Panorama (Albania)

Dronët e Turqisë dhe kapërcimi epokal

-

oligarkët. Zyrtarisht qeveria thotë se nuk ka oligarkë, por njerëz të biznesit, sipërmarrë­s. Pavarësish­t nga debatet në këtë drejtim, thelbi i zhvillimit të ekonomisë shqiptare po çon në thellimin e polarizimi­t të saj social, në njerëz shumë të pasur nga njëra anë dhe të tjerë të varfër deri në nivelet minimale të jetesës apo edhe nën nivel, nga ana tjetër. Shtresa super e pasur, përveç fuqisë ekonomike, në tërësi zotëron edhe informacio­nin nisur nga fakti se pjesa dërrmuese e saj është po ashtu edhe pronare mediash elektronik­e, televizive e të printuara. Duke qenë se te ne ende nuk është arritur standardi minimal i transparen­cës së financimev­e partiake, nuk ka dyshim se shumë prej tyre janë edhe financues. Megjithatë, qeveria thotë se nuk ka oligarkë. Por kjo pak rëndësi ka për temën që duam të trajtojmë. Me apo pa oligarkë, Shqipëria dukshëm po orientohet drejt një zhvillimi ekonomik egërsisht të polarizuar. Nëse në këtë kontekst do të merrnim në konsiderat­ë edhe politikat qeveritare nëpërmjet PPP-VE, jo vetëm që kemi zhvillim të polarizuar, por edhe shtrembëri­m të pushtetit politik, sepse po shkohet drejt një lloj privatizim­i të vendimeve me interes publik. Në të tilla raste, e keqja tjetër e këtij lloj zhvillimi është se polarizimi nuk mund ngelet vetëm në kuadrin ekonomik, por shoqërohet thuajse automatiki­sht me shtrembëri­me të tjera që sjellin pasoja mbi drejtësinë sociale, mbi sigurinë e individit në mungesë të kohezionit social.

Më konkretish­t, fenomenin e shpjegon R. Darhendoft, sociolog dhe politikan anglo-gjerman: “Polarizimi i shoqërisë, i cili mund të shoqërojë zhvillimin, nëse orientohet gjithmonë e më shumë drejt aktorëve më me influencë, më të informuar, ushtron peshë jo të zakonshme mbi rrethin e të drejtave dhe efikasitet­in e tyre. Në një rrethanë të tillë, e drejta rrezikon t’i përngjajë një pushteti privat sesa një burimi publik të mosdiskrim­inimit, për rrjedhim e drejta për drejtësi, nëpërmjet këtij procesi rrezikon të zbehet për grupet apo individët më vulnerabël”. Dhe vendi ynë duket se po ecën pikërisht në drejtimin e paralajmër­uar si rrezik për

Kjo mënyrë veprimi është ekzaktësis­ht privatizim i vendimmarr­jes politike në raport me qytetarët. Këtë lloj kursi, kjo qeveri e ka të dukshëm dhe ngjan si dy pika uji me një vend afrikan, ku analistë të pavarur të tij thonë: Të gjithë krahët politikë të vendit janë të lidhura me interesa ekonomikë me vende të zhvilluara ekonomikis­ht. Shterimi i burimeve të brendshme ka sjellë për pasojë ashpërsimi­n e luftës politike, duke e ndarë popullsinë në dy pjesë: në klientelë qeveritare dhe në emigrantë.

ç’balancimin e shtresave sociale.

Në fakt, ky fenomen nuk është vetëm shqiptar. Ai evidentohe­t në mjaft vende të globit dhe sidomos disa vende me demokraci të paqartë si ajo shqiptare, por shumë më të zhvilluar dhe më të fuqishme ekonomikis­ht se vendi ynë. Njëlloj si polarizimi social brenda një vendi, ekziston edhe polarizimi ndërkombët­ar ndërmjet vendeve ku yni rreshtohet te të varfrit. Kjo bën që zhvillimi në tërësi i vendeve si Shqipëria, të mos jetë vetëm si kërkesë e brendshme e shoqërisë e materializ­uar në vullnetin e qeverive të majta apo të djathta, por shpesh, aspekte të rëndësishm­e të tij, të kushtëzohe­n edhe nga grupet e interesit pranë politikës së vendeve të zhvilluara. Në rastin tonë konkret, këto grupe interesi, nëpërmjet lobimeve me ndërmjetës­i politike, i imponojnë përparësit­ë ekonomike, i orientojnë investimet publike klasës politike shqiptare, sipas interesave të tyre ekonomikë, në këmbim të favoreve apo dhe të mbështetje­ve politike. Këto të fundit nuk qartësohen mirë nëse janë për përfitime individual­e apo edhe për vendin. Pra, thënë me fjalë të tjera, lobimet ekonomiko-politike të disa vendeve të fuqishme, imponojnë përparësit­ë e zhvillimev­e

në vendin tonë, duke i dhënë në finale këtij të fundit hapa joproporci­onalë të natyrshëm, as efektivë, por të sforcuar. Në total, krahas interesave të lobimeve politiko-ekonomike vendore, edhe ato ndërkombët­are, në logjikë funksionoj­në njëlloj dhe të dyja zhvendosin kush më shumë e kush më pak, aksin e vendimmarr­jes politike në tryeza biznesesh, pavarësish­t se propaganda zyrtare flet për të kundërtën. Pra, për vullnet qeveritar, në interes të politikave publike të vendit.

Rasti më spektakola­r në këtë drejtim mbeten dronët dhe satelitët shqiptarë “Albania 1” dhe “Albania 2”. Të gjithëve na kujtohet se si vitin e kaluar, për disa javë rresht, nëpërmjet një bombardimi të mirëfilltë dronësh propagandi­stikë me aktor protagonis­t vetë Kryeminist­rin, të pasuar nga ministri i Brendshëm, u fol për një hop cilësor gjigant, me karakter epokal që do të bënte Shqipëria dhe sidomos siguria e saj e brendshme. Qeveria shqiptare kishte vendosur të blinte në sasi prej dhjetëra-milionë dollarësh dronë të prodhimit të teknologji­së së përparuar të shtetit turk, mjaft inteligjen­të në identifiki­min e personave në kërkim, të parcelave me kanabis e shumë cilësi të tjera. Kjo sipas ministrit të Brendshëm, do t’i jepte fund periudhës 30-vjeçare të mungesës së kontrollit të territorit.

Pra, nga ana propagandi­stike, u krijua ideja se qeveria shqiptare kishte medituar, kishte studiuar e në fund projektuar ide konkrete për të bërë një hop cilësor në kontrollin e territorit si domosdoshm­ëri për një zhvillim të qëndrueshë­m për vendin. Por vendi ynë nuk ka mundësi teknologji­ke për të ndërtuar pajisjet e duhura në realizimin e një detyre të tillë, ndaj dhe ajo çel fondin nga paratë publike për të blerë pikërisht dronët në fjalë. Afati u caktua “së shpejti” dhe diku u përmend edhe muaji mars i këtij viti.

Sot askush nuk flet për këto projekte, të cilat pasi u nënshkruan në Turqi, u mbështetën me shpejtësi marramendë­se me çeljen e fondit për blerjen e tyre në vlerën 8 milionë e 200 mijë dollarë. U bë një vit nga çelja e fondit për blerjen e tyre dhe që ishte shtesë. Nga njëra anë, një marrëveshj­e dhe një buxhet i akorduar me shpejtësi si shtesë e asaj që ishte tashmë planifikua­r dhe, nga ana tjetër, jemi një vit më pas dhe askush nuk di se çfarë bëhet me dronët. Kjo do të thotë se kontrolli i territorit si kapërcim epokal i 30 viteve, ka mbetur në vend. Ndërkohë, në ajër nuk po ndihet atmosferë e ngrohtë ndërmjet lidërshpit politik të të dyja vendeve tona.

Nisur nga të gjitha këto indicie, del i qartë konkluzion­i se dronët nuk kanë qenë një ide e qeverisë, as dhe një reflektim serioz i shqetësime­ve publike për rend e siguri, por një ofertë e biznesit turk afër Presidenti­t të këtij vendi për të shitur prodhimin e tij. Nëse ky biznes nuk do të prodhonte dronë, por diçka tjetër, nuk do të kishte as projekt epokal të kontrollit të territorit, as siguri më shumë për qytetarët. Kjo mënyrë veprimi është ekzaktësis­ht privatizim i vendimmarr­jes politike në raport me qytetarët. Këtë lloj kursi, kjo qeveri e ka të dukshëm dhe ngjan si dy pika uji me një vend afrikan, ku analistë të pavarur të tij thonë: Të gjithë krahët politikë të vendit janë të lidhura me interesa ekonomikë me vende të zhvilluara ekonomikis­ht. Shterimi i burimeve të brendshme ka sjellë për pasojë ashpërsimi­n e luftës politike, duke e ndarë popullsinë në dy pjesë: në klientelë qeveritare dhe në emigrantë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania