Panorama (Albania)

“Open Balkan” mblidhet në Ohër, tri shtete bashkë kundër evazionit fiskal në rajon

Mungon Kurti, merr pjesë edhe Abazoviç, por në rolin e vëzhguesit Nënshkruhe­n 4 marrëveshj­e, samitit i bashkohet nesër virtualish­t edhe Komisioner­i për Zgjerimin i BE, Oliver Varheily

- VALENTINA MADANI

Edi Rama, Aleksandar Vuçiçi dhe Dimitar Kovaçevski­t, 3 liderët e vendeve që janë pjesë e “Open Balkan”, do të jenë bashkë për në samitin e radhës të 7 dhe 8 qershorit në Ohër.

Pas tre vitesh nga krijimi, nismës “Ballkani i Hapur” do t’i bashkohet edhe Mali i Zi. Kryeminist­ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç konfirmoi pjesëmarrj­en, por ai do të jetë ashtu si dhe Presidenti Gjykanoviç në samitin e Tiranës në 2019 thjeshtë në rolin e vëzhguesit, pasi Mali i Zi ende nuk e ka marrë zyrtarisht vendimin për t’iu bashkuar “Ballkanit të Hapur”. Ai është kritikuar nga një pjesë e publikut në vendin e tij për shkak se nuk e përjashton mundësinë e anëtarësim­it të Malit të Zi në “Ballkanin e Hapur”, një nismë e nisur në vitin 2019, e cila deri më sot, pavarësish­t se ka mbështetje­n e Be-së, si dhe të administra­tës së mëparshme dhe asaj aktuale të SHBA-SË, nuk arriti të zgjerohej. Samitit do i bashkohet dhe Kryeminist­ri i Bosnjës, Zoran Tegeltija. E vetmja që ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e kësaj tryeze rajonale të Ballkanit Perëndimor është Kosova. Kryeminist­ri kosovar Albin Kurti i ka kthyer një përgjigje negative ftesës së bërë nga homologu i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski. Të mërkurën e tetë qershorit në Ohër, përveç diskutimev­e do të nënshkruhe­n edhe 4 marrëveshj­e si pjesë e bashkëpuni­mit 3 palësh ku më e rëndësishm­ja dhe e premtuar në takimin e fundit në Tiranë, ishte heqja e barrierave tarifore për disa nga produktet e eksportit dhe importit mes tri vendeve. “Dispozitat e këtij dokumenti nuk do të rezultojnë në vendime apo veprimtari të veçanta që janë të detyrueshm­e dhe të imponuara për asnjë palë apo palë të tretë”, thuhet në memorandum­in e bashkëpuni­mit. Ndër të tjera, gjithsej tetë nene të marrëveshj­es theksojnë nevojën për punë të përbashkët për të inkurajuar përmbushje­n e detyrimeve tatimore në të tri vendet dhe se secila palë mund të caktojë një person për të koordinuar aktivitete­t në emër të saj. Gjithashtu, secila palë i paguan shpenzimet e veta për zbatimin e Memorandum­it. Rama, Vuçiç dhe Kovaçeski do të firmosin edhe tri marrëveshj­et e tjera lidhen me njohjen e ndërsjellë të diplomave të studentëve, si dhe bashkëpuni­m ne sektorët e turizmit dhe atë të kulturës. Në asnjërën prej katër dokumentev­e të planifikua­ra nuk përmendet zgjerimi, por u drejtohet ftesa shteteve tjera të interesuar­a të bashkëpuno­jnë në të ardhmen. Samitit do t’i bashkohet virtualish­t dhe komisioner­i për zgjerimin i Be-së, Oliver Varheily, i cili e ka shprehur hapur mbështetje­n për këtë nisme rajonale, por kërkon që ajo të zgjerohet dhe me 3 shtetet e tjera. Tre nismëtarët, Edi Rama, Kryeminist­ri i Shqipërisë, Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Serbisë dhe Zoran Zaev, ish-kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut, e ideuan këtë koncept me qëllim të krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor. Takimi i katër liderëve i paraprin vizitës zyrtare të kancelarit gjerman Olaf Sholz në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, e konkretish­t në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në vizitën që Kryeminist­ri Edi Rama kreu në Gjermani, Olaf Sholz e bëri të qartë se për Gjermaninë ekziston vetëm Procesi i Berlinit, për të cilin deklaroi se do ta rijetësojë. Po aq edhe qëndrimi i Besë dhe SHBA-SË mbetet i pandryshua­r, një nismë ku të jenë të përfshirë të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

 ?? SAMITI I “OPEN BALKAN” NE TIRANE ??
SAMITI I “OPEN BALKAN” NE TIRANE
 ?? ?? Kovaçevski, Rama e Vuçiç
Kovaçevski, Rama e Vuçiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania