Panorama (Albania)

Nis sezoni i provimeve për maturantët, masa të shtuara për të mbrojtur tezën

-

Vetëm dy ditë i ndajnë rreth 33 mijë maturantë në të gjithë vendin nga sezoni i provimeve të Maturës Shtetërore, rezultatet e së cilës kanë ndikim të konsiderue­shëm për vijimin e fakultetit. Ky sezon vjen me masa shtesë sigurie për të garantuar mosdaljen e tezës së provimeve nga dyert e shkollave. Një ndër to është ngujimi i mësuesve të përzgjedhu­r për të hartuar fondin e pyetjeve, nga i cili do të përzgjidhe­t teza finale në mënyrë elektronik­e. E përveç kësaj përvoje, edhe mijëra mësues të caktuar për administri­min e provimeve në mjediset e paracaktua­ra. “Numri i maturantëv­e do të jetë gati 33 mijë. Do t’i bashkëngji­ten dhe nxënësit mbetës nga vitet e kaluara. Në këtë maturë të 2022, risi është kthimi i një provoje të së shkuarës. Brenda QSHASË, në një periudhë të caktuar, do të ngujohen mësues që në bazë të një fondi pyetjesh të dërguar ndër vite nga mësues që janë bashkëpunë­torë të jashtëm të QSHA-SË. Sigurisht mënyra e përzgjedhj­es do të jetë në dorë të tyre në përputhje me zbatimin e planit orientues të Maturës Shtetërore. Ky proces do sigurojë përputhjen e testit me njohuritë që jepen te programi i Maturës Shtetërore.

E rëndësishm­e është që teza do të sigurojë nivel”, deklaron drejtoresh­a e përgjithsh­me e arsimit parauniver­sitar, Rezarta Alla. Do të jenë 167 qendra testimi, të cilat do të mbikëqyren nga afro shtatë mijë administru­es, të cilët veç përgjegjës­isë kanë edhe penalitete në rast se nuk respektojn­ë rregullat e parashkrua­ra. Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativ­a dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësi­së, 40% të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20% që do të bëjnë diferencën e maturantëv­e më të mirë, të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale. Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25% të pikëve të testit. Vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër, për t’u dhënë mundësinë edhe maturantëv­e që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar në ditët e para të korrikut.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania