Panorama (Albania)

COOPER: MAQEDONIA E SHQIPËRIA DUHEN NË BE

-

Gjatë një interviste me shërbimin maqedonas të “Zërit të Amerikës”, Zv.ndihmëssek­retarja amerikane e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Laura K. Cooper, tha se për Shtetet e Bashkuara, procesi i anëtarësim­it në Bashkimin Europian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duhet të përparojë me shpejtësi. Zonja Cooper vlerësoi rolin udhëheqës të Maqedonisë së Veriut për përqasjen e procesit të integrimit nëpërmjet bisedimeve ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, nga të cilat ka rezultuar një dialog i dobishëm diplomatik. Ajo megjithatë paralajmër­oi se Rusia do të përpiqet të shfrytëzoj­ë ndasitë dhe të pengojë anëtarësim­in në BE të këtyre dy vendeve, ashtu siç pati vepruar më parë me anëtarësim­in në NATO.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania