Panorama (Albania)

Bardhi: Babai i Zenit duhet të kërkojë falje, e ka futur PD në rrugë pa krye

-

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, reagoi dje pas deklaratës së deputetit të CDU-SË se ata nuk do të bashkëpuno­jnë me Pd-në, nëse drejtohet nga një person i shpallur “non grata”. Përmes një postimi në “Twitter”, Bardhi i kërkon Berishës që të kërkojë falje se ka gënjyer demokratët, ndërkohë e akuzon se e ka futur Pd-në në një rrugë pa krye. Sipas Bardhit, ish-kryeminist­ri, i saporikonf­irmuar në krye të Pd-së, po e izolon Partinë Demokratik­e. “Babi i Zenit duhet të kërkojë ndjesë që gënjeu demokratët, që qëndrimi i Gunther Krichbaum, deputet i CDU/CSU në Bundestag, është personal. Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU, Peter Beyer, konfirmon se nuk do të ketë bashkëpuni­m me Sali Berishën, të shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion madhor. Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ai e ka futur Partinë Demokratik­e në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombët­arisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës”, shkroi Bardhi në “Facebook”. Kujtojmë që Gazment Bardhi ka qenë një nga deputetët që ka bërë akuza nga më të fortat ndaj ish-kryeminist­rit Berisha. Pak kohë më parë, ai u shpreh se Berisha ka bashkëpunu­ar me bandat në Elbasan për të marrë mbështetje­n e demokratëv­e. Gazment Bardhi ishte drejtues politik në Elbasan në 25 prill dhe është akuzuar nga Berisha se loboi për mbylljen e komisionit hetimor të zgjedhjeve, pasi PS kërkoi hetimin e vrasjes gjatë fushatës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania