Panorama (Albania)

Historia e Librazhdit, Açka: AMA duhet të veprojë më shpejt se keqbërësit

Skandali me videon, PD-PS “bashkohen” për parandalim­in e rasteve të tjera Deputetja e PD kërkon takim me drejtoresh­ën e AMA, Petro Koçi: “Nuk mund të lejohet ky linçim, ka qenë një barbarizëm”

- KELMENT BAÇI E LIBRAZHDIT K O M I S I ON I

Mazhoranca dhe opozita janë bërë bashkë për mënyrën e trajtimit në media të rastit të vajzës nga Librazhdi, e cila u kap “mat” me të dashurin nga vjehrri dhe vjehrra.

Në komisionin e edukimit dhe mjetet e informimit publik, deputetja e Pd-së, Flutura Açka u shpreh shumë e shqetësuar për rastin, duke kërkuar nga AMA që të reagojë më shpejt sesa keqbërësit. Ajo tha se ishte e tronditur për rastin e dhunës që iu bë të resë, ndërsa kërkoi një dëgjesë me drejtuesen e AMA-S për të gjetur mënyra për ndalimin e përsëritje­s së rasteve të ngjashme. I të njëjtin mendim ishte edhe deputeti i Ps-së, Petro Koçi, i cili theksoi se është e paimagjinu­eshme që të ndodhin situata të tilla në një shoqëri të civilizuar. Sipas tij, një linçim i tillë nuk mund të lejohet duke e konsiderua­r si barbarizëm. Mazhoranca dhe opozita ranë dakord që të zhvillojnë një takim me AMA-N për të kërkuar reagim më të shpejtë në raste të tilla.

DISKUTIMET Flutura Açka:

Ajo ngjarja me atë vajzën e Librazhdit më ka tronditur shumë dhe them që është e nevojshme një seancë dëgjimore me AMA-N apo për çfarë kanë ato nevojë për nesh, sepse ekzekutimi, akti ishte me vonesë. Gjerat ndodhën me një shpejtësi të llahtarshm­e, ligji duhet të veprojë dhe AMA duhet të veprojë shumë më shpejt sesa veprojnë keqbërësit. Propozoj një seancë dëgjimore me AMA, ekskluzivi­sht duke marrë shkas nga ngjarja, që të parandaloj­më ngjarje të tjera të kësaj natyre. Janë me mijëra vajza që kanë nevojë për mbështetje­n tonë. Unë për vetën time e kam përjetuar kaq, disa ditë nuk kam qenë mirë. Për mua ka qenë në kufijtë e mesjetës, në kufijtë e inkuizicio­nit dhe nuk e kam përballuar dot.

Petro Koçi: Bashkohem me shqetësimi­n e kryetares. Ka qenë një shqetësim që e kemi ndjerë të gjithë dhe transmetim­i në portale dhe media ka qenë e rëndë. Nuk hyjmë në çështjet private të individëve të caktuar, por ajo që ka ndodhur ka qenë një linçim publik, i një shtetaseje që ka të drejtat e veta, madje ka të drejtat e veta edhe të gabojë. Nuk mund të lejohet ky linçim, që ka qenë një barbarizëm dhe një kthim prapa që nuk ka lidhje me civilizimi­n e sotëm. Unë do propozoja që një grup nga ne të bëjmë një takim me drejtoresh­ën e AMA pa bërë një dëgjesë publike, sepse nuk dua që ta ngacmojmë më tej. Unë jam dakord, reagimi duhet të jetë më i shpejtë. Kështu që unë mendoj që ne që drejtojmë komisionin, dy nga opozita dhe dy nga mazhoranca të bëjmë një takim me AMA-N dhe ketë ta bëjmë publike si takim.

Flutra Açka: Nëse është kështu, atëherë deri brenda së premtes vendosim bashkërish­t se cilët do jenë përfaqësue­s dhe ne mund ta bëjmë një takim.

Eduard Ndreca: Këto dëgjesat duhet t’i trajtojmë edhe në formën e kërkesës së llogarisë, jo thjesht si bashkëbise­dim me drejtoresh­ën e AMA-S. A ka mekanizma që e rregullojn­ë mediat, pasi po ju them që nga mëngjesi deri në darkë këtë lajm kanë pasur. Duhen gjetur mekaniz

ma shtrëngues që duhet të merren kundër atyre që abuzojnë.

Ina Zhupa: Aty është bërë dëmi, është cenuar dinjiteti njerëzor dhe gjithçka tjetër por ne duhet të kemi fokusin që ngjarje të tilla që mund të ndodhin me gratë, fëmijët apo shtresa të margjinali­zuara ne t’i japim një rregullim ligjor. Ne të kemi mundësi që të mos t’i lëmë të përhapen brenda 24 orëve dhe pastaj reagimet e institucio­neve të jenë më të shpjeta. Ne sot e gjejmë ende videon e ngarkuar në rrjet. Duhet ndërhyrja e AKEP-IT, si institucio­n përgjegjës, që ta bllokojë atë video, dhe ata nuk reagojnë në kohë. Që të mos ta lamë ne në vullnetin e një punonjësej­e që e shikon

apo jo në kohë, apo reagon apo jo në kohë, duke vendosur masa të tilla ligjore edhe për ata që janë institucio­ne përgjegjës­e por edhe për mediat, do bëjmë diçka të mirë për atë që mund të ndodhë në të ardhmen.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania