Panorama (Albania)

Shqipëria bën dhurata, vetëm barazim në Islandë

Goli i Seferit nuk mjafton, na ndëshkojnë gafat në mbrojtje Kuqezinjtë nuk bindin me lojë dhe lënë dy pikë në Reikjavik

- JORGIS MEMO

Shqipëria nuk shkon më shumë se 11 në Islandë, në ndeshjen e parë të këtij edicioni për Ligën e Kombeve. Barazimi mund të duket i pranueshëm kur përballë ke një kundërshta­r që nuk i ke marrë asnjëherë pikë në transfertë. Mirëpo, 90-minutat e mbrëmshme në Reikjavik, treguan se jo vetëm humbëm një shans të madh për ta nisur me tri pikë, por mbi të gjitha bëmë dhurata për Islandën. U kthyem disa vite mbrapa sa i përket gabimeve individual­e në mbrojtje, pikërisht në momentet më delikate të ndeshjeve. Këtë herë, reparti që luan i gjithi në Serinë A, me Gjimshtin, Kumbullën dhe Ismajlin, la për të dëshiruar në një takim ku garancia e tyre ishte shtysë e madhe për të çuar skuadrën drejt fitores. Gjithashtu ishim shumë të lexueshëm në manovrën sulmuese. Seferi shënoi në rastin e vetëm që iu dha, ndërsa nuk mjaftuan përpjekjet e Çekiçit dhe Cikalleshi­t, por as daljet e shpeshta në krahun e djathtë të Balliut. Rikthimi i Abrashit i shtoi grintën skuadrës në mesfushë, por këtë herë Reja e nisi me Asllanin dhe Bajramin nga stoli, në një kohë që zgjodhi që zëvendësim­et t’i bëjë vetëm pas minutës së 73-të. Nuk ishte Islanda që të trembte apo të krijonte përshtypje­n se me anën fizike, si pikën më të fortë, do të bënte diferencën, prandaj dhe dje Shqipëria dogji një shans të artë për ta nisur edicionin me fitore në fushën që s’ka asnjëherë mirë.

PJESA E PARË

Reja nuk heq dorë nga skema 3-5-2 dhe me Hysajn e Balliun nga krahët, kërkon t’u imponohet islandezëv­e. Udhëzimi është i qartë, teksa me Abrashin, Gjasulën dhe Çekiçin më afër tyre, kërkohet që të qarkullohe­t sa më shumë topi. Islanda e ka të vështirë të afrohet në zonën kuqezi, por edhe kur e bën, kjo ndodh për shkak të mungesës së sigurisë në prapavijën tonë. Balliu bëhet inspirues i aksioneve sulmuese, me zbritjen e shpejta në krahun e djathtë, teksa bashkë me Çekiçin kërkojnë të nxjerrin në pozita shënimi Seferin dhe Cikalleshi­n. Shqipëria dominon lojën dhe pas një aksioni me pasime të sakta deri në zonë,

ku marrin pjesë katër lojtarë, është Seferi që finalizon pas goditjes nga afër portës. Me 0-1 pas 30 minutash lojë, Kombëtarja fiton siguri, por nuk është e qartë në momentin që nis aksionet sulmuese. Sinjalin për një ditë “jo” të mbrojtjes e japin mosmarrëve­shje e Kumbullës dhe Gjimshitit që në fundin e pjesës së parë, por këtë herë shpëtojnë dhe shkojmë në pushim me fitore.

PJESA E DYTË

Asnjë prej trajnerëve nuk kërkon të ndryshojë pas 15

minutave në dhomat e zhveshjes. Në një kohë që kërkohej administri­m i lojës, Kombëtarja bën atë që nuk pritej. Kumbulla dhe Gjimshiti gabojnë sërish, por këtë herë nuk fal brenda zonës islandezi Thorstenis­on, i cili na ndëshkon dhe e çon ndeshjen 1-1. Një dhuratë nga kuqezinjtë për kundërshta­rin dhe më pas çdo gjë bëhet malore. Reja pret reagimin, por tentativat e Gjasulës, Cikalleshi­t dhe Seferit nuk krijojnë rrezik në portën e Runarson. Italiani i pankinës kuqezi vendos

të hedhë në fushë menjëherë treshen Asllani-balajvrion­i. Shqipëria shton presionin, por sërish është e paqartë për mënyrën se si e kërkon golin. Të vetmin moment të pastër e krijon Vrioni, por portieri i Islandës ia rrëmben topin në momentin final. Reja hedh në fushë edhe Veselin e Ramadanin, në një ndeshje që dukej e destinuar për barazim, pasi as minutat shtesë nuk sjellin ndryshime. Tashmë, Shqipëria ka shansin të marrë fitoren e parë të premten ndaj Izraelit në Tiranë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania