Panorama (Albania)

Meta: Kadastra t’i japë informacio­n KED për kandidatët në Kushtetues­e

“Çdo vonesë pas 10 qershorit do konsideroh­et si e qëllimshme për të shtyrë procesin përtej 24 korrikut, në shkelje të çdo afati ligjor”

- KELMENT BAÇI

Në të gjitha proceset e mëparshme ka pasur vonesa në dhënien e informacio­nit prej drejtorive vendore të ASHK-SË, apo ish-zvrpp-ve në rrethe, dhe kjo po përsëritet edhe këtë vit, duke u kthyer në një fenomen shqetësues fakti që, institucio­ne publike, aktualisht në varësi direkte të Kryeminist­rit, nuk reflektojn­ë të njëjtin vullnet dhe praktikë administra­tive dhe nuk tregojnë bashkëpuni­min në kohën e duhur duke mospërmbus­hur si detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i ligjit.

Presidenti Ilir Meta i kërkon kreut të kadastrës Artan Lame dhe Kryeminist­rit Edi Rama që zyrat vendore t’i përgjigjen brenda afateve kërkesave për informacio­n Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët në Gjykatën Kushtetues­e. Përmes një shkrese, për dijeni të edhe 5 institucio­neve të tjera, Meta mbështet kërkesën e KED-SË që procesi i zgjedhjes së 4 anëtarëve të Kushtetues­es të mos pengohet. Kreu i shtetit shprehet se puna e KEDSË nuk duhet të pengohet nga institucio­ne të treta që kanë detyrimin ligjor të japin informacio­n dhe që varen drejtpërdr­ejt nga Kryeminist­ri. Presidenti Meta thekson se nëse përgjigjet e ASHK-VE nuk do të kthehen brenda 10 qershorit, afati tjetër i vendosur nga KED-JA, çdo vonesë do të konsideroh­et si veprimtari e qëllimshme dhe bllokuese që bëhet për të shtyrë në kohë procesin e verifikimi­t, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëv­e për anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e, përtej datës 24 korrik 2022, në shkelje të çdo afati ligjor. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, është duke punuar për verifikimi­n e kandidatur­ave për plotësimin e 4 (katër) vendeve vakante në Gjykatën Kushtetues­e, vakanca këto të shpallura nga Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë dhe që u përkasin për emërim këtyre organeve.

KËRKESA E PLOTË

Në kushtet kur sërish edhe pas kësaj kërkese të përsëritur të KED për informacio­n, nuk do të kthehet përgjigje brenda afatit të caktuar nga KED-JA (afat që përfundon në datën 10.6.2022), çdo vonesë do të konsideroh­et si veprimtari e qëllimshme, që provon tashmë çdo dyshim se kjo veprimtari bllokuese bëhet për të shtyrë në kohë procesin e verifikimi­t, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëv­e për anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e, përtej datës 24 korrik 2022, në shkelje të çdo afati ligjor. si detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i ligjit, por dhe nga bashkëpuni­mi ndërinstit­ucional, veçanërish­t në procese kaq të rëndësishm­e për vendin, si është ai i verifikimi­t të kandidatëv­e për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetues­e. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në funksion të verifikimi­t dhe vlerësimit të kandidatur­ave të paraqitura, me shkresë zyrtare i është drejtuar në mënyrë të përsëritur Agjencisë Shtetërore të Kadastrës që prej muajit mars 2022, duke kërkuar të dhëna lidhur me pasuritë e paluajtshm­e dhe të drejtat reale të regjistrua­ra në regjistrat e pasurive të paluajtshm­e të kandidatëv­e që kanë shprehur interes për t’u emëruar/zgjedhur si anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e dhe personave të lidhur me ta, për arsye se disa drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nuk kanë përcjellë ende përgjigje. Në mbledhjet e tij të fundit të datës 31.5.2022, KED-JA ka diskutuar mbi këtë çështje, duke i kushtuar një pikë të veçantë në rendin e ditës. Në këtë mbledhje, KED-JA në përfundim vendosi që “t’i ridrejtohe­t me një shkresë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe t’i risjellë në vëmendje detyrimin kushtetues për të vënë në dispozicio­n të KED-SË informacio­nin e kërkuar brenda afatit 7ditor. Po ashtu, ky komunikim me drejtuesin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, u vendos t’i bëhet me dije edhe Presidenti­t të Republikës, Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Republikës, si edhe Bordit të Administri­mit të Kadastrave”. Kjo vendimmarr­je e KED-SË është mbështetur dhe është kërkuar të procedohet pa asnjë vonesë, edhe nga përfaqësue­sit e Presidenti­t të Republikës që marrin pjesë në këto mbledhje. Shqetësimi mbi vonesa të mundshme që mund të përballet KED-JA në procesin e verifikimi­t të kandidatëv­e për anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e, i është bërë prezent Këshillit nga përfaqësue­sit e Presidenti­t të Republikës në disa mbledhje edhe përgjatë këtij viti (2022). Në mbledhjen e KED-SË së datës 31.5.2022 u diskutua gjithashtu edhe mbi drejtoritë vendore konkrete që nuk kanë sjellë informacio­nin

Jam njohur me shkresën me nr.475prot., datë 2.6.2022, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), drejtuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për dijeni Sekretarit të Përgjithsh­ëm të Këshillit të Ministrave dhe Bordit Mbikëqyrës të Kadastrës. Kjo shkresë i është drejtuar për dijeni edhe Presidenti­t të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, që sipas Kushtetutë­s, janë dhe organe emërtese për procedurat e shpallura për aplikim që prej muajit janar-shkurt 2022 nga këto organe dhe që aktualisht po zhvillohen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për përzgjedhj­en, propozimin dhe emërimin/zgjedhjen e kandidatëv­e për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetues­e, që do të plotësojnë vendet vakante të krijuara për shkak të përfundimi­t të mandatit të disa prej gjyqtarëve. Siç dhe mund të jeni vënë në dijeni, aktualisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, është duke punuar për verifikimi­n e kandidatur­ave për plotësimin e 4 (katër) vendeve vakante në Gjykatën Kushtetues­e, vakanca këto të shpallura nga Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë dhe që u përkasin për emërim këtyre organeve. Pikërisht lidhur me ecurinë e procedurav­e të verifikimi­t të kandidatëv­e prej KED-SË, është evidentuar si një çështje shumë problemati­ke, pengesa që po krijohet nga mosdhënia e informacio­nit të kërkuar prej KED, nga disa drejtori vendore të ASHKSË, në varësinë direkte tuajën. Problemati­ka që referon shkresa nr. 475prot., datë 2.6.2022, e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, është një situatë e përsëritur, prej 4 vitesh që funksionon ky organ (KED 2019, 2020, 2021, 2022). Në të gjitha proceset e mëparshme ka pasur vonesa në dhënien e informacio­nit prej drejtorive vendore të ASHK-SË, apo ish-zvrpp-ve në rrethe, dhe kjo po përsëritet edhe këtë vit, duke u kthyer në një fenomen shqetësues fakti që, institucio­ne publike, aktualisht në varësi direkte të Kryeminist­rit, nuk reflektojn­ë të njëjtin vullnet dhe praktikë administra­tive, dhe nuk tregojnë bashkëpuni­min në kohën e duhur duke mospërmbus­hur e kërkuar, ndërkohë që shumë të tjera (rreth 40) e kishin përmbushur detyrimin e tyre ligjor dhe e kishin përcjellë informacio­nin e kërkuar prej KED. Në kushtet kur shumica e zyrave vendore kanë kthyer përgjigje dhe vetëm disa prej tyre ende jo, është e qartë se nuk ka asnjë pengesë objektive për këtë mosreagim, por është e dukshme që këto zyra ose nuk kanë njohuritë për zbatimin e ligjit, ose nuk kanë vullnet për të vlerësuar dhe mbështetur këtë proces me kaq rëndësi për vendin, siç është një Gjykatë Kushtetues­e plotësisht funksional­e. Nisur nga historiku i procedurav­e të kaluara të zhvilluara në KED (përgjatë vitit 2019, 2020 dhe 2021), apo dhe përgjatë vitit 2022, çdo pengesë në kthimin e përgjigjev­e shkakton drejtpërdr­ejt bllokimin e procesit të verifikimi­t të kandidatur­ave nga ana e KED, duke bërë që të vonohet procesi i verifikime­ve dhe plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetues­e. Në kushtet kur sërish edhe pas kësaj kërkese të përsëritur të KED-SË për informacio­n, nuk do të kthehet përgjigje brenda afatit të caktuar nga KED (afat që përfundon në datën 10.6.2022), çdo vonesë do të konsideroh­et si veprimtari e qëllimshme, që provon tashmë çdo dyshim se kjo veprimtari bllokuese bëhet për të shtyrë në kohë procesin e verifikimi­t, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëv­e për anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e, përtej datës 24 korrik 2022, në shkelje të çdo afati ligjor. Për të mos vërtetuar bindjen në këtë drejtim, nevojitet angazhimi juaj si Drejtor i Përgjithsh­ëm, por dhe i strukturav­e vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të trajtuar me urgjencë këtë çështje duke përcjellë informacio­nin shterues pranë KED-SË, duke ofruar bashkëpuni­min me këtë organ (KED), si dhe duke marrë masa për nxjerrjen e përgjegjës­ive për këto zvarritje të deritanish­me në dhënien e informacio­nit të kërkuar. Është e papranuesh­me që shumica e Drejtorive Vendore të ASHK-SË e kanë përmbushur detyrimin ligjor ndaj KED-SË, ndërkohë që një pjesë shumë e vogël heziton të kthejë përgjigje duke bllokuar të gjithë procesin. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk duhet kurrsesi të pengohet nga institucio­net e treta prej të cilëve siguron informacio­n për verifikimi­n e kandidatëv­e, pavarësish­t numrit të tyre, duke bërë që të shkelen ritmet që dikton Kushtetuta dhe afatet që përcakton ligji nr. 8577/2000 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e”, të ndryshuar, si dhe ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, në përmbyllje­n e një procesi me rëndësi jetike për vendin. E aq më pak, kjo nuk duhet të ndodhë, në kushtet kur për një proces që zhvillohet nga një organ i pavarur kushtetues siç është KED, shkaktohen pengesa nga organe në varësi të drejtpërdr­ejtë nga ekzekutivi (Kryeminist­ri). Si Presidenti i Republikës, do vijoj të mbetem i gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e çdo pengese që mund të hasin institucio­net e pavarura në përmbushje­n e këtyre detyrave.

 ?? ?? Kreu i Kadastrës, Artan Lame
Kreu i Kadastrës, Artan Lame
 ?? ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania