Panorama (Albania)

Krimi makabër në Itali, Policia në kërkim të autorit të vrasjes së shqiptares

Rrëfimi i bashkëshor­tit: E doja shumë Nevilën, doli për një kafe! Detaje nga ngjarja e Atilias, si u gjend trupi i pajetë i 35-vjeçares nga Elbasani. Policia italiane heton disa pista

- TIRANE

Policia italiane në zonën e Atilias ditën e djeshme ka intensifik­uar kërkimet për personin e dyshuar si autor të vrasjes së shqiptares 35-vjeçare. Sipas të dhënave të raportuara nga mediat lokale, bëhet me dije se pas sigurimit të disa dëshmish dhe pamjeve filmike, ekspertët kanë mundur të krijojnë një identikit për autorin e dyshuar të krimit. Me mjaft interes për hetuesit e kësaj ngjarjeje makabre është dëshmia e bashkëshor­tit të viktimës, i cili është shfaqur para Policisë italiane si një person që e donte shumë gruan e tij. Policia ia ka marrë dëshminë në banesë e për pasojë i ka ushtruar edhe kontroll banese. Ekspertët e hetimit kanë paraqitur ditën e djeshme gjendjen e tronditjes së fortë të bashkëshor­tit, ndërkohë sipas tyre ai ishte në punë si kopshtar, por në oborrin e banesës së tij është gjendur një mjet luksoz, çka ka rritur dyshimin se bashkëshor­ti së paku duhet të ketë dijeni mbi aktiviteti­n që kryente viktima. Sipas të dhënave, bëhet me dije se Nevila Pjetri nga Elbasani dyshohej se shfrytëzoh­ej për ushtrim prostituci­oni në Itali, por autoritete­t italiane bëjnë me dije se po hetojnë në një mori pistash. Dëshmia e bashkëshor­tit të saj, Leonardo Marku, ka treguar se ajo ishte punonjëse në një kompani dhe mbrëmjen e ngjarjes i kishte thënë atij se po dilte për një kafe me një mikun e saj, kafe prej së cilës ajo nuk u kthye më. Leonardi nuk e njoftoi Policinë e madje ai tha se e kishte marrë vesh ngjarjen e rëndë pikërisht nga karabinier­ët kur i kanë shkuar në shtëpi të nesërmen në mëngjes, disa orë pas krimit makabër.

Policia italiane iu ka thënë mediave vendase se trupi i Nevila Pjetrit nga Shqipëria është gjetur pranë shtratit të lumit Parmignola. Trupi i saj gjysmë i zhveshur thuhet se është zbuluar nga disa turistë, të cilët gjendeshin në atë zonë. Ndonëse ende nuk janë publikuar detajet e autopsisë për mënyrën se si është ekzekutuar gruaja, ka dyshime që ajo është dhunuar barbarisht

MEDIAT ITALIANE

Policia italiane iu ka thënë mediave vendase se trupi i Nevila Pjetrit nga Shqipëria është gjetur pranë shtratit të lumit Parmignola. Trupi i saj gjysmë i zhveshur thuhet se është zbuluar nga disa turistë, të cilët gjendeshin në atë zonë. Ndonëse ende nuk janë publikuar detajet e autopsisë për mënyrën se si është ekzekutuar gruaja, ka dyshime që ajo është dhunuar barbarisht. Sipas të dhënave, ajo ka një plagë pas koke që autoritete­t besojnë se është plagë thike, por ende nuk dihet nëse është vrasje me armë zjarri apo me thikë. Policia italiane po përpiqet të gjejë mjetin nga ku ka dalë trupi i pajetë i shqiptares, pasi

Polica italiane pretendon se ajo është vrarë në një vend tjetër për t’u hedhur më pas në bregun e lumit.

Po ashtu, Policia italiane pretendon se ka edhe pamjet e një burri, i cili është fiksuar nga një kamera rruge momentin që e ka nxjerrë trupin e pajetë të gruas nga makina për ta lënë në vendin edhe ku u gjend! Policia ka shkuar në vendin ku bashkëshor­ti i saj pretendon se punonte bashkëshor­tja e tij, në një kamping në zonën ku banonin dhe ka marrë disa dëshmi. Po ashtu, janë siguruar dëshmi fqinjësh të çiftit të ri. Ndërkohë bëhet me dije se janë siguruar edhe dëshmi nga mikesha të viktimës, të cilat pritet të japin edhe detajet e vlefshme të aktiviteti­t të saj.

 ?? ?? Leonardo Marku dhe Nevila Pjetri
Leonardo Marku dhe Nevila Pjetri
 ?? ?? Vendi ku u gjet 35-vjeçarja
Vendi ku u gjet 35-vjeçarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania