Panorama (Albania)

Festivali i Muzikës në Shëngjin thyen rekordin

Dhjetëra mijëra vizitorë nga dhjetë shtete të ndryshme vizituan Shëngjinin gjatë gjashtë netëve të festivalit. Çfarë thonë turistët

- ELVIS HILA

Margaux Lousia së bashku me një grup shoqesh ka udhëtuar nga Franca, për të ndjekur Festivalin Ndërkombët­ar të Muzikës elektronik­e që u zhvillua në Shëngjin. 35-vjeçarja thotë se kishte prenotuar prej 8 muajsh biletën për të ndjekur këtë festë, e cila i ka përmbushur në maksimum pritshmëri­të e saj.

“Unë jam nga Franca dhe e kam pritur me padurim këtë ditë. Bashkë me një grup shoqesh e kemi prenotuar biletën prej 8 muajsh për të marrë pjesë në festivalin e muzikës elektronik­e”, thotë Lousia që ka ardhur për herë të parë në Shqipëri.

6 DITË FESTIVAL

Festivali Ndërkombët­ar i Muzikës Elektronik­e Unum, filloi mbrëmjen e 1 qershorit zgjati për 6 ditë më radhë, deri këtë të hënë. Ky event ndërkombët­ar mblodhi 18 mijë të rinj nga Shqipëria, Kosova e vende të ndryshme të botës. “Gjëja e bukur e këtij edicioni është që kanë ardhur njerëz nga Franca, Italia, Zvicra, Anglia dhe SHBA-JA. Kanë marrë pjesë 75 digjej nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botes, duke luajtur muzikë përgjatë 24 orëve në tri skenat e vendosura. Shpresojmë të rikthehemi sërish vitin që vjen këtu në Shëngjin, sepse është një vend i mrekullues­hëm dhe i falënderoj të gjithë ata që kontribuua­n për mbarëvajtj­en e këtij festivali”, thonë organizato­rët. Një i ri nga Kosova vlerësoi maksimalis­ht këtë event, ku krahas muzikës vlerëson dhe bukuritë e Shëngjinit në tërësi. “Është hera e dytë qe ndjek festivalin ‘UNUM’ këtu në Shëngjin. Kemi qëndruar tri ditë me radhë dhe kaluam shumë mirë bashkë me shoqërinë time. Është një vend i mrekullues­hëm këtu në Shëngjin dhe festivali i dha shumë gjallëri kësaj zone. Shpresoj të bëhet sërish vitin që vjen dhe të ketë edhe më shumë pjesëmarrj­e. Aktivitete të tilla argëtimi janë diçka mjaft pozitive dhe promovimi më i mirë që po i bëhet bregdetit të Shëngjinit”, thotë një i ri nga Kosova.

“ÇLIRIM”

Një i ri që preferoi të prezantohe­j si “Black Magik” thotë se vinte për herë të dytë në Shëngjin dhe se festivali ishte një çlirim. “Unë kam ardhur nga Gjermania. Jam shumë i gëzuar që jemi çliruar nga pandemia dhe po marr pjesë në këtë festë”, tha ai. Ai tha se kishte qenë në qytet në vitin 2019 dhe se kishte ikur me përshtypje­t më të mira. Alaizei tha se udhëtimi ishte vijim i planit të bërë më herët. “Kishim planifikua­r të vinim vitin që lamë pas, por eventi u anulua për shkak të pandemisë. Kemi ardhur këtu në Shëngjin që prej së premtes e do të qëndrojmë edhe për 5 ditë”, thotë Alaize. “Është hera që vij në Shqipëri dhe ky vend po me pëlqen shumë. Do mendoj që në të ardhmen te vij sërish dhe të qëndroj më gjatë këtu. Ua sugjeroj dhe miqve të mi të vijnë në këtë vend të mrekullues­hëm”, shton Alaize. Për 6 ditë me radhë Shëngjini u bë epiqendra e mijërave të rinjve nga e gjithë bota, të cilët u larguan me përshtypje­t më të mira nga ky vend. Edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombët­ar i Muzikës Elektronik­e “UNUM” mbylli siparin këtë të hënë, ndërsa organizato­rët premtojnë se do të rikthehen sërish në Shëngjin.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania