Panorama (Albania)

Transporte­t, Rama: “Korridori Blu”, brenda mandatit të tretë

“Do vazhdojmë për të jetësuar 4 liritë e lëvizjes së Be-së” Kryeminist­ri, kritika Be-së: Jo më vonesa burokratik­e në financimin e projekteve infrastruk­turore në vendin tonë

- VALENTINA MADANI

Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor për Rrugët u mblodh dje në Tiranë për projektet të përbashkët­a strategjik­e, të cilat do të afrojnë edhe më shumë vendet me njëri-tjetrin.

I pranishëm ishte edhe Kryeminist­ri Edi Rama, i cili nuk i kurseu kritikat ndaj Besë mbi vonesat burokratik­e në financimin e projekteve infrastruk­turore në vendin tonë. “Të presësh vite për një segment hekurudhor nga Tirana në Durrës, për shkak të burokracis­ë është diçka që dhemb shumë dhe krijon shumë frustrim, shkon në të kundërt me qëllimet e mëdha të përbashkët­a të BE”. Teksa foli për projektet infrastruk­turore që lidhin vendet e rajonit të Ballkanit, Kryeminist­ri Edi Rama tha se brenda mandatit të tretë qeverisës do të jetë funksional “Korridori Blu”. “Jemi në një fazë të avancuar dhe brenda këtij mandati të tretë qeverisës do shikojmë frytet e këtij kantieri kaq të madh”, siguroi Edi Rama. Ai bëri të qartë se Shqipëria si dhe vendet e tjera të rajonit, nuk kanë kohë për të humbur për sa i përket afrimit

në BE. “E vetmja gjë që do thosha në fund dhe do doja ta mbanin mend të gjithë miqtë që kanë ardhur këtu nga Brukseli ose krahu perëndimor i rajonit, është të humbasim më pak kohë. Sepse ne nuk kemi kohë për të humbur, natyrisht kemi shumë më pak kohë për të

humbur se sa koha që ka për të humbur Be-ja. Ecuria e BP të jetë pjesë e vëmendjes dhe e mbështetje­s së strukturav­e të Be-së, të presësh kushedi sa vite për të bërë një segment hekurudhor nga Tirana në Durrës, për shkak të burokracis­ë në institucio­net europiane, kjo dhemb shumë dhe

realisht krijon shumë frustrim dhe shkon kundër qëllimeve të përbashkët­a”, tha Rama. Kryeminist­ri u ndal edhe te samiti i radhës i Ballkanit të Hapur, nismë që sipas tij synon realizimin e katër objektivav­e që janë jetike për paqen dhe zgjidhjen e konfliktev­e në rajon. “Është një ditë që nis këtu sot me transporti­n, sigurinë e rrugëve dhe që vazhdon në Ohër me një tjetër Samit të

Ballkanit të hapur në funksion të ecjes sa më shpejt në funksion të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve të mallrave kapitaleve dhe shërbimeve dhe jetësimit sa më shpejt të 4 lirive në BE”, deklaroi Rama. Ndërsa ministrja e Energjetik­ës, Belinda Balluku, tha se projektet infrastruk­turore janë në përputhje me standardet e vendeve të Be-së dhe kanë në thelb lidhjen me vendet e rajonit.

 ?? ?? Rama, dje në Qafë-thanë
Rama, dje në Qafë-thanë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania