Panorama (Albania)

Një president konsesual nuk mund të ishte puthadorës

- LUÇIANO BOÇI

Se si përkulja-shtrirje që desh çrregulloi pikën e rëndesës së Presidenti­t të ri, u bë pika simbol e përuljes së institucio­nit të kreut të shtetit para ekzekutori­t të aktit të përzgjedhj­es së tij!

Ndoshta ishte betimi i vërtetë ky (jo ai formal me Kushtetutë para) në embrion, i pashpallur dhe i destinuar të qëndrojë në heshtje, por përherë i tradhtuar nga gjuha e trupit.

Ndoshta ishte një lloj çlirimi nga makthi i kohës raundore që kishte mbajtur pezull kërshërinë plot eros kombëtar e patos nacionalis­t të publikut, në pritje të një figure femërore bio.

Megjithëse kjo e fundit nuk ndodhi, krenaria kombëtare arriti kulmin deri në ekstazë në sallën e Parlamenti­t.

Një ushtarak President!

Dhe jo ushtarak dosido. Vetë shefin e Shtabit të Përgjithsh­ëm. Njeriun ushtarakis­ht më të fuqishëm të vendit. Një mjek që më shumë i përket prapavijës në fakt.

Nuk e di pse m’u kujtua që dhe vetë Stalini në kohën e revolucion­it bolshevik kishte qenë shef i prapavijës me insistim të Trockit.

Tamam në kohën e duhur, do të bërtiste Shoqata e Veteranëve të Luftës, kur retë e konfliktev­e ushtarake po i afrohen Shqipërisë, pa e ditur të shkretët që Vuçiçi, “i trembur” nga vendosja e një ushtaraku në xhepin e Ramës, do të nxitonte t’i hidhte këtij jo dorezën e duelit, po dorezën e “Ballkanit të Hapur”.

Ja që ushtarakët janë edhe luftëtarë të lumturisë – do të deklaronte shoqata kundër bullizimit në ushtri.

Gjenerali shef shtabi që nuk kishte skicuar një fushë-betejë në jetën e vet, u shndërrua kështu papritur nga mjek uniformash në pacientin ideal të pushtetit.

I urtë, i qetë, me thinja anësore, bonaç me pamje të squllët.

Ëndrra e Ramës për një President-pacient “normal” në ato momente po merrte formë konkrete dhe ngazëllimi u përshfaq i plotë.

Gati-gati këtë e perceptoi dhe vetë Presidenti i emëruar. E kapi situatën dhe u shfaq përkëdhelë­si me i qashtër i atij që e çliroi më në fund nga bezdia e uniformës që shpesh e ka mbajtur sipër bluzës së bardhë, të cilën me thënë të vërtetën e ka ushtruar me virtuozite­t të plotë.

Pas kësaj, aty shumëkush në atë sallë, i dha plotësisht të drejtë Ramës. E si mund të zgjidhte ai një President konsensual?!

Një i tillë do ishte komplet i dalë duarsh dhe jo puthador.

Dhe Rama nga këta “të dalë duarsh” që ta japin fetvan nga Stambolli, ka përvojë shumë të keqe.

Prandaj i duhej, pavarësish­t firmës në Stamboll me nxitim, Presidenti në “Janinë”.

Ai e njeh mirë “dobësinë” më të madhe pozitive të atyre me grada ushtrie. I binden verbërisht urdhrave që vijnë nga eprorët më sipër!

“Vetëm këtë gjë të vogël kërkon Rama dhe ju s’e bëni?!”, do të thoshte Elisa.

Për kaq pak iu iku konsensusi nga duart dhe atyre që i ofruan më shumë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania