Panorama (Albania)

Si mund ta parandaloj­më pandeminë e ardhshme?

- MARK HONIGSBAUM Shënim. Mark Honigsbaum është autor i librit “Shekulli pandemik, nga Gripi Spanjoll tek Covid-19” “The Guardian”

Vetëm nëse do të jetonit në ndonjë shpellë, mund të mos e dinit se jemi në mesin e njërës prej pandemive më shkatërrue­se në histori. Sesa shkatërrue­se është, kjo u bë e qartë në fillim të këtij muaji, kur Organizata Botërore e Shëndetësi­së publikoi një raport që vlerësonte numrin e global të vdekjeve shtesë për shkak të pandemisë, 15 milionë, ose gati 3-fishi i numrit zyrtar të vdekjeve nga Covid-19. Autoritete të tjera mendojnë se vdekjet shtesë në nivel global mund të jenë afro 18 milionë. Këto janë shifra shumë të larta, por gjithsesi duken ende të vogla kur krahasohen me pandeminë e gripit spanjoll të viteve 1918-1919, e cila vrau rreth 40 milionë njerëz, ose ekuivalent­e me rreth 150 milionë në mbarë botën, duke përdorur shifrat aktuale të popullsisë. Por sado e fortë, kjo pandemi nuk është më e madhja që kemi parë. Bill Gejts thotë se një pandemi e tillë na pret në një të ardhme jo shumë të largët, prandaj ai na këshillon të nisim që tani përgatitje­t. “Është joshëse të supozohet se patogjeni tjetër i madh do të jetë po aq i transmetue­shëm dhe vdekjeprur­ës sa Covid-19, dhe po aq i ndjeshëm ndaj inovacione­ve siç janë vaksinat MRNA. Por sikur të mos jetë kështu?”, shkruan ai në librin e tij të ri. Kjo është një pyetje e mirë. Në thelb, Gejts thotë që ne duhet të bëjmë më shumë nga ajo që po bëjmë tashmë, por më mirë dhe më shpejt. Askush nuk mund të thotë nëse pandemia e ardhshme do të shkaktohet nga një koronaviru­s, grip, apo ndonjë patogjen që nuk e kemi marrë ende në konsiderat­ë. Por përmes sistemeve më të mira të mbikëqyrje­s dhe diagnostik­imeve laboratori­ke, ne duhet të jemi në gjendje të identifiko­jmë me shpejtësi fajtorin dhe të hartojmë kundërmasa mjekësore përpara se një shpërthim epidemik të ketë shansin të dalë jashtë kontrollit. Gejts është akuzuar se i ka përdorur vaksinat për të futur mikroçipa në trupat e njerëzve pa dijeninë e tyre, dhe ai është një shënjestër e njohur e lëvizjes kundër vaksinave. Mbi të gjitha, shkruan ai, ne duhet të “praktikohe­mi, praktikohe­mi dhe praktikohe­mi”, duke zhvilluar stërvitje të rregullta mbi situatat pandemike. Në këtë kuadër, ai propozon krijimin e një ekipi prej 2000 personash që do të luajnë rolin e “zjarrfikës­ve pandemike”. Gejts e etiketohen këtë grup si GERM (Reagimi dhe Mobilizimi Global ndaj Epidemisë). Akronimi në anglisht do të thotë edhe mikrob.

Por filantropi i njohur e pranon se masa të tilla nuk do të kenë vlerë nëse, pasi identifiko­jmë të metat në sistemet tona të reagimit ndaj pandemisë, nuk arrijmë që t’i korrigjojm­ë ato. Për shembull, në vitin 2016, stërvitja epidemiolo­gjike “Cygnus” në Britani, identifiko­i boshllëqe në gatishmëri­në e Mbretërisë së Bashkuar në rastin e një pandemie të gripit, duke përfshirë rezerva të pamjaftues­hme të ventilator­ëve, por askush nuk veproi sipas rekomandim­eve. Po ashtu, autoritete­t shëndetëso­re në SHBA e dinin prej kohësh se diagnostik­imi në masë do të ishte vendimtar në rastin e një pandemie. Por Qendrat për Kontrollin dhe Parandalim­in e Sëmundjeve (CDC) dështuan të bëjnë teste në shkallën e kërkuar, duke penguar gjurmimin e kontakteve dhe masat efektive të izolimit. Dhe për shkak të sistemit federal të qeverisjes së Amerikës, guvernator­ët e shteteve shpeshherë nuk ishin të sigurt se kush ishte përgjegjës për çfarë. Rezultati: SHBA-JA pësoi një nga nivelet më të larta të vdekshmëri­së nga Covid-19 në botë. Ndërkohë, vende si Singapori, Vietnami dhe Kanadaja, të cilat ishin goditur keq nga SARS-I në vitin 2003 dhe i kishin përvetësua­r leksionet, reaguan shpejt dhe me vendosmëri ndaj Sars-cov-2, siç njihet koronaviru­si që shkakton sëmundjen e Covid-19. Por nëse parandalim­i i pandemive do të ishte thjesht një çështje e logjistikë­s më të mirë dhe e besimit tek ekspertët, me siguri që do ta kishim zgjidhur problemin. Dhe fakti që nuk e kemi bërë, ka të bëjë me faktin se shkenca është plot me pasiguri, sidomos në fazat e hershme të një pandemie, kur mund të mungojnë të dhënat e besueshme mbi infektivit­etin e një patogjeni dhe mënyrën e përhapjes së tij. Për shembull, në vitin 2014, pak ekspertë mendonin se Ebola, një virus që më herët kishte shkaktuar shpërthime epidemike në të gjithë Afrikën Qendrore, përbënte një kërcënim për vendet në Afrikën Perëndimor­e, si Sierra Leone dhe Liberia. Po ashtu, bazuar në përvojën e SARS-IT, e cila ishte e lehtë për t’u dalluar, sepse të infektuari­t u sëmurën me shpejtësi dhe me shenja të dukshme, pak ekspertë menduan se Sars-cov-2 do të ishte në gjendje të përhapej nga asimptomat­ikët. Kur e kuptuan, ishte tepër vonë. Pra parandalim­i i pandemive është po aq një problem epistemolo­gjik sa edhe teknik. Ne mund të përgatitem­i për kërcënimet e njohura pandemike, por të ashtuquajt­urat ngjarje kataklizmi­ke janë të panjohura dhe të paparashik­ueshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania