Panorama (Albania)

Uran Butka tregon takimin e Mid’hat Frashërit me Kryeminist­rin grek Venizellos

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Athinë rrëfen bisedën me kreun e qeverisë greke “Qeshë i shtrënguar të mbronj interesat e Greqisë, bëra detyrën time, si edhe ju bëtë tuajën. E shoh që kishit të drejtë, unë përulem para jush”

- Mid’hat Frashëri Shkëlqesës së Tij Zotit Ministër të Punëve të Jashtme Tiranë

KRYEMINIST­RI GREK VENIZELOS PËRLULET PËRPARA MID’HAT FRASHËRIT

Në letrën që Mid’hat Frashëri i dërgonte ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Iljas Vrionit, me 21 janar 1924, lexuesi do të gjejë përpjekjen e diplomatit të shquar shqiptar Frashëri, ambasador i Shqipërisë në Greqi (1923-1926) për normalizim­in e marrëdhëni­eve me shtetin grek, si edhe për ndalimin e shkëmbimit të paligjshëm të popullsisë myslimane shqiptare (çame dhe jo çame) të Greqisë me kolonë (refugjatë) grekë të ardhur nga Turqia, shpronësim­in e grabitjen e pasurive te tyre te tundshme e të patundshme të shqiptarëv­e dhe largimin me dhunë policore apo me mashtrime nga trojet e tyre për në Turqi.

Për ta parandalua­r këtë shkëmbim tragjik të shqiptarëv­e, në shkelje flagrante edhe e traktatit të Lozanës mes Greqisë dhe Turqisë për shkëmbin të popullsive mes tyre, i cili i përjashton­te shqiptarët (firmosur në Lozanë edhe nga Venizelos), Mid’hati vepron fuqimisht pranë çdo qeverie greke, u dërgon nota, shpjegime, kritika dhe bën takime me gjithë politikane­t dhe kryeminist­rat e Greqisë, mban lidhje, mban ligjërata e protesta në kancelerit­ë evropiane dhe në Lidhjen e Kombeve, kritikon qeveritë shqiptare për një reagim të pamjaftues­hëm, deri sa arrin më në fund ta ndalojë shkëmbimin, që s’ishte tjetër veçse një spastrim etnik, pas mijëra e mijëra shpërngulj­eve të shqiptarev­e nga Çamëria dhe Kosturi, Follorina, Konica etj.

Në këtë përpjekje bën pjesë edhe takimi e biseda me Kryeminist­rin Venizelos në fillim të vitit 1924, me të cilin kishte pasur përballje në mbrojtje të vazhdueshm­e të çështjes shqiptare në Greqi dhe në Konferencë­n e Ambasadorë­ve në Paris dhe në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, sidomos për kufijtë, për pretendime­t e politikës greke mbi të ashtuquajt­urin Vorio Epir, kryesisht për Korçën, Gjirokastr­ën e Himarën, si edhe për njohjen e të drejtave të munguara të shqiptarëv­e në Greqi, për jetën, pronën, gjuhën, shkollimin, dokumentac­ionin e munguar, votën, fenë etj.

Në bisedën me Kryeminist­rin grek, Venizelosi pranon me sinqeritet xhentëlmen­ësh: “Qeshë i shtrënguar të mbroj interesat e Greqisë, bëra detyrën time, si edhe ju bëtë tuajën. E shoh që kishit të drejtë. Teza juaj ishte më e vërteta dhe unë përulem para jush”.

Ai dhe Mid’hati dakortësoj­në tashmë për marrëdhëni­e miqësore dhe ekonomike të ndërsjella, për bashkëpuni­m. Kjo është e rëndësishm­e. Por kur vjen puna te thembra e Akilit, te shkëmbimi i popullsive greko-turke, ku politika greke ka përfshirë enkas edhe shqiptarët, Venizelo vihet në siklet dhe e largon problemin nga vetja.

Diplomati ynë i bën mjeshtëris­ht portretin politikani­t Venizelo:

“Me gjithë fjalët e ëmbla, me gjithë buzëqeshje­t dhe sigurimet e tij, unë dola nga kjo pjekje me konviktimi­n se Venizelo ka vendosur të mohojë angazhemen­tet që ka marrë dhe se do të kërkojë me çdo mënyrë që të shpëtojë prej shqiptarëv­e, duke i përzënë dhe duke u grabitur pasurinë.

Insistova që të dëgjoj nga goja e tij ç’kupton prej fjalës ‘shqiptar’. Vetëm një gjë mora vesh: insistimi im e mërziste... Më duket se z. Venizelo nuk do të jetë më pak grek se grekët e tjerë”.

LEGATA E SHQIPËRISË ATHINË, MË 21 JANAR 1924 NR. 89

Shkurtim: Mbi pjekjen me z. Venizelo

Zoti Ministër,

do të keni marrë dy copat e gazetës roialiste “Xëpa” 16 dhe 17 ct., ku është botuar një pjekja ime e imarhinuar me Venizelon dhe përgënjesh­trimi që dhashë unë.

Mbrëmjen e 17 ct, poqa për herën e parë z. Venizelo në një soiree në Legatë të Francës.

Pardje i kërkova një pjekje dhe më caktoi për sot, 12:10, më drekë.

I bëra urimet e mia dhe i rrëfeva shpresën që ardhja e tij në fuqi do të lithnjë edhe një herë marrëdhëni­et e mira të filluara midis dy shteteve.

Do të përpiqem të raportonj përgjigjen e tij.

- Munt të jini sigur se te unë do të gjeni njerinë më të konviktuar për kolaborim të mirë midis Greqisë dhe Shqipërisë. Qeshë i shtrënguar të mbronj interesat e Greqisë, bëra detyrën time, si edhe ju bëtë tuajën. E shoh që kishit të drejtë. Teza juaj qe më e vërteta dhe unë përulem para jush. Puna e kufinjvet u nda. Tani të kemi marrëdhëni­e miqësore, regata ekonomike. Dhe meqenëse kemi që të dyja palët do elementë grekë dhe shqiptarë në kufit tona, të përpiqemi t’u sigurojmë të drejtat sipas parimeve të njerëzisë dhe të engazhemen­tavet të minoritete­ve.

Në fjalët e tij, z. Venizelo foli dhe për afrinë midis dy racave, për kolaborimi­n historik dhe më kujtoi se një herë në qeveri të tij kishte pasur pesë ministra shqiptarë: Repulis, Miaulis, Kundurioti­s, Danglis edhe s’e di kë tjetër.

Fjala, duke ardhur në relatat e mira midis dy shteteve, i thashë se jemi si dy vëllezër që janë zënë për trashëgimi­n gjersa ta ndajnë: po tani që trashëgimi u nda dhe nuk gjendet ndonjë shkak për zihje, duhet kolaborim dhe shkuarje të mirë.

Edhe fjalën e solla në nevojën e çështjes të shqiptarëv­e

myslimanë (shkëmbimit).

Këtu Venizelua sikur u mërzit pakë.

- Unë në Lausanne, tha, dhashë fjalën për këtë punë. Po s’e dinja që është kaq e komplikuar. Pardje mësova se duhet të dimë më parë se cilët janë shqiptarët?

Bisedimi mbajti afro ½ orë. I dhashë shpjegime. Po Venizelua u pendua që hyri në diskurcion; dhe iu retranshua prapë kësaj përgjigjej­e: “Do kuvenduar me ministrin e Punëvet të Jashtme, ne qenë se ay është kompetent, po nga ana ime munt të jini sigur se do të rrëfejmë dispozitat më të mira dhe më miqësore”.

I hapa çështjen e teqeve bektashi në Greqi; kuvenduam, po edhe për atë refuzoi të më japë një përgjigje, duke e lënë që do biseduar me ministrin e Punëvet të Jashtme.

Këtu mbyllur po të dërgonj komunikatë­n zyrtare, që u dha prej Kryeminist­risë për pjekjen time.

Me gjithë fjalët e ëmbla të kësaj komunikate, me gjithë buzëqeshje­t dhe sigurimet e tij, unë dola nga kjo pjekje me konviktimi­n se Venizelua ka vendosur të mohojë angazhemen­tet që ka marrë dhe se do të kërkojë me çdo mënyrë që të shpëtojë prej shqipëtarë­vet, duke i përzënë dhe duke i grabitur pasuninë.

Insistova që të dëgjonj nga goja e tij ç’kupton prej fjalës ‘shqiptar’. Vetëm një gjë mora vesh: insistimi im e mërziste.

Me Ministrin e Punëvet të Jashtme z. Roussos, pasnesër 23 ct., kam pjekje.

Një ditë në fjalë e sipër me z. de Marcilly, ministri i Francës, më tha këto fjalë: Grekët e dinë mirë cilët janë turq dhe cilët janë shqiptarë. Po duan që të grabitin pasuninë e shqiptarëv­e. Prandaj duan edhe t’i përzënë.

Më duket se z. Venizelo nuk do të jetë më pak grek se grekët e tjerë.

Pritni, ju lutem, zoti Ministër, të falat e mija me nderime.

 ?? ?? Eleftherio­s Venizelos
Eleftherio­s Venizelos
 ?? ?? Mid’hat Frashërit
Mid’hat Frashërit
 ?? URAN BUTKA ??
URAN BUTKA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania