Panorama (Albania)

Si mund të marrë fund lufta në Ukrainë?

- CHRISTIAN MÖLLING Christian Mölling është zëvendësdr­ejtor i Institutit “Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme” (DGAP).

A ka shanse për armëpushim? Fokusi i Putinit aktualisht është përqendrua­r te Lindja e Ukrainës. Sipas analistëve, Rusia mund t’i ndalë luftimet vetëm nëse merr plotësisht rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut.

Se cilat janë qëllimet e luftës e që duhen ndjekur, për këtë nuk ka një ujdi në Perëndim. As për pyetjen tjetër: se me çfarë mjetesh do të merrte fund kjo luftë? Në Gjermani dominon mendimi, se konflikti mund të zgjidhet politikish­t. Prandaj përmendet gjithnjë opsioni i negociatav­e si alternativ­ë.

Në të vërtetë, Rusia dhe për pasojë, edhe Ukraina fundin e kësaj lufte do ta kenë në varësi nga përdorimi i armatimeve ushtarake. Qëllimet ruse të luftës nuk të lenë hapësirë këtu për kompromise politike.

Aktualisht sundon logjika ushtarake E kështu, për një zgjidhje politike të konfliktit, do të flitej vetëm atëherë kur të vendosej dimensioni ushtarak në betejën e luftës. Nëse luftimet vazhdojnë pa marrje territoria­le dhe qeveritë duhet të paguajnë një çmim politik të lartë për luftën, atëherë mund të ketë një shans që të deklarohen si të arritura qëllimet e luftës dhe të paktën të vendoset një armëpushim i përkohshëm. Kjo do të sillte një status quo territoria­le. Arritja e një marrëveshj­eje paqeje duket pa gjasa, kjo për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhur­a si Krimeja apo të të ashtuquajt­urave Republika të Donjeckut dhe Luhanskut, të cilave Rusia ua njohu pavarësinë.

RIFITIMI I TERRITOREV­E, I VËSHTIRË

Duket shumë pak realiste që Ukraina të rimarrë të gjitha territoret e humbura që nga viti 2014, madje as ato të humbura nga shkurti 2022. Por për fat të mirë, po aq jorealiste është që Rusia të triumfojë mbi të gjithë Ukrainën. Pa një mobilizim të gjerë, Rusia nuk ka forca të mjaftueshm­e infanterie që të vazhdojë ofensivën e saj kaq të intensifik­uar përtej muajve të verës. Objektivi më i vogël territoria­l i Rusisë është pushtimi i të gjithë rajoneve përreth Donjeckut dhe Luhanskut. Moska është madje e detyruar të arrijë këtë objektiv për shkak se e njohu pavarësinë e tyre si republika popullore. Kurse te territoret e tjera, pjesë të Kharkivit, Saporishja­s etj., Rusia mund të diferencoj­ë dhe të jetë fleksibël.

PUSHTIMET RUSE NUK DO TË AVANCOJNË

Rusia gati e ka pushtuar të gjithë rajonin e Luhanskut dhe do të vazhdojë luftimet që të marrë edhe pjesën e Donjeckut. Por pas kësaj, ushtria ruse është e konsumuar. Çdo ofensive tjetër strategjik­e, si p.sh. kundër Odesës, do mund të përjashtoh­ej. Kështu që pas fundit të betejës në Donbas, edhe Moska do të ketë interes që të përpiqet me një formë të uljes së konfliktit. Por deri atëherë, ushtria ukrainase do të jetë goditur rëndë, infrastruk­tura do të jetë shkatërrua­r, shoqëria e lodhur dhe ekonomia do të jetë e varur nga ndihmat perëndimor­e.

Ky mund të jetë një moment kur mund të arrihet një armëpushim, që do të mbështetej në masë të gjerë në një status quo territoria­le. Vërtet Ukraina nuk do të njohë humbjen e territorev­e, por një ngrirje e përkohshme mund të jetë e mundur. E përkohshme në kuptimin që gjithçka do të varet se si do të jenë zhvillimet e ardhshme në Kremlin. Një udhëheqje ruse pas Putinit do të ndodhej para vendimit, nëse ia vlen kontrolli i pjesëve të rajoneve Kherson, Saporishja e Kharkiv, aq sa të durohen me vite sanksionet.

Këtyre zhvillimev­e të mundshme i shtohet edhe mundësia e konfliktit të vazhdueshë­m në nivele më të vogla. Ukraina mund të përpiqej të sfiliste pushtuesit rusë përmes sulmeve të vazhdueshm­e dhe ta bënte kështu të mundur kthimin e territorev­e të pushtuara.

Alternativ­at e tjera, shumë pak të mundura

Ndryshime të mëdha do të ishin të mundura, vetëm nëse Presidenti rus do të jetë i detyruar të dorëzojë postin për një periudhë të shkurtër kohe. Një pasues do të kishte më shumë hapësirë veprimi dhe ndoshta edhe interesa të tjera.

Ose vërtet Rusia vërtet shpall gjendjen e luftës dhe mobilizon shpejt shumë ushtarë që t’i dërgojë në front. Rusia do të mundej kështu të merrte shumë më tepër territor ukrainas se aktualisht, por me një çmim shumë të lartë në jetë njerëzish. E kjo alternativ­ë do të pritej shumë keq në shoqërinë ruse.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania