Panorama (Albania)

Nëna: S’dalim dot nga shtëpia, të gjithë qeshin me ne

Babai: Vajzën e gjeta në gjendje të tmerrshme, po e shantazhon­in

-

Pas ngjarjes së rëndë në Librazhd, prindërit e vajzës tregojnë pasojat e një ngjarjes dhe dramën që ka lënë bërja dhe publikimi i videos nga familjarët e burrit të vajzës. Nëna e vajzës, e cila u kap “mat” dhe filmua nga vjehrrit e më pas u shpërnda në rrjet, shprehu indinjatën se përse familjarët e dhëndrit i bënë video së bijës. Teksa kërkoi ndihmë, ajo u shpreh e hidhëruar se tani ata nuk dalin nga shtëpia pasi të gjithë qeshin me ata, ndërsa vajza tjetër ka lënë shkollën. “Ne duam ndihmë, babai nuk shko atje. Vajza s’shkon në shkollë, s’mund t’i dal çdo ditë para. Nuk dalim dot nga shtëpia. Nuk jetohet kështu, të gjithë qeshin me ne. S’dua që vajza të vijë e shtëpia. Le të rrijë rrugëve. S’është puna për dhunë, nuk dal dot nga dera.

Pse e filmuan?”, tha ajo në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”. Nga ngjarja e rëndë në Librazhd, ku një 20-vjeçare u filmua në shtrat me të dashurin dhe u dhunua nga familjarët e bashkëshor­tit të saj u mësua se e reja kishte 3 vite e martuar, por komunikont­e me bashkëshor­tin në “Messenger”, pasi s’kishte

numër telefoni të tij. Ndërsa gazetarja që e intervisto­i shtoi se sipas familjarëv­e të vajzës, “20-vjeçarja s’ka numër telefoni të bashkëshor­tit të saj, fliste vetëm në ‘Messenger’”. Me herët, babai i saj bëri me dije se nuk ishte në dijeni të lidhjes së vajzës së tij. Ai ka treguar po ashtu se vajza e kishte gjetur të lakuriq në gjendje të tmerrshme. “Djali që u gjet atë natë në dhomë me vajzën s’e njihja, se punoja me shkëputje. S’e kisha parë me vajzën më parë. Vajza ishte e fejuar, me celebrim. Po prisnim të bëhej ceremonia martesore. Ekonominë e kemi të dobët dhe kishim rënë dakord që vajza të jepte paratë e rrogës te ne. Vajza kur vinte burri qëndronte atje. Ai më shumë rrinte në emigrim dhe shumë pak këtu. Ai ishte i sjellshëm si djalë. Marrëdhëni­a e tyre ishte mirë, se çfarë kanë në zemër. Unë e kam parë tmerr vajzën. Pyeta se çfarë ka ndodhur me vajzën. Më erdhi një makinë pa na njoftuar. Vajzën e kam gjetur të mbështjell­ë nga brezi e poshtë me peshqir të vogël, e kam gjetur lakuriq. Ishin tri gra dhe ishin burra ata që shihnin vajzën, e shantazhon­in, xhaxhallar­ët e krushkut, kunati i vajzës dhe komshinj”, tha babai i vajzës.

 ?? ?? Prindërit e 20-vjeçares nga Librazhdi
Prindërit e 20-vjeçares nga Librazhdi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania