Panorama (Albania)

Tutori me vëlla në Policinë shqiptare

-

Prej ditësh nëpër mediat italiane publikohen të dhënat e një dosjeje shfrytëzim­i prostituci­oni të vajzave shqiptare nëpër rrugët e Italisë. Ata kanë hapur një histori të vitit 2013 duke iu kthyer disa dëshmive të dy vajzave për të riparë se deri ku kanë shkuar hetimet për denoncimin e atyre dy vajzave që shfrytëzoh­eshin në rrugët e vendit të tyre. Vajzat në dëshmitë e lëna në Policinë italiane kanë treguar fakte tronditëse, derisa kanë thënë se vëllai i njërit nga tutorët e tyre ishte oficer policie në Shqipëri dhe se ky person kishte mundur të fshihet në vendin tonë për shkak të mbrojtjes që kishte në Polici. Madje, hetuesit italianë pretendojn­ë se tutorët shqiptarë arrinin deri atje se paguanin shoqet e viktimave të tyre që mos të dëshmonin kundër tyre për historitë e shfrytëzim­it të vajzave shqiptare në Itali. Sipas mediave vendase mësohet se Gjykata italiane kanë dokumentua­r faktin se trafikanti me inicialet K.S. që u fsheh për pesë vjet me radhë në vendin e tij u shpall fajtor 16 marsin e 2016, duke u dënuar me 7.8 vjet burg për akuzat e plagosjes së rëndë dhe shfrytëzim­it të prostituci­onit të parashikua­r nga ligji italian që u plotësua më vonë me një urdhër arresti më 16 shtator 2019. Akuzat ndaj tij u provuan nga dy të reja shqiptare që të dyja të shfrytëzua­ra në Torino. Gjykata në atë dosje flet për përleshjen e vajzave për zonat në të cilët punonin por pas dëshmive të tyre u mësua se fshiheshin tutorët shqiptarë që kishin ikur nga Italia dhe fshiheshin në vendin tonë nën mbrojtjen e Policisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania