Panorama (Albania)

Ministrit rus Lavrov i ndalohet fluturimi nga tri shtete të NATO

Do zhvillonte vizitë zyrtare në Serbi. Maqedonia, Bullgaria e Mali i Zi e bllokojnë Ministri i Jashtëm rus: "Ballkani i Hapur" nismë serbe, Rusia e mbështet pavarësish­t kundërshti­meve të Brukselit

- KELMENT BAÇI

Ka dështuar dje vizita e planifikua­r e ministrit te Jashtëm rus, Sergei Lavrov, drejt Beogradit, ku pritej të takohej me Presidenti­n serb, Aleksandar Vuçiç, për arsye se Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria nuk e lejuan avionin rus të kalonte në hapësirën e tyre ajrore.

Ky veprim ka lënë shije të hidhur te shefi i diplomacis­ë ruse, ku në një konferencë

online të transmetua­r nga Moska, Lavrov e quajti “të paimagjinu­eshëm” vendimin e disa vendeve për t’i ndaluar atij të fluturojë mbi territorin e tyre dhe të vijë në Serbi. “Ndodhi diçka e paimagjinu­eshme. Shtetit sovran i është hequr e drejta për të ndjekur politikën e jashtme. Aktivitete­t ndërkombët­are të Serbisë në drejtimin rus janë bllokuar”, tha Lavrov në një konferencë për media pas anulimit të vizitës së tij në Serbi. Lavrov tha se nuk është i befasuar nga cinizmi i Perëndimit dhe se e ka bërë të qartë se do të bëjë presion pa sakrifikua­r as mjetet më të ulëta. Duke folur për Aleksandar Vuçiç dhe Serbinë, Lavrov u shpreh se Rusia do të vazhdojë t’i mbështesë. Ministri i Jashtëm rus ka shprehur mbështetje­n për projektin e “Ballkanit të Hapur”, që ai e cilëson si një nismë të Aleksandar Vuçiç.

“Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel, nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne të shprehim mbështetje­n tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur ‘Ballkani i Mbyllur’”, tha ministri i Jashtëm rus. Lavrov deklaroi se Brukseli nuk dëshiron të sigurojë një platformë për Rusinë në Beograd, që Moska të paraqesë qëndrimin e saj për një sërë çështjesh rajonale. Ai vlerësoi gjithashtu se sjellja e Europës e bën më të vështirë situatën ekonomike për qytetarët e saj. Lavrov ka shtuar se homologu i tij serb, Nikolla Sellakoviç, është ftuar në Moskë dhe shpreson që udhëtimi i tij nuk do të pengohet.

“Gjëja kryesore është se askush nuk do të mund të shkatërroj­ë lidhjet tona me Serbinë”. Mosrealizi­mi i vizitës se Lavrovit në Serbi ka sjellë edhe reagimin e ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vullin, kur thotë se i vjen shumë keq për pengesën ndaj vizitës se Lavrovit, të cilin e ka përshkruar si “mik të mrekullues­hëm dhe të dëshmuar të Serbisë”. Ministri serb konsideroh­et si një ndër personazhe­t më pro Kremlinit. “Një botë në të cilën diplomatët nuk mund të arrijnë paqe, është botë në të cilën nuk ka paqe. Ata që parandalua­n arritjen e Sergei Lavrovit, nuk duan paqe, ata ëndërrojnë të mposhtin Rusinë”, ka thënë Vullin përmes një deklarate. Më pak diplomatik, por i drejtpërdr­ejtë, ka qenë reagimi i Kryeminist­rit kroat, Andrej Plenkoviç, në lidhje me këtë “incident” kur deklaroi se Serbia duhet të jetë e kujdesshme se kë do të zgjedhë nëse ka ambicie për t’u anëtarësua­r në Bashkimin Europian. “Nuk është koha për t’u ulur në dy karrige”, u tha Plenkoviç gazetarëve në Zagreb. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e ka konsiderua­r vendimin “një tjetër kanal të mbyllur të komunikimi­t”. Kremlini ka thënë të hënën se mbyllja e hapësirës ajrore ka qenë “veprim armiqësor”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve se një veprim i tillë mund të ndryshojë orarin e takimeve të nivelit të lartë diplomatik. Megjithatë, Peskov ka thënë se kjo gjë nuk do ta

pengojë Moskën nga mbajtja e kontakteve me shtetet mike. Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup ka refuzuar kërkesën e Ambasadës së Federatës Ruse për shfrytëzim­in e hapësirës ajrore të këtij shteti për fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, i cili kishte paralajmër­uar se do të vizitojë Beogradin

të hënën. Kërkesa e Ambasadës ruse është bërë pavarësish­t se Maqedonia e Veriut më 28 shkurt ka vendosur sanksione ajrore ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka thënë më 6 qershor se mbron vendimin për refuzimin e kërkesës së Ambasadës

së Federatës Ruse për shfrytëzim­in e hapësirës ajrore të këtij shteti për fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Kryeminist­ri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se Maqedonia e Veriut është shtet anëtar i NATO-SË dhe çdo vendim që merret nga Aleanca është edhe vendim i

Maqedonisë së Veriut. Nismës së Ballkanit të Hapur, në Ballkanin Perëndimor, nga gjashtë vende i janë bashkuar vetëm tri: Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, ndërkohë që Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova kanë shprehur hapur kundërshti­të e tyre ndaj kësaj nisme dhe nuk janë pjesë e saj.

 ?? ?? Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania