Panorama (Albania)

Açka: Me Berishën nuk mund të fitojmë

-

Deputetja Flutura Açka komentoi rikthimin e Sali Berishës në krye të Pd-së, duke u shprehur se sipas saj ora e ish-kryeminist­rit ka mbaruar. Në një intervistë për “News24”, Açka u shpreh se në PD nuk duhet të riciklohes­hin figurat e vjetra dhe se opozitës i duheshin liderë të rinj, figura të reja. Sipas saj, me Berishën në krye, PD nuk mund të fitojë, ndërsa vlerësoi figurën e kreut të PD, por shtoi se ora e tij tashmë ka mbaruar. “Nuk mund të fitojë sepse shqiptarët nuk do ta votojnë, nuk do ta votojnë në masë për të fituar, do ta votojnë, por nuk është kjo e gjitha sepse ishin duke pritur opozitarët e rinj që të sillnin një frymë dhe t’i jepnin fund tranzicion­it shqiptar. Fati i kthimit të Berishës, nuk e diskutoj për moshën, por i vetmi shqetësim është se ora e tij politike ka mbaruar. Ju e patë edhe në zgjedhje, nuk ishin zgjedhje demokratik­e, por vetëm shpura. Të riciklohen xhaketat e vjetra. Nuk kam asgjë me këta, por këta njerëz do të bindin shqiptarët të vijnë prapë në pushtet, disa prej tyre të njohur si hajdut me damkë, më vjen keq. Mua jo, nuk më bindin. Ka disa figura që nuk më bindin dot, riciklimi i tyre i ka bërë dëm të madh Pdsë”, tha ajo. Mes të tjerash, Açka tha se sot PD është më e rrudhur dhe se ky duhej të ishte diskutimi në këtë parti.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania