Panorama (Albania)

Cikli i ri i doktoratur­ave, shpallen fituesit tek Ekonomiku

Fakulteti Ekonomik, i pari që rifillon ciklin e tretë të studimeve Dekani Kule: Kërkimet shkencore nuk do flenë më në arkiva, por do t’u shërbejnë bizneseve dhe administra­tës shtetërore

- TIRANE

Pas marrjes së “OK” për hapjen e ciklit të tretë të studimeve, Fakulteti Ekonomik është i pari në Universite­tin e Tiranës që hap siparin duke përzgjedhu­r dje 119 fituesit që nisin doktoratur­ën për vitin akademik 2022-2023. Boshllëku prej gati një dekade i kërkimit shkencor, sipas dekanit Dhori Kule, ka shërbyer si fazë përgatitor­e për të rritur cilësinë dhe efektshmër­inë e këtyre punimeve.

FITUESIT

Kësaj here nuk bëhet fjalë për studime shkencore që mbeten në arkiva, por për kërkime të mirëfillta shkencore që do t’u vijnë në ndihmë bizneseve dhe

administra­tës shtetërore. Në ceremoninë e prezantimi­t të 119 kandidatur­ave të përzgjedhu­ra nga 203 aplikime, dekani Kule tha se gjysma e përfituesv­e u përkasin institucio­neve publike dhe bizneseve. “Sapo rifilloi procesi i miratimit të programeve të ciklit të tretë të studimeve, 67 janë vetëm nga stafi i brendshëm akademik. Pjesa e tjetër kanë lidhje me universite­tin, janë pedagogë të jashtëm dhe punojnë në struktura apo pozicione që kanë lidhje me kërkimin. Të mos kemi

kërkime, doktoratur­a dhe punime që nuk i duhen kujt, nuk kemi nevojë për punime shkencore dhe doktoratur­a që vendosen nëpër biblioteka­t e fakultetev­e apo kudo tjetër. Punimet do të jenë në funksion të një objektivi”, nënvizoi dekani duke shtuar më tej rëndësinë e kthimit të këtij programi pas dhjetë vitesh ndalesë. Janë një seri institucio­nesh shtetërore e biznesesh private që i janë drejtuar Fakultetit Ekonomik për studime të mirëfillta shkencore për nevoja konkrete. “Universite­ti

i Tiranës ka memorandum bashkëpuni­mi me Parlamenti­n, Këshillin e Ministrave, me 3-4 ministri, atë të Financave, Inovacioni­t, Bujqësisë dhe institucio­ne të tjera që kanë nevojë për kërkime, si: INSTAT-I, Drejtoria e tatim-taksave, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare, Posta, banka të nivelit të tyre e shumë të tjera”, theksoi Kule. Universite­tet publike kanë bllokuar që prej vitit 2013 ciklin e tretë të studimeve, kur maxhoranca socialiste e konsideroi procesin me

shumë të meta e shumë prej fakultetev­e pa kapacitete­t e nevojshme për garantimin e cilësisë së tyre. “Është një vonesë që do ta zëvendësoj­më me cilësi”, premton Kule. Kjo kohë ka shërbyer, sipas tij, si fazë përgatitor­e për departamen­tet dhe vetë pedagogët udhëheqës, të cilët kanë përcaktuar numrin

e doktorantë­ve që mund të udhëheqin. Profesorët listuan emrat fitues sipas 7 departamen­teve të ndryshme, teksa nënvizuan rëndësinë e këtyre punimeve shkencore të cilat nuk i shërbejnë vetëm rritjes profesiona­le të individit, por lidhjes me institucio­ne të cilat shprehin nevojën për to.

 ?? ?? Dje, gjatë përzgjedhj­es së doktoratur­ave
Dje, gjatë përzgjedhj­es së doktoratur­ave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania