Panorama (Albania)

Lirohet drejtori i ADZM në Lezhë, Gjykata le në burg dy vartësit e tij

-

Drejtori i Administra­tës së Zonave te Mbrojtura, Pjetër Toni, i cili u arrestua të premten për “Shpërdorim detyre”, do të hetohet me masën e sigurisë “Arrest ne Shtëpi”. 61-vjeçari u njoh të hënën me verifikimi­n e kushteve e të masës së sigurisë në Spitalin e Lezhës, ku ndodhet i shtruar për shkak të problemeve shëndetëso­re të shfaqura pasi u vu në pranga nga policia. Ndërsa Armando Lleshaj, specialist i Sektorit të Monitorimi­t dhe Tom Gjelaj me detyrë roje mjedisore dolën para togave të zeza në Gjykatën e Lezhës, ku gjyqtari Artan Hajredinaj vendosi t’i le në burg deri në fund të hetimeve, ashtu siç kishte kërkuar prokurori Sabri Kastrati. Kishte kërkuar burg për të tre zyrtarët. Ndërkohë, avokatet e të arrestuarv­e, paralajmër­uan ankimimin e vendimit të Gjykatës së Shkalles së parë për klientët e tyre, pasi kishin kërkuar që ata të hetohen me masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ndërkohë, Pashk Ndoka, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Monitorimi­t në ADZMNË Lezhë, është në kërkim.

Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorim­it të detyrës, pasi sipas dosjes hetimore në “Grykëderdh­jen e Matkeqës” për javë me radhë u hodhën interte dhe laguna u tjetërsua. Gjithçka ndodhi mes ditës me diell, por ata që duhet të ruanin perlën e natyrës nuk ishin në lartësinë e detyrës. Drejtori dhe inspektorë­t e Zonave të Mbrojtura në Lezhë akuzohen se nuk kanë përmbushur detyrat funksional­e të përcaktuar­a në ligjet dhe aktet nënligjore për funksionet e tyre. Me veprimet dhe mosveprime­t e tyre, ata kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune– Vainit. Operacioni “Tjetërsimi i Lagunës” vijon për identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Policia e Lezhës procedoi penalisht në nëntor të vitit që shkoi tre persona për hedhje të inerteve në lagunë me qëllimin përfitimin e tokës. e.h

Avokatet e të arrestuarv­e, paralajmër­uan ankimimin e vendimit të Gjykatës së Shkalles së parë për klientët e tyre, pasi kishin kërkuar që ata të hetohen me masën e sigurisë detyrim paraqitje.

 ?? ?? Gjykata e Lezhës
Gjykata e Lezhës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania