Panorama (Albania)

Berisha: Lavrov po shkonte në Serbi për të mbështetur “Ballkanin e Hapur”

-

Kreu i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha, reagoi dje pas anulimit të vizitës së anulimit të vizitës së ministrit rus, Sergei Lavrov në Beograd, duke shprehur bindjen se ai po shkonte në Beograd për të mbështetur nismën e “Ballkanit të Hapur”. “Goebelsi i Vladimir Putinit, Lavrov i del zot ‘Ballkanit të Hapur’ si projekt rus! Pas ndalimit që i bëri Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, avionit të tij për të fluturuar në hapësirën ajrore të këtyre vendeve për në Beograd, Goebbelsi i diktatorit gjakësor Putin iu deklaroi mediave serbe se ai po shkonte në Beograd për projektin e ‘Ballkanit të Hapur’”, deklaroi z. Berisha. Sipas tij, kjo provon se Edi Rama, vasal i Aleksander Vuçiç me “Ballkanin e Hapur”, kërkon të vendosi Shqipërinë vendin anëtar të NATO-S nën hegjemonin­ë e Serbisë dhe influencen direkte të Rusisë. “Konkretish­t, Lavrov deklaroi për mediat serbe: “Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetje­n tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e ‘Ballkanit të Hapur’. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur-tha ministri i

Jashtëm rus”- deklaroi ishkryemin­istri. Berisha përshëndet­i edhe vendimin e vendeve të rajonit që mbyllën hapsirën ajrore për fluturimin e Lavrov drejt Serbisë. “Me këtë rast përshëndes përzemërsi­sht vendimet e qeverive të vendeve anëtare të NATO-S për ndalimin e fluturimit te avionit të ministrit të Putinit në hapësirën e tyre ajrore dhe dënoj me forcën me të madhe aktin antikombët­ar, antievropi­an të Edi Ramës, mbështetje­n nga ana e tij të projektit ruso-serb të ‘Ballkanit të Hapur’”, shprehet ish-kryeminist­ri Sali Berisha. Vizita e shumëpritu­r e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në Serbi u anulua dje pasi Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria bllokuan hapësirën e tyre ajrore për avionin e Lavrov në kuadër të sanksionev­e ndëshkuese që i janë vendosur Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Moska fajësoi vendet perëndimor­e se po vendosin një tjetër barrierë, duke mbyllur komunikimi­n me Kremlinin. Sipas diplomatit rus, Perëndimi kishte për synim ta ndalonte atë të shprehte qëndrimin e tij për Kosovën dhe në mbështetje të “Ballkanit të Hapur”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania