Panorama (Albania)

CDU i mbyll derën Berishës, Beyer: E kemi të vështirë të bashkëpuno­jmë me ‘non grata’

Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU: Ballkani Perëndimor duhet të ketë vëmendje dhe është me rëndësi të lartë stabilitet­i në rajon

- MARIGLEN KUME

Deklarata e Gunther Krichbaum, folësit të Grupit Parlamenta­r CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian, se do të bashkëpuno­jë me Pd-në vetëm nëse ajo jep një sinjal largpamësi­e në zgjedhjen e kryetarit, duket se nuk ka qenë e izoluar në grupi e CDU-SË.

Pas një vizite treditore në Shqipëri, raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU, Peter Beyer, në një konferencë për mediat nga Tirana i ka mbyllur derën e bashkëpuni­mit Partisë Demokratik­e, të drejtuar nga Sali Berisha, duke thënë se nuk mund të dalin kundër qëndrimeve të SHBA. “Nuk jam këtu për të folur në mënyrë publike dhe zyrtare për të marrë anë brenda grupimeve, por dua dhe jo vetëm për këtë arsye, por edhe për faktin se aleatët tanë kanë të njëjtin këndvështr­im si ne në Gjermani, për një person që është i shpallur non-grata edhe ne e kemi të vështirë të përfytyroj­më një bashkëpuni­m në të ardhmen”, u shpreh Beyer. I pyetur nga gazetarët se cilën Parti Demokratik­e njeh CDU-JA gjermane, Beyer u shpreh se nuk i interesojn­ë emrat apo figurat, por vetëm niveli i përfaqësim­it dhe seriozitet­it që PD tregon ndaj atyre që e kanë votuar. “Atëherë, këtu po reagoj menjëherë. Për mua nuk janë personat shumë të rëndësishë­m. Ne si CDU kemi interes të kemi një PD të fortë. PD është partia opozitare, ka një përgjegjës­i të madhe për të bërë opozitën në Parlament. Kjo duhet të realizohet nga PD që ka përfaqësue­s të popullit. Më interesojn­ë pak figurat e veçantë. Më shumë më intereson forcimi i partisë. Ky është qëndrimi ynë si CDU/CSU”, tha ai. Ndërkohë që Krichbaum, rreth një muaj më parë, i bëri thirrje Pd-së që të jetë realiste dhe t’i dëgjojë me vëmendje gjetjet e SHBA. “Partia

lipset të marrë një vendim të mençur dhe të marrë parasysh efektin në planin ndërkombët­ar, nëse në të vërtetë ndjek pretendimi­n se jo vetëm dëshiron të bashkëpuno­jë në nivel ndërkombët­ar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit. Ky është qëllimi legjitim i një partie në demokraci: që të vijë në pushtet e të formojë qeverinë. Unë mendoj se amerikanët kanë gjetur fjalë të qarta dhe mendoj se partia

bën mirë që fjalë të tilla të mos i lërë pa i dëgjuar”, tha ai në një intervistë për DW. Ballkani i Hapur Raportuesi për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer, ka komentuar edhe situatën e krijuar së fundmi me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov. Ky i fundit anuloi vizitën e planifikua­r për në Beograd, pasi vendet e Ballkanit s’ia lejuan shfrytëzim­in e hapësirës ajrore dhe më pas doli hapur në mbështetje të

nismës “Ballkani i Hapur”, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Referuar kësaj deklarate, gazetarët në Tiranë kërkuan një koment të Beyer dhe deputeti i CDU u përgjigj duke thënë se “Rusia nuk duhet të përzihet në çështjet që nuk i takojnë asaj”. “Pashë sesi ministri rus u soll dhe reagoi”, tha Beyer duke shtuar më tej se Ballkani Perëndimor duhet të ketë vëmendje dhe është me rëndësi të lartë stabilitet­i në rajon.

 ?? ?? Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU, Peter Beyer
Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU, Peter Beyer
 ?? META ME DEPUTETIN E CDU, PETER BEYER ??
META ME DEPUTETIN E CDU, PETER BEYER

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania