumbuar dhe të tjera

vazhdojnë të shkrumbohe­n, ndërsa temperatur­at e larta kanë përfshirë vendin tonë këtë fillim qershori. Temperatur­at e larta dhe bimësia e dendur e vështirëso­jnë më tej shuarjen e flakëve. Në terren ka shkuar edhe drejtori i Përgjithsh­ëm i Emergjenca­ve Civile, Haki Çako, i shoqëruar nga ekspertë zjarresh, që sipas Ministrisë së Mbrojtjes, kanë kryer një rikonicion nga ajri mbi ishullin e Sazanit,

për të vlerësuar nevojën e ndërhyrjev­e të mëtejshme. “Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit janë shtuar trupat e ndërhyrjes nga toka, të cilët kanë krijuar breza të shpyllëzua­ra rreth vatrave të zjarrit”, thuhet në reagim.

FORCAT NË AKSION

Që prej mesditës së të dielës, 61 efektivë, kryesisht të forcës detare dhe forcat e gatshme të forcës tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në ishullin e Sazanit. Ndërkohë që flakët përhapen duke shkrumbuar bimësinë në zonë, forcat në terren shtohen. Mbrëmjen e shkuar, rreth 14 vatra zjarri janë neutralizu­ar. Ndërkohë, rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicio­n edhe 3 anije të forcës detare. Trupat vazhdojnë operacioni­n e

izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzim­it me mjete shtesë nga Komanda Mbështetës­e. “Situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës. Është shtuar numri i efektivëve

që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikës­es së Vlorës dhe vullnetarë”, sqaroi Ministria e Mbrojtjes.

 ?? ?? Zjarret në ishullin e Sazanit
Zjarret në ishullin e Sazanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania