Panorama (Albania)

Policia e Tiranës parandalon vrasjen e gruas nga burri

-

Parandaloh­et një krim i rëndë në një familje në periferi të Tiranës. Ka qenë ndërhyrja e shpejt pas një informacio­ni në rrugë jozyrtare që ka marrë Policia që ka shmangur një ngjarje të rëndë, ku një burrë pasi ka dhunuar bashkëshor­ten e tij ka tentuar t‘i marrë edhe jetën. Madje me varje. Policia ka ndërhyrë duke e vënë në pranga dhunuesin ndërkohë që ende nuk dihet se cili ka qenë motivi i atij akti makabër që burri tentoi të kryente ndaj nënës së fëmijëve të tij. Burime zyrtare të Policisë thanë se kanë vënë në pranga 57- vjeçarin me inicialet A. E., pasi mëngjesin e djeshëm ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshor­tes dhe më pas, me një litar të lidhur rreth qafës, ka tentuar ta vrasë. Burimet policore treguan se falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandaloh­et përshkallë­zimi i mëtejshëm i konfliktit dhe vihet në pranga 57vjeçari. Shërbimet e Komisariat­it

të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshor­tes së tij dhe po tentonte ta vriste atë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë kapur e shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. E., 57 vjeç, banues në Shkozë. Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshor­tes dhe më pas, me një litar të lidhur rreth qafës, ka tentuar ta vrasë.

Në vijim të veprimeve policore u arrestua në flagrancë shtetasi A. E., për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë janë marrë dëshmi nga njerëz ta familjes, të njohur të tyre dhe nga e dhunuara. Pritet që ditën e nesërme burri dhunues të dalë para gjykatës ku do të njihet edhe me masën e sigurisë që do të kërkohet ndaj tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania