Panorama (Albania)

Plagos fqinjin dhe fsheh armën te magazina e drogës

Plumba mbi kushëririn e Ilir Kupës, Policia zbulon kanabis, armë dhe municione, kontroll në disa banesa

-

Plagos fqinjin me armë zjarri, ikën në banesë, lë armën aty dhe më pas largohet në drejtim të paditur. Policia vihet në lëvizje, ngre postblloqe si gjithnjë, shkon e bën kontroll banese dhe gjen aty drogë dhe municion por jo autorin e krimit. Ndonëse policia menjëherë pas ngjarjes tha se plagosja kishte ndodhur për motive të dobëta, pas një sherri banal mes dy komshinjve që jetojnë prej një jete bashkë, më vonë tregon se autorit që tashmë është në kërkim iu gjet një serë kanabisi në mes të qytetit dhe në mes të Fushëkrujë­s. Në fakt Kruja dhe Fushë-kruja janë ndër zonat më të frekuentua­ra nga kultivuesi­t e kanabisit prej vitesh, ndërsa qyteza e vogël e Fushë-krujës prej më shumë se një dekade është kthyer në vendin që gjeneron krim thuajse në të njëjtin nivel me qytetet e mëdha.

PLAGOSJA SIPAS POLICISË

Pasditen e djeshme një plagosje me armë zjarri u regjistrua në Fushë Krujë, ngjarje që ka vënë në lëvizje menjëherë blutë lokalë dhe ata të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit. Sipas burimeve zyrtare u mësua se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit por që nuk bëhet me dije se çfarë konflikti ka ndodhur mes tyre. Policia e Durrësit njoftoi se

ngjarja ka ndodhur në lagjen që njihet me emrin “Punëtori”, ku mësohet se Blerim Selaçi, 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri Lufti Kupën, 62-vjeç. Selaçi dhe Kupa janë komshinj me njëri-tjetrin dhe mësohet, nga burime jo zyrtare, se sherri ka ndodhur për shkak të përplasjev­e të hershme për çështjen e një prone. I plagosuri Kupa është dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e duhur për shkak të plagëve të marra,

ndërsa Policia thotë se ai është jashtë rrezikut për jetën.

PASNGJARJA

Gjatë kontrollev­e të ambienteve ku dyshohet se mund të fshihej autori, Policia gjeti një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, në shtëpinë e tij. U sekuestrua­n bimët e dyshuara narkotike në proces tharjeje, si dhe pajise elektrike që autori i përdorte për kultivimin e tyre.

Gjithashtu, u tha se u gjend dhe sekuestrua arma e krimit me të cilën 44-vjeçari plagosi në këmbë komshiun e tij. Po përveç armës, u gjenden edhe municione të tjera ndërkohë që policia nuk ka arrestuar asnjë person si për drogën ashtu as për armët. Policia ka mundur të sigurojë dëshminë e personit të plagosur si dhe të familjarëv­e të tij duke dokumentua­r edhe shkakun e sherrit mes tyre, dëshmi që ka çuar edhe në zbulimin e magazinës së drogës dhe të armëve në ambientin që kishte nën posedim autori.

I PLAGOSURI

Sipas të dhënave të Policisë, bëhet me dije se 62vjeçari që mbeti i plagosur, Lutfi Kupa, është kushëri i parë i Ilir Kupës, një prej anëtarëve të bandës së “Babagjysha­ve”, që organizoni­n vjedhje me armë si grup i strukturua­r kriminal. Kupa sipas të dhënave është djali i xhaxhait të Ilir Kupës, i cili njihet për arratinë nga burgu

grek, dhe si anëtar i bandës së “Babagjysha­ve”. Megjithatë, këta dy të fundit prej vitesh nuk komunikojn­ë me njëri-tjetrin për shkak se Iliri gjendet i dënuar në vendin tonë për grabitjen e ndodhur në një dyqan në TEG vite më parë. Kushëri i të plagosurit të djeshëm është njëri ndër të dënuarit shqiptarë që u arratis me bujë nga burgu i Trikallas në Greqi në vitin 2013 duke shkaktuar tërmet në sistemin e drejtësisë në shtetin helen. Ai është i lidhur edhe me grabitjen e në qendrën tregtare në prag të vitit të ri, ku një grup personash të veshur si babagjyshë­r të Vitit të Ri u futën në një argjendari duke marrë me vete sasi të mëdha floriri për tu kapur më pas rastësisht në një ndjekje të policisë në rrugën dytësore të autostradë­s. Pas arrestimit, Kupa u dënua me 23 vite burg për grabitje dhe armëmbajtj­e pa leje ndërkohë ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë greke.

 ?? ??
 ?? ?? Armët e sekuestrua­ra
Armët e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania