Panorama (Albania)

Gafa, Ministria e Mbrojtjes akuzon zjarrfikës­in Luan Kapaj konsideroh­et gabimisht si piroman në Sazan

-

Ndërkohë që flakët djegin masive të tëra në ishullin e Sazanit, autoritete­t duket se kanë dështuar për t’i vënë flakët nën kontroll. Përballë kësaj situate, Ministria e Mbrojtjes zbuloi edhe fajtorin e zjarreve, vetëm se ai ishte zjarrfikës e madje i dekoruar. Bëhet fjalë për zjarrfikës­in Luan Kapaj, i cili spikati me heroizmin e tij pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Zjarrfikës­e Kapaj ndodhet në terren prej shpërthimi­t të flakëve. “Një video që dyshohet të jetë bërë nga punonjës të operacione­ve të fikjes së zjarreve, ka zbuluar një person që dyshohet të jetë autor i njërës prej zjarrvënie­ve

në ishullin e Sazanit. Policia bën me dije se ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar autorin apo autorët e kësaj zjarrvënie­je që mori përmasa të mëdha. Nga videoja e siguruar, personi duket që del nga një vatër e sapondezur zjarri. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë

detyruar atë të ndërmarrë një veprim të tillë, por Kodi Penal në fuqi parashikon ndëshkime deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë në Shqipëri. Konkretish­t, neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrim­in me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacio­nit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikoh­et një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania