Panorama (Albania)

Edi Reja: Pas golit u fikëm, ndoshta është çështje karakteri

-

Trajneri i përfaqësue­s shqiptare Edi Reja, e ka cilësuar barazimin e djeshëm si një provë që Shqipëria nuk ka mësuar ende nga gabimet e saj. Duke folur për “Supersport” pas sfidës, ai theksoi se ndoshta ishte çështje karakteri që kuqezinjtë bënin dhurata për kundërshta­rët.

“Në pjesën e parë kemi bërë një ndeshje të mirë, luajtëm dhe pasuam. Në pjesën e dytë kishte një “black out” total. Se edhe kaluam në avantazh, gjetëm golin, por pastaj i dhuruam golin atyre. Ndaj u desh të bënim lojën që deshën të bënin ata. Nëse ishim në avantazh, mund t’i gjenim në hapësira në kundërsulm se kur mbyllen, është e vështirë. Kur ishim në avantazh, bëmë një ndeshje të mirë, në të dytën nuk bëmë një gjuajtje në portë. Kur je në avantazh, duhet të mbahesh më shumë dhe të tregosh e të kesh më shumë agresivite­t. Ata janë fizikisht më të fortë por ne në krahasim me herë të tjera duhej të bënim diçka më shumë.

Roshi-”roshi nuk ishte mirë, se ndryshe do ta vendosja në krah. Pasdite kishte një problem me muskujt aduktroë dhe nuk u stërvit. Mund të na jepte një dorë por për fat të keq nuk ishte në kushtet e duhura për të na ndihmuar”.

Zëvendësim­et- “Nuk është çështje skemash, por se nuk ishim. Unë u mundova të vendosja lojtarë para të fortë fizikisht se para kundërshta­rët e merrnin gjithmonë topin në ajër. Hodha Balajn e Vrionin për të parë nëse mund të bënim diçka në lojë fikse. Pastaj manovra ishte si në pjesën e parë se Hysaj ka dalë rreth 10 herë para me ndonjë krosim të rrezikshëm, edhe Balliu. Por, nuk konkretizo­jmë në fazën para. Kjo është pika që dhemb, për fat të keq pasi janë ndeshje ku me më pak vëmendje mund të marrësh rezultat. Nuk ka përfunduar asgjë, por mund të bënim më shumë. Jemi me pikë të barabarta e duhet të shfrytëzoj­më ndeshjet në shtëpi, si ndaj Izraelit. Nuk duhet të dështojmë, të mendojmë të bëjmë mirë në ndeshjen e radhës”, përfundoi Edi Reja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania