Panorama (Albania)

Macron: Gati të ndërmjetës­oj mes Shkupit dhe Sofjes

“Të mundësohet hapja e negociatav­e me Maqedoninë e Veriut”

-

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shprehet i gatshëm të takohet në Paris me Kryeminist­rin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dhe Presidenti­n bullgar, Rumen Radev, për të arritur një marrëveshj­e dypalëshe që do të mundësonte hapjen e bisedimeve të anëtarësim­it të Maqedonisë së Veriut në BE. Bullgaria, si shtet anëtar i Be-së, në nëntor të vitit 2020 ka përdorur veton për të bllokuar Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësim­it evropian. Ajo fillimisht kontestont­e gjuhën dhe identiteti­n maqedonas duke kërkuar nga Shkupi që të pranojë “rrënjët bullgare” në të kaluarën e tyre, por tani kërkesa kryesore e saj ka të bëjë me të drejtat e pakicës bullgare, duke kërkuar përfshirje­n e tyre në Kushtetutë­n e Maqedonisë së Veriut. Franca, e cila kryeson me Presidencë­n e Be-në deri më 1 korrik, “ka disa javë që mbështet kërkimin e një

zgjidhjeje të mosmarrëve­shjes midis dy vendeve”, thuhet në një njoftim të Pallatit Elize pas një bisede telefonike të Macronit me Kovaçevski­n dhe Radevin. Gjatë bisedës, Macron shprehu “mbështetje­n e tij të plotë për një marrëveshj­e midis dy vendeve, si dhe respektimi­n e të drejtave

themelore të qytetarëve që pretendojn­ë se u përkasin komunitete­ve ose pakicave të tjera”. Kryeminist­ri maqedonas, Kovaçevski, më 6 qershor theksoi se ende nuk ka propozim në tryezë nga Presidenca franceze dhe se Shkupi dhe Sofja duhet të gjejnë zgjidhje për çështjet e hapura. Ndërkohë,

Kryeminist­ri bullgar, Kiril Petkov, tha më 7 qershor se Bullgaria nuk do të bëjë asgjë nën presion në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe shtoi se shpreson se nga Brukseli do të ketë garanci për kërkesat bullgare, në rast se arrihet një marrëveshj­e mes dy vendeve. “E gjithë ideja është se ne jemi nën presion, se po bëjmë diçka e kështu me radhë. Asgjë nuk do të bëjmë nën presion të dikujt dhe këtë duhet ta ketë të qartë populli bullgar. Ajo çfarë po synojmë është që ta dimë nëse kërkesat bullgare apo të drejtat e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut do të realizohen në kuadër të procesit integrues”, tha Kryeminist­ri bullgar, Kiril Petkov. Autoritete­t maqedonase kanë kërkuar nga Sofja që të heqë veton, ndërsa paralelish­t me nisjen e bisedimeve për anëtarësim, të negociohet edhe për kërkesat bullgare dhe zgjidhja të arrihet deri në përfundimi­t e procesit të anëtarësim­it në BE.

 ?? ??
 ?? ?? Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania