Panorama (Albania)

Prangoset i shumëkërku­ari që “bleu” dy policë me 10 mijë euro

Kapet në Kavajë i dënuari me 8 vjet burg për trafik droge Kush është Alfred Mikeli dhe historia e shpëtimit nga prangat

- TIRANE

Prej katër vitesh ai ishte në kërkim. Ishte shpallur fajtor për trafik droge dhe madje gjykata edhe e kishte dënuar po ai vijonte të lëvizte lirshëm nëpër zonat e bregdetit dhe në momentin e parë që u pikas nga Policia, ai gjeti formën t’i blinte.

E jo me pak por me 10 mijë euro. “5 mijë euro për ne e 5 për shefin”, i patën thënë aso kohe dy policët që e kapën dhe e lëshuan, ose të paktën kështu pretendoi prokuroria kur urdhëroi arrestimin e dy punonjësve të policisë në janarin e këtij viti. Po ndërsa policët që i morën paratë, gjithnjë sipas dosjes hetimore, të shumëkërku­arit të drejtësisë u vunë në pranga, i kërkuari vijonte të shijonte lirinë dhe madje ka dyshime që edhe ka lëvizur jashtë vendi, derisa ditën e djeshme Policia e Tiranës bëri me dije se e kishte arrestuar në Kavajë.

ARRESTIMI

Policia e Tiranës bëri me dije dje se ka arrestuar 45vjeçarin Alfred Mikeli, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 10 vite burg për korrupsion dhe trafik droge. Më 10 gusht 2021, Alfred Mikeli pagoi 10 mijë euro dy policë që të mos e arrestonin. Në 31 janar 2022, dy efektivë të Policisë në Durrës janë vënë në pranga me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, pasi liruan për 10 mijë euro Alfred Mikelin.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar në vitin 2018 me vendim të formës së prerë nga ishgjykata e Krimeve të Rënda me 10 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëv­e” kryer në bashkëpuni­m. Dy efektivët e Policisë, Viktor Buça dhe Gëzim Lluka morën ryshfet nga Alfred Mikeli, i cili ishte në kërkim, duke e lënë atë të lirë. Në gusht 2021, punonjësit e Policisë janë vënë në dijeni të vendit ku ndodhej Alfred Mikeli, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritete­t, pasi u dënua nga gjykata me 10 vjet e 6 muaj burg. Pasi e kanë lokalizuar Alfred Mikelin, e kanë kapur duke e marrë në automjetin me të cilin lëviznin. Por Alfred Mikeli iu ka ofruar 10 mijë euro dy policëve, të cilët më pas e kanë lënë të lirë në shkëmbim të parave.

GUSHT 2021

Sipas të dhënave të dosjes hetimore, bëhet me dije se i kërkuari nga Policia e Shtetit po kalonte pushimet verore në qytetin e Durrësit pa rënë në sy nga autoritete­t, por një ditë, dy policë kishin marrë informacio­nin e duhur për vendndodhj­en e tij. Të dënuarit me 8 vjet burgim iu kontrollua banesa ku jetonte me qira dhe gjatë negocimit agjentët i propozuan ta paguante lirinë. I shumëkërku­ari iu është lutur duke iu treguar se kishte

mundësi t’u paguante direkt vetëm 1500 euro. Por dy të akuzuarit kanë këmbëngulu­r 10 mijë euro “pasi sipas tyre, 5 mijë euro ishin për shefin dhe pesë për ta”.

Me një BMV, me targa të paregjistr­uara, oficerët u larguan drejt Tiranës ku do të merrej 10 mijë euroshi është paguar në afërsi të një hoteli.

 ?? ??
 ?? ?? Alfred Mikeli
Alfred Mikeli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania